domenica 30 ottobre 2011

Mbishkrimi antik i Durrësit

Në muzeun e Viterbos, mund të vëzhgohet ky mbishkrim i gdhëndur mbi një stelë, i cili është shumë interesant sepse nuk ka një koncept funerar por na sjell lutjen e një fermeri i cili dëshiron shiun (shi) dhe si pasojë dëshiron hangar (mash) të madh (mathi).

ENIGMA E GJUHES SHQIPE - BLOG -

Pellazgo - Ilire

Shqip



THMI

Timi (e imja)

ARATHIA

aratia (ara)

FELA

fale (dhuroi)

VESHNA

vreshtna (vreshta)

SHI

shi

A

a (dhe)

MATHI

madhi (të madh)

MASH

mash (hangar)

Shprehja Fela, fale në shqip rrjedh nga Fal d.m.th. lutje, falje, dhuratë. Një fjalë tjetër që meriton vëmëndje është MATHI, d.m.th. madh ose i Madhi. Bëhet fjalë për një fjalë antike të pellazgëve, rrënja e të cilës, nëpërmjet Etruskëve, ka hyrë në latinishten (magnus, magnitudo) dhe mbijeton praktisht në të gjitha gjuhët moderne europiane (magnifico, magnificent, magnifique, etj.).

Në kulmin e saj, këtë fjalë e gjejmë në një pllakë të murosur në hyrjen e Universitetit të Peruxhas:

ENIGMA E GJUHES SHQIPE - BLOG -

Pellazgo - Ilire

Shqip



AVLE

Avlli

SCELI

shkeli

MADNOIA

Madhnia

LEYE

leje

DA

dha

Duke pasur gjithnjë parasysh gjithnjë fjalën MATHI, është interesante të vëzhgojmë një mbishkrim antik ilir, i zbuluar në Durrës, ku fjala (mathi) na paraqitet vetëm me bashkëtingëlloret.

Le të shohim këtë koncept të thellë filozofik, që ngjan me gati të gjitha mbishkrimet e Ilirisë dhe jo vetëm ato funerare , por edhe thjesht me një përshëndetje o urim, që mbaron me fjalën HAIRE, “për të mira” :

HAIRE

Pellazgo - Ilire

Shqip



TEI

Tei (përtej)

TOC

toc, (tokës)

TEI

tei, (përtej)

MH

madhe

NOC

nat: (natë)

HAIRE

Hair (për të mirën)

Karakteristika më interesante e këtyre mbishkrimeve është e përbërë nga karakteret (gërmat), që janë jashtëzakonisht të ngjashme me ato etruske dhe që pa asnjë lloj dyshimi na zbulojnë një degë të përbashkët.

Vlen të thuhet që fjala HAIRE gjendet në greqisht (χαιρε), në gjermanisht (heil), në anglisht (hail), nel turqisht (hayir), etj. gjithmonë me të një kuptim dashamirësie.

Sot në Shqipëri, këtë fjalë e gjejmë edhe si emër femëror: Hajrie, ashtu si edhe Liri d.m.th. i lirë e lirë, si dhe emrin mashkullor Iliri.

Marrë nga libri L’etrusco lingua viva i autores Nermin Vlora Falaschi

Përktheu nga italishtja Elton Varfi

Link versioni italisht: L’antica iscrizione di Durazzo


domenica 23 ottobre 2011

Deukalioni

Atlanti dhe Deukalioni ishin të parët që ngritën koloni dhe sunduan në Greqi. Cekropi themeloi Athinën dhe, nga emri i tij, ajo u quajt Cekropia.

Edhe emrat Kodro, Kothos, Drymas njihen si emra frigjë. Ndërsa fjala Atlas, në gjuhën shqipe, do të thotë baba i lënë, i mbetur, at (prej së cilës, te Homeri, shfaqet fjala αττα (atta) – at, baba) dhe lasc ose losc lashë, i lënë. Pra atlasc ose atloscatin e lashë.

Iosepho Crispi

Busti i imzot Zef Krispit (1781 – 1859) që ndodhet në Panteonin e njerëzve të shquar të Palermos brënda kishës së Shën Domenikut

Atlanti quhej edhe Henoch hënor, fjalë që rrjedh nga hënhënë. Për më tepër, quhej edhe hanach që në shqip do të thotë varëse, gjerdan, si dhe te latinët që, nga fjala torquesgjerdan, i dhanë emrin Torquato-s.

Pasardhësit e Atlantit, meqë ishin të afërm të Kadmos, u quajtën Crysopelechi, një fjalë greko-barbare[1] që ka kuptimin pleq të artë: pellechët tingëllon si pleqtë, dhe χρυσοί (brisi) – të artë.

