Shqipëria: një mbretëri për gjashtë muaj, është titulli i një libri shumë interesant shkruar nga Ferdinando Salleo. Libri është interesant sepse na përshkruan Shqipërinë që sapo kishte fituar pamvarsinë, dhe vendimin e Fuqive të Mbëdha për ti dhënë një princ shtetit të sapoformuar shqiptar.

Në fund të librit gjenden disa kartolina të ilustruara. Kartolinat e ilustruara (në të vërtetë ishin fotografi që fiksonin aktualitetin), që Markezi i San Xhulianos, i cili ishte ministër i jashtëm në mbretërinë Italiane, ia dërgoi nuses së djalit në muajt e trazuar nga Prilli në Shtator 1914, na tregojnë Shqipërinë që gjeti Vidi, princi i dërguar nga Fuqitë për të shëndruar ato provinca turke në një shtet Europian. Imazhet e kohës na tregojnë qartë, ngjarjet dramatike që karakterizuan “mbretërinë për gjashtë muaj” (kaq zgjati mbretëtimi i Vilhelm Vid-it), moskuptimet dhe kryengritjet, tradhëtitë dhe intrigat, shpërthimin e luftës europiane dhe rënien e interesit për principatën e vogël Ballkanike, fundin e mbretërisë dhe rikthimin e Shqipërisë në traditën e fiseve dhe klaneve, të bejlerëve dhe të bandave të armatosura.

Fotografitë që po publikojmë këtu, fatmirësisht u blenë nga autori i librit në pazarin e gjërave të vjetra në Palermo, rreth fundit të viteve Shtatëdhjetë.



0 Comments