lunedì 20 dicembre 2010

Gëzuar festat

clip_image001

gëzuar!

Një vit kaloi.

Një vit në të cilin u përpoqëm

të mos harrojmë origjinën tonë dhe

të mbajmë gjallë lidhjen

me Shqipërinë.

Të gjithë atyre

që më kanë shoqëruar në këtë aventurë,

që më kanë ndihmuar në

këto humultime kulturore

historike dhe shpirtërore

ju jap takim në

2011.

Falenderoj të gjithë

lexuesit e blogut.

Elton Varfi

domenica 19 dicembre 2010

Epirotët dhe Maqedonasit nuk janë popuj helenik (2)

-pjesa e dytë dhe e fundit-

Atë që thamë për epirotët besojmë se mund t’i themi edhe për maqedonasit e lashtë. Provohet historikisht se, sikurse epirotët, edhe ky popull kishte gjuhën e vet të ndryshme nga të gjithë dialektet e gjuhës greke; kishte një formë qeverisjeje që largohej fare nga ajo e Greqisë, kishte ligje e veta, zakonet, doket dhe organizimin e vet ushtarak që nuk kishte asgjë të përbashkët me atë të Heladës. Për të provuar këtë që parashtruam më lart, nuk do të bëjmë tjetër, veçse të pyesim historinë. Në fillim kemi Plutarkun, i cili duke kallëzuar si e vrau Aleksandri Kliton, mikun e zemrës thotë:

Aleksandri i dehur nga vera dhe nga zemërimi, u hodh jashtë shatorres së vet dhe u bëri zë në të folmen maqedonase gardës dhe shqytarëve të tij.

Pashko Vasa 1825-1892

Pashko Vasa 1825-1892

Por sipas pohimeve të të gjithë historianëve, e folmja maqedonase ndryshonte nga të gjitha idiomat që përdoreshin në Greqi; nga kjo del se, për t’u folur të vetëve Aleksandri nuk përdorte gjuhën greke, mbasi maqedonasit, duke mos e ditur greqishten nuk nuk a sta kuptonin. Pra gjuha që dinin dhe që flisnin ushtarët e Filipit e të Aleksandrit, nuk mund të ishte veçse gjuha e pellazgëve të lashtë, ajo vetë që flitej në Epir, ajo që i thotë shqipe shqiponjës e që flitet sot e kësaj dite kudo në Shqipëri. Në shumë shkrime të vjetra përmëndet se ata etolianë që banonin në kufi me Epirin, flisnin një gjuhë të përzier, gjysmë greqishte e gjysmë pellazgjishte, të cilën e quanin barbare. Dhe që flisnin atë gjuhë të përzier, kjo vinte nga vendosja e tyre topografie, mbasi nga njëra anë takoheshin me Greqinë dhe nga ana tjetër me Epirin. Kjo hollësi që është dhënë nga aq historianë e përforcon tezën që gjuha e epirotëve ishte gjuhë e pellazgëve dhe se ajo siç thuhet më lart ishte krejt e ndryshme nga dialektet dhe të folmet e Greqisë.

Gjuha greke njihej vetëm nga shoqëria e lartë, e cila e studionte, ashtu siç studiohet edhe sot në disa rrethe të Shqipërisë, dhe ka të ngjarë që në oborret mbretërore të Filipit e të Pirros, oborrtarët, gjeneralët dhe qeveritarët bisedonin në greqisht, shkruanin greqisht dhe kultivonin shkrimet dhe letërsinë greke. Veç kësaj shkrimet greqishte dhe vetë gjuha greke nuk mësoheshin vetëm në Epir e në Maqedoni; gjuha e helenëve ishte përhapur në Azi e në Afrikë, aq sa edhe në Romë e në Itali, mbasi ajo pikërisht ishte më e përparuara, më e afta asokohe për të lidhur popuj të ndryshëm që kishin relazione tregëtare apo mardhënie politike. Atëherë greqishtja mësohej ashtu siç mësohet sot frëngjishtja, e cila është bërë, si të thuash gjuhë e përgjithëshme.