Cekropi kur mbërriti në Atikën e shkretë, gjeti aty banorë shpellash që, në gjuhën frigjo-shqipe, quheshin ghien-crop gjen gropë, gropëgjetës, ose ndoshta crop do të thotë shpellë, vrimë, gropë ose zgavër, prej nga vjen fjala greke κρύπτα (kripta) - shpellë, dhe κρύπτω (kripto) – i fshehtë.

Deukalioni vendosi ritin e zjerjes së perimeve nëpër kusi të mëdha, për t’ua shpërndarë të varfërve për nder të Bakusit dhe ato kusi quheshin cutri κύτροι (kitri). Në gjuhën shqipe cȣth tingëllon si kusi; prej ku mori dhe Kothosi emrin e tij, pra ose thjesht nga ajo vazo, ose sepse aludohet për ritin e lartëpërmendur të kusive të shenjta të Bakusit.

Kodros do të thotë bukë , dhe në shqip, kodr është një lloj buke. Nëse, në vend të Kodros do të lexonim Kordos, ajo do të thotë shpatë ose kordhë, Kordo e kishte emrin edhe një luftëtar i madh.

Pastaj, nëse duam të mësojmë edhe domethënien e Deukalionit, do ta gjejmë përsëri vetëm përmes shqipes. do të thotë dhè, tokë, sepse në dialektin eloik, fjalës greke γά (ga) i thonë γή (gi). Duke zëvendësuar shkronjën η me α është përftuar fjala grejke γά, e pastaj duke shëndrruar γ në δ është marrë δά (dha), fjalë e përdorur nga fisi i dorëve, në dialektin e ri dorik. Ndërsa kâ lën do të thotë ka lënë. Pra Deukalioni, pasi la tokën, u largua me një varkë dhe, në fund, mbërriti në malet e Atikës.

Drymas, ose më mirë Drymath, hardhi e madhe ose dru i madh është njësoj sikur të thuhet i madh si një pemë, ose i harlisur, i gjallë si një hardhi.

Emri frigj i Pelopës është përbërë nga dy fjalë shqipe: pelë dhe lopë, për të treguar pasuritë e Pelopës që përbëheshin nga pela dhe lopë, sepse bagëtitë ishin pasuria e më të lashtëve dhe e patriarkëve.

Emri i Priamit, gati si të thuash Pariam, vjen nga fjala par, që do të thotë i pari, fjalë analoge me fjalën greke παρά (para) që do të thotë pikërisht para, përpara, për të treguar një famullitar ose një sovran: nga e njëjta fjalë duhet të rrjedhë edhe fjala latine primus, që është si parimus. Paridi është një trajtë mikluese ose zvogëluese shqiptare, pra parithi, i parthi ose prijësi (princi) i vogël, për të treguar djalin e ndonjë mbreti, në oborrin e të cilit spikaste për nga hijeshia , bukuria dhe pamja hyjnore Aleksandri (θεοειδής (theoidis) te Homeri).

[1] “Barbare” në kuptimin “jo greke”. Shën i përkthyesit.

Marrë nga libri Shqipja nëna e gjuhëve i autorit Giuseppe Crispi

Përktheu nga italishtja Taulant Hatia

Link versioni italisht: Deucalione

domenica 16 ottobre 2011

Origjina e Shqiptarëve

Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët e homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i njohur me emrin Pellazg. Atyre u atribuon Herodoti historinë e cila parapriu qytetërimin grek, ndërtimet me gurë të pagdhendur përballë Panteonit në Athine akoma edhe sot mbahen për pellazgjike.

George Fred Williams 1852 - 1932

George Fred Williams 1852 - 1932

Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekërit e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit se Pellazgët qenë Ilirët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihesh që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu i Danubit. Kjo prejardhje ka dalë nga studimet e dijetarëve të sotëm për gjuhën shqipe, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot. Këta Ilirë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.

Është e kotë të kërkohet për etimologjinë e perëndive të Greqisë në atë gjuhë, ndërkohë që kuptimi i tyre del qartë në shqip dhe domethëniet e tyre shumë të drejta. Për shembull, Kaos është hapsi, hapësira; Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët; Uranos është I-Vran-os, domethënë vendi i reve, vranët; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe; Athena është E thëna, me thënë fjalën; Nemesis - Nemes (pa prapashtesën greke), nemës, domethënë nam, thirrje e djallit; Muse, Mosois, është mësuesi; Afërdita domethënë afër ditës, agimi. Kur bota diturore të ketë mësuar shqip, dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e dinte që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhën Pellazgjike, ashtu si edhe studiuesit tanë ende nuk janë të ndërgjegjëshëm se ato vazhdojnë të ruhen në shqipen e sotme. Madje edhe vetë emri Homer mund të kërkohet të gjehet në gjuhën Shqipe: I mirë, që në formën greqisht I-mir-os do të thotë “vjershë e bukur”.

