lunedì 28 novembre 2011

99 vjet pamvarësi për Shqipërinë

Sot është 99 vjetori i pamvarsisë së Shqipërisë. Me këtë rast po publikojmë në blog dokumentarin “Albania, il paese di fronte” (Shqipëria, vendi përballë), që për fat të keq është në gjuhën italiane. Ky dokumentar përshkruan historinë e Shqipërisë që nga shkatërrimi i Perandorisë Osmane e deri në rënien e regjimit komunist në fillimet e viteve nënëdhjetë të shekullit të shkuar.

Përfitojmë nga rasti për tu uruar të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, gëzuar festën e flamurit.

Shikim të këndëshëm.

Për të parë dokumentarin kliko këtu


domenica 27 novembre 2011

Hititët ishin Trojanë d.m.th. Iliro – Shqiptar

Gjatë shumë studimeve të mia[1], në të gjitha fushat, që ishin në kërkim të provave mbi tezën time mbi Ilirët prehistorikë dhe historikë – që i kam konsideruar nga e njëjta FARË me ETRUSKËT, TROJANËT dhe HITITËT – më zuri dora një vepër voluminoze i autorit Marcel Cohén (“La Grande Invention de l’Écriture et son evolution”, Imprimerie Nationale Paris 1958), që megjithë 700 faqet e dy volumeve dhe të 95 tabelave ilustruese, të hieroglifeve dhe alfabeteve të ndryshëm etj.., e lexova dhe e studjova në pak ditë me entuziazmin e një fillestari.

Ndërmjet hieroglifeve hititë, njëri tërhoqi veçanërisht vëmendjen time: shenja e jetës së pavdekëshme, (n)ëngj, simboli i JETËS, identik me hieroglifin e Egjiptit antik: Z

Po e sjell të fotokopjuar nga tabelat e librit të autorit Cohén:

Planche 32

HÉROLGLYPHES HITTITES

CHOIX D’IDËOGRAMMES

ENIGMA E GJUHES SHQIPE - BLOG

Në kohën e rinisë time, kur vizitova Egjiptin, mbi monumentet e Merenptah-it dhe të Ramsesit të III (do të mësoja vetëm më vonë, duke studjuar Maneton-in dhe të tjerë autorë antikë, që këta sovran nuk ishin as me gjak mbretëror dhe as egjiptjanë, por etruskë, trojanë, hititë: zotra që kishin ardhur nga kasta ushtarake), gjeta emrat:

ENIGMA E GJUHES SHQIPE - BLOG

TURSHA dhe TURUSHA, të cilat padyshim janë përkatëse me Etrurinë; Tusci latinisht, me metatezë dhe protezë të shkronjës e: E-trusi, Etruria (s dhe njo sh siç do të ishte më e drejtë, sepse trush është rasa rrjedhore e tru, dhe Etruskë ka kuptimin njerëz me tru). Do të gjeni të njëjtin riferiment edhe në “Etrusher” të profesor Körte, në “Real Encyclopädie Pauly”, Wissowa, Berlin….

Këta dy sovran, që qeverisën - me sa duket me titullin LARTHES – Egjiptin (si paraardhësi Seti I, themeluesi dinastisë së XIX-të) konsideronin gjithnjë si vëllezër Hititët, dhe ashtu u sollën me ta në të gjitha rastet. I pari ishte biri i të Madhit Ramsesi II; tjetri ishte nipi, sovrani i fundit i Egjiptit me të vërtetë i madh – i njëjtë me gjyshin e tij, që qeverisi me urtësi, heroizëm dhe lavdi Egjiptin.

Egzistonte ndërmjet këtij shteti të madh dhe Hititëve një pakt miqësie, i lidhur në vitin e XXII-të të Ramsesit II : i pari pakt historik mossulmimi, që njihet deri më sot: jemi në vitin 1268 para Krishtit.