Askush nuk mund të mohojë që helenët kishin arritur kulmin e lavdisë me anë të përparimit të qytetërimit të tyre, dhe që qoftë me gjuhën e tyre që ishte bërë gjuhë letrare e të gjthëve, qoftë me artet, me marrëdhëniet, me zejet e tyre kishin fituar vendin e parë ndërmjet popujve të vjetër, por ne nuk e besojmë se të gjithë ata që flisnin greqisht të kenë qenë grekë dhe t’i përkisnin familjes helenike. Me sa u tha deri këtu provohet në mënyrë të mjaftueshme se epirotët dhe maqedonasit ishin disa popuj, zanafilla e të cilëve mund të fillonte verte nga i njëjti burim, si ajo e etolianëve, jonianëve etj; por që në krye të shfaqes së tyre në kontinent, ata kishin qëndruar larg grekëve, kishin formuar një shoqëri më vete, një kombësi të dallueshme dhe aspak të gjindëshme me atë të helenëve; ata bënin një jetesë të vetën dhe asnjëherë s’kishin pasur kauzë të përbashkët me Greqinë apo simpati për mendimet apo prirjet politike të saj.

E vetmja gjë që ndoshta e kishin të përbashkët me helenët, ishin hyjnitë pagane. Por edhe vetë këto hyjni, më të shumtat ishin shpënë atje nga pellazgët dhe duhen të kenë qenë grekët ata që përqafuan më në fund kultin e tyre.

Ky fakt që provohet mjaft mirë nga historia, përforcohet gjithashtu nga emrat e këtyre hyjnive që kanë një domethënie të qartë e bindëse në gjuhën shqipe.

Marrë nga libri E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët i autorit Pashko Vasa

domenica 12 dicembre 2010

Epirotët dhe Maqedonasit nuk janë popuj helenik (1)

-pjesa e parë-

Në vitin 376 para Krishtit, Epiri iu dorëzua Kasandrit, mbretit të Maqedonisë, por pas tre vjetësh, epirotët bënë kryengritje dhe u mundën. Me gjithë këto humbje në shekullin e tretë shohim të dalë një personalitet i madh epirot, Pirroja, i cili para se të hidhej në Itali, luftoi kundër maqedonasve po ashtu edhe kundër grekëve që ishin fqinj me kufijtë e tij shtetërore; pikërisht në këtë rast ndodhi që ushtarët e tij, të mahnitur nga shpejtësia e lëvizjeve ushtarake që bënte, i thanë se nuk kishte lënë gjë mangët shqiponjës. Pirroja u përgjigj se kjo ishte e vërtetë, por shtoi se ushtat e tyre i kishin shërbyer si krahë për të shtjelluar fluturimin e vet.

e vërteta mbi Shqipërinë dhe shqipëtarët

Plutarku, i cili na e jep këtë rrethanë karakterishtike në jetëshkrimin e Pirros, nuk e ka ditur kurrë dhe atij nuk i ka shkuar ndër mend se pikërisht kësaj rrethane ia detyrojnë emrin gjenetik shqiptar epirotët dhe gjithë ata që sot quhen shqiptar.

Plutarku, që nuk e dinte gjuhën pellazgjike, e cila merrej që nga koha e Heredotit si gjuhë barbarësh, dhe që nuk e kishte parë nga afër Epirin dhe popullësinë e tij, sigurisht nuk mund të jepte këtë shpjegim, të cilin ne do t’ia nënshtrojmë vlerësimit të filologëve dhe dijetarëve.

Shqype quhet shqiponja arbërisht. Shqypëri apo Shqypëni ka kuptimin : vendi i shqiponjës. Shqyptar është baraz me bir i shqiponjës.