Në gjuhën Shqipe është Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon; Ajaks, ai gjaksi, gjakderdhës; Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim Biri i tokës, i vendit; Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli; Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit; Ithaka, i thak, idhnak; Droilos, Droili(os), ai që druhet, frigac. Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe se grekërit i kanë huazuar nga rapsodët Pellazgë eposin e tyre të shquar.

Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se fisi i Helenëve të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandisej në këtë gjendje e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lavdinë e tij të dikurëshme.

Marrë nga libri Shqipëtarët i autorit George Fred Williams

Link versini italisht: L’origine degli Albanesi

domenica 9 ottobre 2011

Serbia e mirëfillte s'ka këngë epike

Nga Veis Sejko

Serbia s'ka këngë popullore kreshnike. Serbia guslën e njeh përmjet rapsodëve të jashtëm endacakë të verbër ose të paverbër që sillen poshtë e lart për të fituar bukën e gojës, dhe meqë e dinë që në Serbi nuk ka epikë i vardisen pikërisht asaj.Kënga epike e të verbërve nuk vlerësohet shumë nga populli dhe as nga autorët serbokroatë. Për ta thonë gjithfarësoj fjalësh përçmuese. Këta të verbër nuk janë rapsodë të vërtetë, por i kanë dalë zot kësaj pune nga nevoja. Midis tyre me vlerë kanë qenë Filip Vishnjiqi dhe Qorr Hysa, njëri hercegovas dhe tjetri boshnjak.

veis seiko

Veis Sejko

Megjithatë rrethi i qytetit serb të Uzhicës dhe pjesërisht krahina e Jadrit në Serbinë perëndimore me popullsi të prejardhur nga Hercegovina, Bosnja dhe Mali i Zi kanë këngë epike me lahutë, gjë që vërteton më mirë vetë Serbia e mirëfilltë nuk është zonë epike. E çuditshme është që megjithëse Serbia s'ka epikë popullore me lahutë, asnjërit nga autorët S/K nuk i del fjala që s'ka. Edhe Vuk Karaxhiqit në këtë pikë i merret goja dhe s'e shqipton fjalën s'ka, po i bie rrotull e rrotull pa thënë as kështu as ashtu. Në një bashkëbisedim me A.Dozonin me 1857 Vuku shprehet kështu: "Sot vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në krahina malore të Serbisë Jugore ka gust për këngë heroike..." (August Dozon: La poesie populaire serbe, Paris, 1859, f.3.)

Pra, sikundër shohim, Serbia përfshihet në deklaratën e Vukut sa për të thënë që viset malore të jugut të saj (Kosova) kanë prirje për epikë. D.m.th del që vet Serbia nuk ka, por shprehimisht nuk thuhet.

Duke parë se në tre vëllimet me këngë të Vuk Karaxhiqit s'ka asnjë nga një fshat serb prej fshatari serb, do të thotë se Serbia vet s'ka qenë ndonjëherë zonë lahute dhe për pasojë as zonë këngësh kreshnike.

Kemi këtu, pra dy pohime: Të M.Ibrovacit që thotë "Kjo poezi kaq e pasur e kaq e larmishme u duk papritur më 1814, dhe të Vukut, "Këngë epike sot ka vetëm në Bosnje, Hercegovinë e Mal të Zi". Duke i marrë ad literam thëniet e këtyre dy autorëve, del se më 1814 kjo poezi u duk në ato vende që ishte edhe më 1857, ku Serbia nuk figuronte si e tillë.

Që nga 1814 deri 1857 janë vetëm 43 vjet, afat tepër i shkurtër për të lindur, jetuar dhe vdekur një poezi popullore. Kaq nxitim të madh nuk treguan as bugarshticet, të cilat sidoqoftë lanë pas vetes ca këngë, kurse deseterci në Serbi asnjë.