Nëse një armik sulmon Sovranin e Egjiptit, dhe kështu ai i dërgon fjalë Udhëheqësit të Madh të Khatti (= sovrani i Hititëve): “Eja dhe më ndihmo kundër tijUdhëheqësi i Madh i Khatti (Khatti në shqip lexohet “gjatë” dhe ka kuptimin e “i shtrirë në gjatësi”; në fakt perandoria e madhe e hititëve ishte e shtrirë nga Anatolia në Palestinë dhe deri nëAsiri (shën. i autorit), do të vij në ndihmë dhe do të vrasi armikun e tij”. Dhe anasjalltas.

Federico A. Arborio Mella, në “L’Egitto dei Faraoni”, Mursia Editore, Milano, mbi këtë temë na thot:

“Është i pari traktat ekstradimi; por refugjati një herë brenda në tokën e tij nuk mund të dënohet”. Kjo na tregon që kodi ndërkombëtar i të drejtave tek të lashtët ishte shumë më i avancuar dhe human, se sa janë kodet modernë, të cilët nuk i intereson fati i të ekstraduarit.

Edhe Abrami (2168 para Krishtit.) la për mungesë ushqimi, UR (Kaldean) – Ur-i në ilirisht dhe shqip do të thotë pikërisht uri) – emigroi në Hebron, në jug të Jeruzalemit, në atë kohë territor që njihej historikisht si hitit. Këtu vdiq gruaja e tij Sara, në moshën 187 vjeçe sipas Biblës; dhe pikërisht këtu mbasi e qau vendosi që ta varroste.

Johannes Lebmann, në taktatin e tij prestigjoz “Gli Ittiti” (Garzanti, Milano 1977), na thotë: “Por meqë toka nuk ishte e tij, por e hititëve, iu desh të negocionte. Patriarku u paraqit me përulësi, dhe kërkoi që të blente një vend për varrim; Hititët zemërgjerë, deshën që t’ja dhuronin, por ai insistoi që ta paguante me kontratë të rregullt”.

Sjellja e tij ka të bëjë me mentalitetin e hebrenjve: paguajnë edhe me çmim të ulët, por paguajnë gjithmonë, për të pasur të drejtën e posedimit, ashtu siç kanë bërë pasardhësit e tij, Izralianët modernë, me tokat e Arabëve.

Po insistoj me këto citime për të mbrojtur tezën time: “HITITËT JANË TROJANË (d.m.th. Iliro-Shqiptar, siç na del nga studimi i kujdesshëm i Tit Livit dhe Virgjilit (shën. i autorit.) dhe TROJANËT janë ETRUSKË”. Origjina e kësaj prejardhjeje fisnike e BIJËVE TË SHQIPES d.m.th të DRITËS, është shumë e vjetër, sipas dokumenteve filologjikë, filozofikë, etnografikë, të paktën më shumë se 12.000 vjet.

Dhe unë kam të drejtë kur pohoj në relacion me teorinë time që Iliria historike është degëzimi i fundit i korrentit të madh boreo-ilirik; korrent i vrullshëm, i cili që nga koha e gurit duke lëvizur nga Kaukazi, u shpërnda përtej Anatolisë, në Mesopotami, në Palestinë dhe në Asiri, duke kaluar në Egjipt dhe në Itali.

Unë kam gjetur “polenine pathyeshëm (edhe në botanikë poleni është i pathyeshëm) të pemës gjigante iliriko-hitito-trojano-etruske, në Turqi, në Iran, në Indi, e përveç kësaj në të tjerë vende që përmendëm këtu, me degët më të përparuara të shkencës, të artit, të filozofisë dhe të ekzoterizmit, veçanërisht në Itali e në Egjipt, nga ku Thot-i shpërndau në të gjithë botën dritën e diturisë të pandryshueshme sepse është vërtetë e tillë.


[1] Bëhet fjalë për autorin e këtij shkrimi d.m.th. Giuseppe Catapano.

