Këngën e famshme të Konstantinit dhe Doruntinës do ta gjejmë në variante të ndryshme në të gjithë shtetet ballakanike. Një sherr i madh filologjik është bërë për të vendosur se cili popull e ka krijuar këtë për herë të parë. Në këtë grindje morën pjesë të gjithë përveç popullit që e ka krijuar këtë këngë të mrekullueshme.

doruntina_kostandini

Tema e këngës: një nënë ka nëntë djem dhe një bijë. Vëllai i vogël Konstantini do të martojë motrën e tij të vetme në kurbet, por nëna e tij e kundërshton ma justifikimun se kur të plaket e do t’i mungojnë të gjithë djemtë nuk do të ketë bijën e saj pranë që ta ndihmojë e pleqërojë. Konstantini këmbëngul dhe i jep fjalën ( jo çdo lloj fjale por besën e tij) se çfarëdo që të ndodhë ai do t’ia kthejë bijën e saj të vetme dhe të shtrenjtë. Motra kështu martohet, por vijnë vite të vështira e të gjithë djemtë vdesin (edhe Kostantini) dhe nëna mbetet e shkretë dhe pa ndihmë, duke mallkuar Kostantinin që këmbënguli ta martonte bijën e saj të vetme në kurbet, dhe që gjërat erdhën kështu saqë besa të mos ketë vlerë dhe fuqi përderisa dhe Kostantini është i vdekur.

Por fjala e dhënë, Besa, duhet mbajtur (kështu beson një popull i tërë), madje ta mund edhe vetë vdekjen.

E me të vërtetë Konstantini del nga varri i tij dhe ia çon të bijën nënës së tij, duke u mbajtur kështu Besën e pashkelëshme.

Por në cilin popull egziston kjo pikpamje themeltare? Këtë nuk e studjuan filologët dhe folkloristët ballkanas. A justifikohet një temë e tillë në popujt e tjerë? Dhe cili popull për shekuj e mijëvjeçarë gjendet në numër të madh apo të vogël në Jugosllavi, në Bullgari, në Rumani dhe në Greqi?

Kur flasim për karakteristika të përbashkëta të popujve ballkanik, kur flasim për egzistencën e ndonjë ngjyre të përbashkët ballkanike, duhet të dimë se emërtuesi i përbashkët i kësaj bashkësie ishin arbëreshët.

Vetëm kështu justifikohen “variantet” e “Kush e solli Doruntinën” në të gjitha vendet ballkanike.

Aq më tepër që kjo këngë këndohet dhe kërcehet me një mënyrë të veçantë nga arbëreshët e “Greqisë së Madhe” (Italisë Qëndrore), siç më informon dhe kërkuesi i shenjtë i Kalabrisë Antonio Bellusci. Kjo këngë në Italinë Qëndrore ka edhe një titull të rëndësishëm (të popullit krijues) e quhet “Besa e Kostandiut”. Një popull prania e të cilit vihet re nga Italia në Ballkan e në Azi të Vogël nuk është as ai jugosllav, as ai bullgar e as ai rumun. Është populli arbëror, është pra helenizimi i mëpasëm. Helenizim pa arbëreshë nuk egziston, është i pakonceptueshëm.

Marrë nga libri Arvanirasit dhe prejardhja e grekëve i autorit Aristidh Kola

Link versioni italisht: Il canto di Costantino e Doruntina

0 Comments