Vuk Karaxhiqi si njeri i dalë me paterica, s'ka qenë personalisht në asnjë vend serbokroat për të mbledhur këngë popullore, përveç në Karlovac dhe në Serm të Kroacisë, sigurisht edhe atje i ulur në një fron duke thirrur rapsodët, të cilëve u kishte dëgjuar emrin. Kjo e metë fizike e bëri Vuk Karaxhiqin të ngrejë një rrjet të tërë korrespondentësh në Kroaci, Bosnje, Mal të Zi etj, që të mbledhin këngë e t'ja çojnë atij në Vjenë, ku kishte ngritur familjen. Rrjeti i korrespondentëve përbëhej nga barajraktarë, peshkopë, priftërinj, tregtarë, arsimtarë, gjeneralë etj, gjithmonë njerëz me shkollë.

Në Serbinë e çliruar më 1822, Vuku mblodhi 4 këngë prej një plaku endacak prej Kolashini, dhe 4 këngë të tjera nga një farë Angjeliko Vukoviqi prej Kosove, i cili i këndoi Vukut tre këngë të vogla me përmbajtje nga Krahina kroate dhe një këngë autobiografike, pra asnjë këngë serbe të mirëfilltë. Milivoje V.Kjezheviqi në kumtesën e tij mbi lahutën laradashe (gusle javorove) mbajtur në kongresin e VII të folkloristëve jugosllavë në Ohër më 1960, thotë se "Serbia në kuptimin e ngushtë të fjalës doli jashtë zonës epike bashkë me viset e tjera të territorit serbokroat, kështu që shtrirja gjeografike e guslës me rënien e kulturës patriarkale u grumbullua në Mal të Zi, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe zagoren dalmate" (Mil.V.Knezevic: "Gusle javorove" në kongresin VII të folkloristëve jugosllav në Ohër 1960, fq 348.)

Pra as ky autor nuk thotë që s'ka pasur ndonjëherë epikë me lahutë në Serbi dhe as thotë që ka, po mbahet nga fija e kallamit ekuivok që të kuptohet sikur Serbia paska pasur dikur epikë kreshnike, por tani s'ka më, se u zhduk jeta patriarkale. Një pretendim i tillë do të qe me vend vetëm sikur në Serbi të qenë mbledhur dikur këngë epike, pastaj të thuhej që tanimë janë zhdukur se u zhduk jeta patriarkale, të paktën jo më shumë se në Kroaci dhe në Bosnje, ku kënga epike s'ka pushuar së kultivuari edhe sot.

elementi comuni epica albanese-arbereshe e serbo-croata.2

Këto përpjekje të gjithëanëshme të autorëve për të na bindur se në Serbi ka pasur po tani s'ka këngë epike, nuk janë punë serioze. Duan të na e paraqesin Serbinë me zor si zonë epike që e ka humbur, si një mal që ka qenë pyllnajë por e ka humbur pyllin.

Pa na dhënë këngë serbe që të jenë vjelur në filan fshat nga filan rapsod serb në filan kohë me ç'sy e faqe na thuhet që Serbia paska qenë zonë epike, po nuk qenka më?

Bashkangjitur ne po sjellim një listë të veprave dhe rapsodëve të Vuk Karaxhiqit për të parë lexuesi ynë që në Serbinë e mirëfilltë s'ka dhe s'ka pasur këngë me lahutë nga rapsodët e saj.

Citim:

Radhitja e rapsodëve dhe këngëve të Vuk Karaxhiqit.

Emër mbiemër / Prej nga është / Ku u takua me V.K Profesioni / Sa këngë dha/

Teshan Podrugoviq / Hercegov. / Karlovac / Endacak / 22

Flip Vishnjiq / Bosnja / Serm / Lypsar i verbër / 13

Starac Milija / Hercegov. / Serbi / Endacak / 4

Starac Rashko / Hercegov. / Serbi / Endacak / 10

Stojai (hajdut) / Hercegov. / Serbi / I burgosur / 3

Gjuro Cernagorac / Mali i Zi / Beograd / Lypsare e vjetër / 6

Gaj Balaqi / Lika / Serbi / Ushtar / 7

Plaka Zhivana / ? / Zemun / Lypsare e verbër / 6

Angjeliko Vukoviq / Kosova / Serbi / Emigrant / 4

Një tregtar anonim / Bosnja / Karlovac / Tregtar / 3

Gruja Mehanxhiq / Kroaci / Zemun / Roje / 3

Dy malazesë / Mali i Zi / Serbi / Kalimtarë 2/

Anonimë

Një fshatar anonim / Serbia / Serbi / Bujk/ 3

Plaka Stefania / ? / Serbi / Lypsare e verbër / 4

Një i quajtur Rov / Serbia / Serbi / Trim konaku / 3

Pavlo Iriq / Uzhica / Serbi / Trim konaku / 6

Vaso Popoviq / Kroaci / Me korespondencë / Pronar / 16

Një tregtar anonim / Bosnja / Serbi / Tregtar / 8

Plakë anonime / ? / Serbi / ? / 1

Ivan Beriq / ? / Dërguar me postë / ? / 1

Urosh Voliq / ? / ? / ? 1Malazes anonim / Mali Zi / Serbi / ? / 1*

1-Sikundër shihet nga Serbia nuk ka rapsodë, veç ambulantë.