Marrë lirisht nga libri Thot. Tat (VAV) parlava albanese i autorit Giuseppe Catapano

Përktheu nga italishtja Elton Varfi

Link versioni italisht: Gli Hittiti sono Troiani e quindi Illiro - Albanesi

domenica 20 novembre 2011

Pellazgët sipas Dorsës

Është e njohur nga të gjithë, që Pellazgët ishin populli më i vjetër që është shfaqur ndërmjet të gjithë popujve mbas përmbytjes universale. Prania e tyre në gadishullin grek është tashmë e vërtetuar që prej 2000 vjetësh para Krishtit[1], d.m.th. pak a shumë në kohën e Abramit. Gjithashtu është tashmë e vërtetuar që origjina e tyre është nga Lindja, dhe kanë bredhur për një periudhë të gjatë dhe në vende të shumta, sikur të kishin marrë mbi veten e tyre misionin e lartë për të populluar tokën.

Ballina e librit

Ballina e librit

Me anën e dokumenteve që kanë ardhur në dritë dhe me anën e studimeve të shumta që kam bërë kam arritur në këto përfundime: duke qënë se na mungojnë të tjera burime historike për kohët antike, i vetmi burim nga ku mund të kënaqim kuriozitetin tonë është historia biblike e Moisiut[2]. Duke e marrë si të mirqënë atë çka na rrëfen, del që origjinën e popujve duhet që ta kërkojmë në tokën që shtrihet ndërmjet Tigrit dhe Eufratit, ashtu siç na është konfirmuar edhe nga traditat e Europës dhe të Azisë Lindore[3]. Është e ditur, ndër të tjera që besimet antike u ruajtën më të gjalla në popujt që në shpërndarjen e tre degëve rridhnin nga Noeu[4] u vendosën gjatë dy luginave pranë Tigrit dhe Eufratit, si Asirët që ishin pasardhësit e Sem-it. Nga Bibla mësojmë edhe që popullësia semitike e Aram-it populloi Pont-in dhe Azinë e Vogël[5]; dhe pa pikë dyshimi që Azia e Vogël qe rajoni i parë ku ndaluan Pellazgët, si dhe vendi nga ku u nisën për të pushtuar Perëndimin. Kështu mund të nxjerrim përfundimin që Pellazgët ishin pasardhës së Noeu-t, të cilët duke u rritur në numur në vendin e qëndrimit fillestar të tyre, u spostuan për të kolonizuar ato vende që gjenin dhe që ishin pothuajse të pabanuara.

Kështu që kaluan në Greqi dhe në rajonet fqinje, e më pas u hodhën në Itali.