Ky fakt historik që i ka shpëtuar vlerësimit të historianëve të vjetër, po aq sa edhe atij të filologëve dhe të dijetarëve modernë, meriton një shqyrtim serioz, pasi përbën një provë të pakundërshtueshme për ata që, porsi dhe ne mbrojnë tezën se epiriotët ishin popull i ndryshëm nga populli helen, se gjatë gjithë kohëve kishin pasur gjuhën e vet, atë të pellazgëve të vjetër, të cilën grekët nuk e kuptonin aspak dhe e cila, me siguri, është po ajo që edhe sot e kësaj dite flitet në Epir, Maqedoni, në Iliri e në disa ishuj të Arkipelagut, sikurëse edhe në malet e Atikës. Po ajo gjuhë që quhet gjuhë arbëreshe apo shqiptare. Me qëllim që ti japim filologjisë një mjet më të sigurt për të vlerësuar rëndësinë e këtij shkrimi, do të themi se emërtimet Epir, Maqedoni, Albani etj., janë krejt të panjohura për shqiptarët; në gjuhën e tyre këto fjalë nuk egzistojnë; ata vetë nuk njihen me njëri-tjetrin veçse me emrin gjenetik shqiptar dhe nuk u shkon ndër mend që vendi i tyre të ketë një tjetër emërtim nga ai që i njohin ata vetë përgjithësisht, d.m.th. Shypëri ose Shqypëni. Emërtimet Epir e Maqedoni janë me burim të huaj, grek; ai Albani është me prejardhje moderne; pikërisht evropianët ia kanë ngjitur këtë emër vendit të shqyptarëve në shekullin e XIV ose XV. Por shqiptarët vetë nuk dinë ç’është as Epiri, as Maqedonia, as Albania; këta janë emra fare të panjohur për ta dhe pa asnjë domethënie në gjuhën e tyre. Prandaj duke filluar nga Shkodra e deri në gjirin e Prevezës, gjithë vendi ndërmjet këtyre pikave gjeografike dhe deti njihet si Shqypëri , vend që i përket farës shqiptare e që nuk ka asnjë gjë të përbashkët me Greqinë. Po të ndalosh të parin fshatar që ndesh rrugës e ta pyesësh; Ç’je ti? Ai do të përgjigjet: Jam shqiptar. Kjo përgjigje jepet pa dyshim aq nga ata të Shqipërisë së Sipërme sa edhe nga ata të Shqipërisë së Poshtëme, qofshin ata myslimanë, katolikë apo ortodoksë. Po t’u flitet për Epir apo për Albani, do të kujtojnë se u flet në gjuhën kineze ose u bëhet ndonjë sharje në gjuhë të huaj e mund ta quajnë veten të fyer.

Marrë nga libri E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët i autorit Pashko Vasa

domenica 5 dicembre 2010

Korrespondenca gjuhësore ndërmjet gjuhëve kaldaike, hebreje e shqipe

Le të flasim për fjalët që ka gjuha shqipe, rrënjët e të cilave gjenden edhe në gjuhën hebreje. Po jap disa shembuj:

 Giuseppe Crispi

Giuseppe Crispi
( Zef Krispi 1781-1859)

Bal, në gjuhën kaldaike, do të thotë zemër, shpirt, thuajse sikur t’u kemi ndërruar vendet shkronjave për të marrë fjalën hebreje leb. Në shqip bal do të thotë ballë, kokë, që është vet selia e sopirti.

Bar – bir, në gjuhën kaldaike beri – bijët e mi, Prov. 31. 2. Shqiptarët thonë bir, biri.

Bara – fushë në gjuhën kaldaike. Në shqip bar do të thotë, bar, barishte që është analoge me bar – grurë në gjuhën hebreje.

Barâ – krijoi, bëri, dhe në shqip bërë.

Bana – ndërtoi, ngriti, ngjan me bën.

Achan – qëndron dhe në paskajore, meachen , në shqip thuhet me vet chenë – që qëndron vet, më vete.

Barach – bekoj, dhe në paskajore pahul, beruch, ndërsa në shqip metatezë becuer – bekuar.

Kever – varr, nga folja kavar, në shqip quhet var.

Isc – është, në shqip thuhet isch – ishte.

Remija – gënjeshtër, e pavërtetë, në shqip erremia – e rremja, rrena.

Gebar – burrë, në shqip bur(a) – burrë.

Bach – te ty, që mund të jetë e njëjtë me fjalën shqipe basch – bashkë, me ty.

Hotam – ata, në shqip: hatà – ata.

Sciucha – priret, anohet, por përdoret dhe për një gjë që po shuhet, pëe shembull, beta mavet el sciucha chi. Në shqip do të thuhej: vete të sciuchet stpia e tii, - po shuhet shtëpia e tij.

Jarâ – u hodh, ra, në shqip ra.

Pat – kafshore (buke), mipitò – kafshorja e tij, në shqip pita është një lloj buke.

Scetija – pije, në shqip etija – etje.

Kanë ngjashmëri edhe këto fjalë, megjithëse njëra shpreh shkakun e tjetrës:

Derech – rrugë, në shqip deer – derë portë.

Zina – shqyt, mburojë, por në gjuhën kaldaike merret për ftohtë. Në shqip zin – ftohtë.

Chapar – gërmova, në shqip chapn – hap, ndaj.

Kasc – kashtë, byk, në shqip casct – kashtë.

Macharesciat – shat ose plor, ndërsa shqiptarët i thonë sciat – shat.

Mund të rreshtoja këtu edhe shumë fjalë të tjera shqiptaro – hebreje, sikur të mos ndjeja se po zgjatem shumë në këtë pike.

Marrë nga libri Shqipja nëna e gjuhëve i autorit Giuseppe Crispi