2- Këngët janë mbledhur nga elementë heterogjenë: 29 këngë prej lypsarëve të verbër; 36 prej endacakësh pa adresë; 6 këngë prej shtegtarësh të ndryshëm; 9 këngë prej shërbyesish që s'dihet prej nga janë; 4 këngë që dalin gjasme prej një kosovari, s'kanë lidhje fare me Kosovën apo Serbinë. E njëjta gjë vlen edhe për këngët boshnjake të Kosta Hermanit, janë mbledhur larg vendlindjes, si uji që merret larg burimit, nga rrëkeja, nga llucat.

Gjatë këtij punimi neve kemi një parim: atje ku bie lahuta është i pranishëm edhe dekasilabi (por jo aty ku është dekasilabi është e pranishme edhe lahuta). Etnografi rus P.Rovinski që ka qenë në Serbi, në Mali të Zi dhe Kosovë në vitet 1860, shkruan në veprën e tij "Cernagorije" II fq.23 da su gusle u Serbiji malo poznate" (gusla në Serbi është pak e njohur)Murko: Gjurmët, 19.

Autorët serbokroatë shprehin që Sanxhaku i Novipazarit përbën një tërësi epike, (ibidem) dhe këtë nder ia bëjnë vetes, jo për tjetër, se sa nga shkaku se Novipazari ka qenë qendra e shtetit para viteve 1280, d.m.th pra se qendra mbretërore, fetare dhe politike serbe të mbartej pëfundimisht nga Rashka në Kosovë; dhe për të mos kategorizuar këtë qendër të vjetër serbe, thonë sot që ajo formon një tërësi epike. Megjithatë nga kjo "tërësi epike" nuk njihet ansnjë këngë, qoftë në koleksionet e Vukut, qoftë në ato të M. Parry-ut dhe A.B.Lordit. E kemi fjalën për këngë epike të ortodoksit serb ose të myslimanëve të Novipazarit, d.m.th tek popullsia që flet sllavishten si gjuhë amtare, se përndryshe, shqiptarët që e flasin si gjuhë të dytë, ata këndojnë me të vërtetë shumë këngë me lahutë, pra mund të formojnë eventualisht "një tërësi epike" dhe kjo provohet sidomos me dy vëllimet me këngë epike të dy autorëve amerikanë që pamë.

Sikur populli serb i cili pati emigracione në Hungari ashtu si populli shqiptar pati në Itali, të kishte këngë epike, do ta kishte treguar këtë duke i marrë këto këngë në dhe të huaj, siç bëri popullsia jonë në Kalabri dhe Siqeli. Pra, mund t'i humbiste në Serbi, po do t'i ruante të gjalla në Hungari.

Si për sllavët e tjerë të jugut edhe për serbët shtrohet një pyetje themelore: pse këta popuj nuk formuan epikë popullore gjatë kohës që luftuan lufra të përgjakshme njëri me frankët, tjetri me bizantinët dhe armiq të tjerë? Mirë kroatët që përfunduan gjithmonë nën zgjedhën hungareze, po serbët patën sukses në luftrat e tyre, se më në fund arritën pavarsinë kombëtare që ia shkëputën Bizantit më 1196 dhe vazhduan deri më 1398 kur këtë pavarsi ua mori sulltani në luftën e Kosovës. A ka mundësi që serbët të kenë bërë një luftë të gjatë prej disa shekuj kundër Bizantit dhe të mos kenë ngritur një këngë epike për bëmat e tyre? Ne mendojme që ka, por jo në çdo rast. Serbët megjithatë janë rast tipik.

Pengesa e parë ka qenë priftëria ortodokse që ishte si e Serbisë ashtu dhe e Bizantit. Bizanti pra nuk ishte vetëm zgjedha politike e serbëve por edhe metropolia fetare e tyre. Kundër Bizantit rapsodi serb do ta kishte të vështirë të këndonte se priftërinjt do t'i nxirrnin sytë menjëherë.