Mbasi sqaruam këtë, na mbetet të vendosim rrjedhën e këtij emigrimi popullor. Një numur autorësh të udhëhequr nga Clavier, mbështesin tezën që ky emigrim në një moment të parë ka prekur Argolisin dhe nga aty ka avancuar në Arkadi e më pas në Athinë nëpërmjet Thesalisë, për të vazhduar në perëndim në Epir e në Itali, dhe në lindje në Takë deri në Hellespont dhe në fund në Bosfor. Janelli, Marsh dhe të tjerë mbështesin tezën që emigrazioni ndodhi nga Hellesponti në Peloponez, nga veriu në jug kështu që Trakia, Maqedonia, Thesalia dhe Epiri u kolonizuan përpara Greqisë. Arsyeja që i shtyn këta autorë të mendojnë këtë, është që nga Azia në Europë arrihet më thjeshtë nga Hellesponti se sa me anë të detit. Ne nuk na intereson ky problem që për të tjerët duket që është i rëndësishëm, por bëjmë të qartë që populli pellazg u vendos, dominoi dhe imponoi kultin e tij në Thesali, në Epir dhe në Maqedoni, ndërsa në jug të Greqisë u përzie dhe u shpërnda ndërmjet popullësive primitive të atij rajoni. Rajonet përreth Pindit ishin të banuara nga dega japetike, që u nis e para për në perëndim mbas shpërndarjes; por populli pellazg më i fortë dhe ndoshta më i shumtë në numur, i mundi, dhe dega japetike u shkri dhe u bë një popull i vetëm pellazg, popull që Heredoti i gjen në ato vise dhe i quan Pellazg jo të përzier. Këto rajone veriore qenë më pak subjekt i ambicjeve të popullësive nomade, kështu që vazhduan të ruanin në origjinalitetin e tyre kombëtar. Vetë Greqia e dominuar nga helenët dhe e influenzuar nga pushtuesit Fenikas, dhe Egjiptjanë, ka kaluar ndërmjet njëqind qeverisjeve, njëqind traditave, njëqind gjuhëve, sa që ka mundur të ruajë vetëm një sintezë konfuze të të gjithë këtyre elementeve që dhanë kontributin e tyre në forminin e kombësisë dhe qytetërimit të saj. Dhe kjo është kaq e vërtetë sa që autorë si Tuqididi, Herodoti dhe të tjerë, dallonin pa asnjë lloj dyshimi Epirotët nga Grekët[6] , dhe nëse duam të përfitojmë nga studimet e Nicbuhr, ne themi së bashku me të që: fara e parë e Maqedonisë qe një popull i veçantë që nuk duhet të konsiderohet si grek ose ilir, por pellazg[7].

Dua tashmë të bëj një arsyetim: Homeri quan barbarë banorët e rrethinave të Dodonës, dhe dihet që Platoni respektonte dhe admironte doktrinën dhe gjuhën e barbarëve, nga momenti që ky filozof lidhte pjesën më të madhe të dëshirave të tija me të të shkuarën, dhe konsideronte si progres të vërtetë rikthimin në antikitet[8]. Nga kjo kuptojmë që ky term, në origjinën e tij, në vend që të kishte kuptimin e popujve të pagdhendur dhe të pacivilizuar, tregonte më tepër popujt e civilizuar dhe të vjetër, që në kohën e Heredodit u bënë barbarë d.m.th. të pakuptueshëm për Helenët[9]. M. Ballanche një vëzhgues serioz, është i bindur që fjala barbar është një shprehje e paqartë, e papërcaktuar për të treguar burimin e errët të doktrinave, piknisjen e panjohur të traditave. Kështu që sipas tij, kur Platoni quan gjuhën latine një gjuhë barbare, e quan në mënyrë absolute dhe jo në krahasim me ndonjë gjuhë tjetër[10]. Mbas këtij vëzhgimi të francezit të ditur, shtoj një tjetër të një italiani të shquar, Cesare Balbo, i cili pohon të njëjtat gjëra edhe pse përdor një mënyrë tjetër : “Nëse duam që të arsyetojmë” thotë “do të shohim që fjala barbar nuk u përdor nga Grekët për njerëz të pacivilizuar; në fillim ngjasonte shumë me kuptimin e fjalës hostis tek Latinët, d.m.th. diçka e përafërt me tre koncepte me të cilat kuptojmë mik, i huaj, dhe armik, pra ai “kundërshtar” që është kundër nesh dhe që të gjithë njerëzit e të gjitha racave, të të gjitha feve, shprehën në ndonjë mënyrë, dhe që Hebrenjtë e quajnë edhe sot me fjalën goim, Myslimanët me gìaour dhe Kristianët me gentili[11]“. Edhe vet Homeri[12] ashtu si edhe të tjerë shkrimtarë grek të antikitetit i quajtën Pellazgët hyjnorë d.m.th. fisnik. Për të gjitha këto arsye që radhitëm, jemi të bindur që barbarët dhe Pellazgët , pranë Grekëve të vjetër ishin e njëjta gjë, d.m.th. ata popuj që ruanin kulturën dhe doktrinën e gjuhëve arkaike, dhe që barbarët e Dodonës ishin Pellazgët e vërtetë që kishin ardhur nga Azia. Folëm deri tani për Pellazgët dhe për prezencën e tyre në Dodonë. Do të themi tani që populli shqiptar është pasardhës direkt i tyre (i Pellazgëve). Dhe mund të konsiderohet pa frikë si vendas në ato vise, dhe ky term (vendas), që deri pak kohë më parë tregonte një popull plotësisht me origjinë nga ai vend ku aktualisht banon mund të përdoret edhe për atë popull që mbash shumë emigrazioneve të lashta qëndroi vazhdimisht në ato vise, sepse është provuar nga gjuha e Shqiptarëve që ata banojnë në Europë nga e njëjta periudhë me Grekët dhe Keltët[13], dhe është e ditur që në Shqipëri nuk pati pushtime barbarësh të tilla që të shkatërronin komplet racën antike dhe ta zëvendësonin me racën e ndonjë populli pushtues, me ndonjë gjuhë, zakone ose fe tjetër. Kjo do të kishte qenë një ngjarje epokale që do të kishte tërhequr vëmëndjen e historisë, duke marrë parasysh që do të ishte bërë fjalë për zhdukjen e plotë të një populli, të shumtë në numur, të shpërndarë dhe të rrënjosur për shekuj me rradhë në trullain ku jeton. Por historia nuk bën fjalë për një ngjarje të tillë; pra është shumë e çuditëshme supozimi që konsideron Shqiptarët si pasardhësit e Albanëve aziatik të ardhur nga toka që ndan Kaspikun nga Deti i Zi.


