Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët e homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i njohur me emrin Pellazg. Atyre u atribuon Herodoti historinë e cila parapriu qytetërimin grek, ndërtimet me gurë të pagdhendur përballë Panteonit në Athine akoma edhe sot mbahen për pellazgjike.

George Fred Williams 1852 - 1932

George Fred Williams 1852 - 1932

Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekërit e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit se Pellazgët qenë Ilirët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihesh që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu i Danubit. Kjo prejardhje ka dalë nga studimet e dijetarëve të sotëm për gjuhën shqipe, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot. Këta Ilirë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.

Është e kotë të kërkohet për etimologjinë e perëndive të Greqisë në atë gjuhë, ndërkohë që kuptimi i tyre del qartë në shqip dhe domethëniet e tyre shumë të drejta. Për shembull, Kaos është hapsi, hapësira; Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët; Uranos është I-Vran-os, domethënë vendi i reve, vranët; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe; Athena është E thëna, me thënë fjalën; Nemesis - Nemes (pa prapashtesën greke), nemës, domethënë nam, thirrje e djallit; Muse, Mosois, është mësuesi; Afërdita domethënë afër ditës, agimi. Kur bota diturore të ketë mësuar shqip, dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e dinte që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhën Pellazgjike, ashtu si edhe studiuesit tanë ende nuk janë të ndërgjegjëshëm se ato vazhdojnë të ruhen në shqipen e sotme. Madje edhe vetë emri Homer mund të kërkohet të gjehet në gjuhën Shqipe: I mirë, që në formën greqisht I-mir-os do të thotë “vjershë e bukur”.

Në gjuhën Shqipe është Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon; Ajaks, ai gjaksi, gjakderdhës; Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim Biri i tokës, i vendit; Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli; Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit; Ithaka, i thak, idhnak; Droilos, Droili(os), ai që druhet, frigac. Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe se grekërit i kanë huazuar nga rapsodët Pellazgë eposin e tyre të shquar.

Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se fisi i Helenëve të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandisej në këtë gjendje e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lavdinë e tij të dikurëshme.

Marrë nga libri Shqipëtarët i autorit George Fred Williams

Link versini italisht: L’origine degli Albanesi

1 Comments

  1. Unë dhe im bir po bëjmë një kërkim mbi Shqipërinë, pasi do ta paraqesë në klasë mbi kërkesën e mësueses së italishtes. Po lexoj disa faqe në internet pasi dua që të jetë një informazion sa më i saktë. Artikulli juaj më pëlqen dhe është në të njëjtat linja me disa shktime të tjera. Shpresoj që një ditë studjusit shqiptar të bashkohen dhe të kërkojnë rishikimin dhe të drejtat mbi prejardhjen e të gjithë idhujve që sot shiten si grekë, italian, apo maqedonas. Punë të mbarë

    ReplyDelete