Pengesa e dytë ka qenë mungesa e nje vargu epik që sllavët në përgjthësi nuk e vunë dot në dorë. Edhe në paçin qenë formuar këngë me varg të lirë që spikatin aty-këtu, ato nuk u regjistruan dhe vanë humbë. Ekzistenca e të tilla këngëve me vargje të lira te çekët është një rastësi, u ndodh një njeri i kujdesur që i regjistroi dhe ato mbetën, po kjo ndodh rrallë, dhe nuk u përsërit tek serbët. Mund edhe të jetë përsëritur por koleksioni humbi ose nuk është gjetur ende, por nuk vërteton veç prozën ritmike. Epika popullore nuk mbahet në prozë ritmike, ajo do metrikë të rregullt.

Rapsodi serb ka pasur mundësi të huazojë metrikë nga populli shqiptar me të cilin jetonte në simbiozë ose kufi, po populli shqiptar këndonte kundër kralëve dhe shkjeve, pra ishte për t'iu shmangur me çdo kusht këngës së tij. Duhej mallkuar bile dy herë, një herë se nuk e qaste kisha dhe se ishte lesa maestatis- kundër kralit; dhe një herë tjetër se shqiptarët ishin të përbuzur, ngaqë pa shtet e të njohur sipas fiseve.

Ka shumë shkaqe objektive që shqiptarët nuk e formuan shtetin e tyre në shek. 8,9,10,11 e tutje, kur sllavët e sidomos serbët iu ishin përveshur me zell e luftra të përgjakshme për arritjen e shtetit të tyre, që më në fund e arritën. Shkaku kryesor ka qenë pikërisht zgjedha e dyfishtë dhe depërtimi në radhët e tyre të elementit serb. Për gjendjen e shqiptarëve midis kudrës dhe çekanit, midis zgjedhës bizantine dhe serbe, flasin edhe vet historianët sllavë. Milan Shuflai thotë: "Të shtypun prej grekëve nga ana e jugut, e më tepër të shtypun prej serbëve nga ana e veriut, aristokratët shqiptarë iu drejtuan Anzhuinëve në Durrës dhe Napoli" (Dr.Milan Shuflai: Serbët dhe shqiptarët, (pasqyra e këtyre në kohën e mesme) me parathënie të St.Stanojeviqit-prof i Univeristetit të Beograd. Përkthyem prej sllavishtets nga Zef Fekeçi e Karl Gurakuqi, Tiranë 1926, f 59.)

Pra këta okupatorë në grindje midis tyre, por solidarë kundër shqiptarëve, nuk u ipnin kohë këtyre të mirrnin frymë. Kjo armiqësi bëhej edhe më e egër kur shihnin që shqiptarët i hidhnin sytë nga perëndimi, dhe shpresat kryesore i mbanin te kryengritjet. Mbase në fund të ndonjërës prej tyre arrinin të krijonin një bërthamë të qëndrueshme ushtarake që të ishte zanafilla e shtetit. Por kryengritjet shqiptare si ajo që përmend Ataliati (1043) ose ajo që përmend historia jugosllave e vëllezërve Dhimitër e Bogoje Suma (1331) kundër Stefan Dushanit, shkaktonin gjakderdhje të mëdha pa krijuar dot një bërthamë shtetërore, bile shpresat për shtet i shpinin edhe më tutje.

Populli me shtet është popull me kryeqytet, është popull me administratë shtetërore dhe lokale, popull me një kryetar, ushtri, dhe që organizon kulturë, bën ligje, ka gjyqe, etj. Kushte të domosdoshme për të jetuar kolektivisht me të drejta dhe detyra patriotike të denja dhe të caktuara. Populli pa shtet është si një karrocieri pa motorr, e hedhur që mund ta rrjepë e ta plaçkisë kushdo. Në një popull pa shtet sundojnë tarafet, fitojnë më të fortët; vetëgjyqësia, hakmarrja dhuna etj, bëhen parime dhe armiku i jashtëm depërton lehtë dhe skllavëron.

Veç kësaj, një popull pa shtet është dhe i përbuzur nga të tjerët, i marrë nëpër këmbë, se edhe vet e ndjen veten të dobët e të përulur në veten e tij.