[1] Clavier , Hist. des premiers temps de la Grece , V. j. Laicher , Cronolog. di Erodoto T. VII. Petit.-Radei , Tav. comparativa dei sincronismi dell'ist. dei tempi eroici della Grecia Marsh. Home Pelasgicae. C. Balbo , Med. Stor.

[2] Moisiu, ebreu të cilit Zoti i dha misionin e lartë që të nxirrte ebrenjtë nga Egjipti dhe ti shpinte në “tokën e premtuar”. (shën i përkth.)

[3]Balbo, Meditaz. Sloriche, Med. VI. J. 4.

[4] Noeu, ebreu të cilit Zoti i urdhëroi të ndërtonte një arkë dhe të shpëtonte së bashku me familjen e tij një kopje nga çdo kafshë mbi tokë përpara përmbytjes universale. (shën i përkth.).

[5] Id. op. cit, Meditaz. VI. J. 9.

[6] V. Nicbuhr , Stor. Roiu. V. I. ediz. napol. 1846. ku përcakton Epirotët dhe Pellazgët si i njëjti popull.

[7] Idem , op. cit.

[8] Gioberti , Avvertenza del Buono.

[9] Id. Primato c. Brusselles 1844 T. II. p. 153.

[10]Orphèe , 1. Addit. Aux. Prolegoinenes.

[11] Meditaz. Stor. , Med. VII. J. 1.

[12] V. Iliad: Lib. 10. v. 429. Odiss. L. 19 v. 117

[13] V. Malte-Brun, Geograph. Univers. Liv. 118

Marrë lirisht nga libri Su gli Albanesi ricerche e pensieri i autorit Vincenzo Dorsa

Përktheu nga italishtja Elton Varfi

Link versioni italisht: I Pelasgi secondo Dorsa

domenica 13 novembre 2011

Armenishtja dhe shqipja

Në gjuhën armene egzistojnë disa gjurmë pellazge, të cilat arrijnë të dekriptohen me anë të gjuhës shqipe. Emri vendas i Armenëve është H`aï. Në mbishkrimet perse të epokës së Dariusit, ata janë quajtur Arminiya, të cilën grekët e transformuan në Armenioi.