Populli shqiptar që më vonë dijti të krijojë një bashkësi ushtarake të tillë nën Skënderbenë, sa t'i kundërshtojë një perandorie aq të fuqishme, siç qe perandoria Osmane, dhe bile t'i qëndrojë shumë më gjatë e shumë më mirë se fuqitë e tjera të Ballkanit që kishin organizim shtetëror, do të thotë se ky popull, populli shqiptar, s'ka ecur në histori si turmë e shkapërdredhur, por me organizim fisesh, me kryetar të tij në çdo fis, që s'ishte veç një shtet në miniaturë i cili kishte ligjet e veta, gjyqet e veta, botën e tij kulturore, kufinjtë politikë, aleatët e tij prej fisesh të tjera dhe ushtrinë e përbashkët për të përballur armikun e jashtëm-sigurisht kjo në mbarë vendin. Pra, edhe në çastet e tij më kritike populli shqiptar s'ka qenë kurrë një masë amorfe, po një repart i gatshëm që në kushtrimin e parë të mblidhte në kazermë një ushtri si ajo e Batos ose e Skënderbeut apo e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, etj. Për cilësitë e tyre burrërore e pagane shqiptarët i kanë pasur frikë armiqtë e tyre. Dorsa shkruan: "Dice Byron: "Non vi ha popolo piu odiato e temuto dai suoi vicini come gli Albanesi... i greci li riguardano apena come cristiani e i Turchi come musulmani. Per quanto ho poputo esperimentare, non devo lore che degli elogi..." (Bajroni thotë:- S'ka popull më të urryer e të tutur nga fqinjët e tyre se sa shqiptarët...grekët mezi i mbajnë për të krishterë e turqit për muslimanë. Me sa pashë, unë s'kam për ta veç lavdërime)

Pra, gjatë shtetit të madh serb mesjetar, lahuta s'kaloi nga shqiptarët tek serbët, se ishte instrument pa rëndësi, instrument primitiv, instrument i një populli të përbuzur, instrument cubash, instrument kundër kralëve. Serbët në atë kohë s'kishin ç'këndonin bile me këtë instrument se ishin vetë agresorë, u bënë vetë antagonistë. Gjatë pushtimit turk lahuta nuk u duhej serbëve se u bënë raja, dhe rajasë nuk i duhej lahuta por kazma e lopata. Lahutën serbët e morën si shërbim të gatshëm nga të tretët, si rapsod me qera, njësoj si boshnjakët kanë sot bilinguistët e Novipazarit. Ndryshimi është që rapsodët me qera të serbëve nuk janë të një kombësie të huaj, po nga vëllezërit e tyre boshnjakë, malazez e hercegovinas.

Në qoftë se autorët jugosllavë thonë që "Visoka moralna vrijednost gusle istice se, kad se kaze, da su gusle oslobodile Srebe od Turava, da su nasa sloboda i slicno". (Vlera e lartë morale e lahutës vihet re kur thuhet se lahuta çliroi Serbinë nga turqit, që ajo është liria jonë e k.t.) (Murko, Tragom, fq.196) do pasur parasysh rapsodi i verbër Filip Vishnjiq, i cili shkoi nga Bosnja në Serbi më 1809 dhe këndoi këngën e parë të çlirimit kombëtar serb "Pocetak bune protiv dahije" (Fillimi i kryengritjes kundër dahive) dhe mjaft këngë të tjera, të parat që ka njohur dheu i mirëfilltë serb. Siç dihet kryengritje serbe filloi më 1804, me ndihmën edhe të Rusisë, dhe më 1817 arriti autonominë. Mbase ndihma e lahutës në këtë mes është disi e tepruar.

Ekstrakt nga "Mbi elementet e përbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe serbokroate"

Link versioni italisht: La tradizione serba non possiede canti epici

domenica 2 ottobre 2011

Dodona

Si qëndra më e lashtë e qytetërimit dhe si kult i Pellazgëve, përmëndet Dodoni, që ndodhet në malin Tomor. Atje nisi kulti për Zeusin, Dodoneos-in apo Pellazghikos-in[1]. Karapanua ka arritur madje të zbulojë gërmadhat e orakullit të shenjtë të Dodonit në vitin 1974, në këmbët e malit Tomor, në afërsi të Janinës. Por Dodoni egziston edhe në veri, gjithashtu ka mal me emrin Tomor edhe në zonën e Beratit, ndërkohë që mali i Janinës quhet Tomorica, d.m.th. Tomor i vogël. Sido që të jetë në këto male të Ballkanit Veriperëndimor është qëndra e botës Pellazgjike dhe epiqëndra e saj fetare. Atje rronin priftërinjtë e tyre (Εεγγoσ) dhe ky orakull ishte i fundit që u mbyll në shekullin e IX, prej “imperatorëve tanë të lavdishëm bizantinë”, për të cilët shumë herë kam pyetur vehten se sa janë “tanët” dhe sa të lavdishëm ndiheshin ata për grekët.

Gjuha e perëndive

Kopertina e librit

Dihet se tempujt e parë të perëndive në hapësirën ballkanike ndërtoheshin në majat e maleve[2]. Atje shkonin qysh në agim priftërinjtë dhe prisnin me lutje lindjen e diellit. Përmëndet se të njëjtën gjë bënte dhe Orfeu. Ndëkohë që populli banonte rrëzë maleve, në pllajat e tyre, zakonisht nëpër shpella ose nëpër vend-banime të tjera. Kështu që, është e kuptueshme se lindjen e diellit do ta shihnin më parë priftërinjtë në majat e maleve, për t’ia shpallur këtë lindje popullit, që të zgjohet nga gjumi dhe të fillojë punën e tij të përditëshme. Por si mund të bëhej kjo shpallje? Sigurisht me një vegël tingëlluese që të dëgjohej gjer poshtë në rrëzat e maleve. E tingujt që mund të bënte ky organ mund të kenë qenë Daw, Dew-Diw, Duw, sipas lëndës nga e cila ajo përbëhej: dru, metal, lëkurë. Po këtë tingull, Duw ose Dew, prodhon dhe çanga më e vjetër dhe fillestare. Pra populli shumë i vjetër pellazgjik që banonte rrëzë maleve të kësaj treve me të dëgjuar tingujt Diw, Dew nga çanga e drunjtë e priftërinjve të majave të maleve, e lidhte këtë tingull me linden e diellit dhe vetë diellin, ndaj e quante atë Diaw, ose Deaw, ose Diw etj.

Kjo cermoni e lajmërimit të lindjes së diellit vazhdoi për qindra e mijëra vjet e nuk e dimë se kur rreshti në Dodonë, ndonëse fakti që gjer në vitet e fundit të funksionimit të saj, fjalët e orakujve jepeshin sipas tingujve të lavitëve të shenjtë etj, na vërteton prejardhjen e tyre fillestare. Ajo, që sipas logjikës do të ketë ndryshuar me siguri, duhet të ketë qenë lënda e çangave me anë të të cilave lajmërohej lindja e diellit. Veglat prej balte do të kenë qenë me siguri të fundit. Kur ndërkohë, zbulimi zbulimi i veglës më të vjetër muzikore punuar me lëkurën e kafshëve, pra të daulles, do të ketë zvendësuar në çast veglën e parë prej druri. Mirëpo daullja nxjerr si tingull kryesor “Duw”, ndaj dhe quhet daulle. Aq më tepër që dhe vet fjala është anomatopeike. Ndaj, në një fazë të dytë, prej saj lindi edhe emërtimi i vendëndodhjes së orakullit Dodoni, ose Duduna në gjuhën arvanitase dhe në greqishten e vjetër. Pra tingulli i çangës lajmëruese përcaktoi dhe emrin e vendit të shenjtë. Sot kemi një vegël tingëlluese të mbledhjeve popullore, që populli e quan me një emër mjaft domethënës” Duduka”.

Për sajimin e kësaj hipoteze, shtoj edhe mendimet e K. Rodhit për fjalën dihet[3] “Dihet” siç thamë në gjuhën arvanitase do të thotë “vjen dita e re” d.m.th. lind dielli dhe bëhet ditë. Por pararelisht ka edhe kuptimin “dëgjohet, gjëmon”. Përse vallë të lidhet tingulli me lindjen e diellit vetëm në këtë gjuhë shumë të vjetër që u fol në të njëjtën hapësirë ku u krijua Dodona ose Duduna, përpara mijëra vjetësh? Së fundi po përmend edhe një pohim që na ka shpëtuar. J. Vreto, përmend një mbetje nga epoka e lashtë, sipas të cilës Arvaniarsit a vjetës që banonin rreth Dodonit, besonin se në mal rron një murg i padukshëm, i shenjtë dhe i pastër, i cili kohë pas kohe i bie një daulleje të padukshme, që dëgjohej ngado si një gjëmim i shurdhër[4].

Shumë fe me fanatizëm shkatërrues dhe helmues kaluan mbi këtë popull, por megjithatë shumë elementë të kulteve të lashtë, mundi t’i shpëtonte.


[1] Shih, Iliada e Homerit P, 233.

[2] “Majat më të lartë të maleve në Greqi ruajnë gjurmë të kultit të lashtë të Zeusit”, thotë Richpin në “Mitologjinë greke”, vëll. I, p.75. Gjithashtu edhe Decharm f.49 për forcimin e mendimit na dërgon tek V. Velcteri.

[3] Shih, Kan Rodhi “Dihet” Athinë 1978, f.42.

[4] Shih Jani Vreto “Aπoγoγια” , f.84.

Marrë nga libri Gjuha e perëndive i autorit Aristidh Kola

Link versioni italisht: Dodona