Shqipëria, odisea e pabesueshme e një populli parahelen

Kopertina e librit

Alfabeti armen ka qenë shpikur në shekullin e V të erës sonë nga Mesrop Mashtots. Alfabeti armen ka tridhjetë e gjashtë gërma pjesërisht imitim i atyre greke. Armenishtja e vjetër e quajtur grabar; gjuha klasike dha ajo e përkthimit të Ungjillit dhe vepra të tjera në veçanti ato të peshkopit Eznik de Kolb. Gjuha armene ka ndjerë ndikimin edhe të gjuhës iraniane. Duke filluar nga Epoka e Mesjetës letërsia armene fillon të pasurohet me vepra të shumta , teologjike, historike, etj. Përqasja me gjuhën shqipe është më së shumti në planin sintaksor, shumësi në gjuhën armene formohet nga er, eri që rigjendet në dialektin toskë të Shqipërisë së jugut.

Armenisht

Shqip



A-dam

Dham (geg.), dhëmbi (tosk.)

Cikh

Çikë

Dzà-kou`m

Zakon

Erthal, yer-tal

Erdha

Gess

Gjysmë

Gtanem

Gjetëm

Gou`r-dz`k

Gjoks

H`atz

Haze, bukë e bardhë - hasëll

Hi-mar

I marrë

Jar

Zjarr

Kè-ch

Keq

Lat-tz’i

Lot (i zi)

Yem

Iam (jam)

Y’én

(Ianë) janë

Li-tsh

Liqen

Me-dz

Madh

Bo-tsh

Bisht

Tz-aï-n

Za, zani (ghego)

Tze-mer

Dimër

U-kh-da

Udha

Marrë nga libri Shqipëria, odisea e pabesueshme e një populli parahelen i autorit Mathew Aref

Link versioni italisht: Le lingue armena e albanese

domenica 6 novembre 2011

Legjenda shqiptare e lindjes së hyjneshës Athina

Në Labëri është ruajtur mrekullisht, një gojëdhënë mbi zanafillën e hyjneshës dodonase Athenasë (botuar më 1875), regjistruar nga një plakë nga Zhulati, e cila pat jetuar në shek. XVIII:

ENIGMA E GJUHËS SHQIPE

Statujë e hyjneshës Athina përballë parlamentit Austriak në Vjenë

Zoti, mbreti, një herë e një kohë, pati luftë me kretasit, sepse nuk i jepnin tagrin, dhe nuk kishte as anije dhe as armë. Dërgoi e solli një mbret të çalë nga një vend i largët, dhe tek erdhi ky, vrapoi drejt që ta përqafojë. Dhe kur po zbriste çalamani nga kali, i ra sëpata që mbante në sup dhe ia çau kokën Zotit, dhe nga brenda hovi një vashë e bukur, dhe qe e armatosur, dhe i thoshin Thëno. Çalamani i vuri balsam Zotit dhe ai u shërua; dhe pastaj bëri anije, hanxhar, thika, kordha, heshta, harqe dhe armë të tjera të çdo lloji; dhe vajti në Kretë me shumë lebër dhe me pak mundim e shtiri në dorë dhe ndenji shumë vjet Zoti aty. Më pas dërgoi anijet dhe mori edhe shumë lebër të tjerë atje, sepse i pëlqeu vendi. Dhe tek iu rrit e bij, Thënoja, e martoi me një bir mbreti të një vendi të largët dhe i dhuroi shumë kështjella, dhe i ndërtoi edhe një kështjellë në emër të saj – Athëno, dhe kjo trevoi aty dhe bëri fëmijë, dhe është shumë mirë atje, dhe ne këtu edhe më mirë.

Ky variant shqiptar kaq origjinal mbi lindjen e Athenasë (Thënos), nga koka e t’et, Zotit pellazg të Dodonës, ka një rëndësi të posaçme po të kihet parasysh se mitologia arbërore është më e vjetra në Ballkan dhe në Evropë.

Marrë nga libri Pellazgët: origjina jonë e mohuar i autorit Dhimitri Pilika

Link versioni italisht: La leggenda albanese della nascita della dea Atena