domenica 31 ottobre 2010

Zanafilla e Greqisë moderne është shqiptare

Substanca jo’greke e grekëve dhe Greqisë

Nga Salih Mehmeti

Obsesioni i sëmurë i Greqisë për të përvetësuar jo vetëm të tashmen por edhe të kaluarën e moçme është qesëndisur nga gazeta si New York Times (1994) e cila i referohej pozicionit të Greqisë si ‘histeri mbi historinë’. Kurse një diplomat i panjohur perëndimor i cituar në New York Times (1995) e përshkruante pozicionin e Greqisë si “tërësisht iracional”.

Klithjet histerike të togës së marincave grek që përçarteshin se “grek lindesh, grek nuk bëhesh” jo që janë qesharake por edhe janë tregues se ideologjia e sotme greke s’e ka haberin e domethënësisë së termit “grek” në lashtësi dhe sot, që për hir të së vërtetës nuk duhen ngatërruar në asnjë mënyrë. Mantra e ligjërimit etnonacional në Greqi ka të bëjë me sajimin e mitit modern të së ashtuquajturës “vazhdimësi e pakëputur” historike e kulturore nga ku grekët e sotëm s’janë gjë tjetër pos pasardhës vijëdrejtë të Perikliut, Platonit e Solonit. Derisa sot në Greqinë bizantine kanibalizohet e heretizohet verbalisht me të qenurin shqiptar, para një shekulli nuk ishte kështu.

Harta e Shqipërisë ku askund nuk figuron emri Greqi!

Harta e Shqipërisë ku askund nuk figuron emri Greqi!

‘The Atlantic Monthly’ shkruante: “Tani nuk ka emra më të fismë e më të nderuar në Athinë, nuk ka familje më me ndikim në qarqet politike, sesa ato të prijësve shqiptarë në luftën e 1821, Tombazisi, Miauli dhe Kundurioti” (1882:31).

Në të vërtetë zanafilla e Greqisë moderne është kryekëput shqiptare. Çdo shkrimtar, kronikan apo historian i shekullit të nëntëmbëdhjetë rregullisht ravijëzon fytyrën shqiptare të asaj që sot quhet Greqi. C. M. Woodhouse shprehet: ‘Të habit fakti që prijësit e mbrojtjes së lirisë greke në atë kohë ishin shumica jo-grek’. Sipas antropologut Roger Just, shumica e ‘grekëve’ të shekullit të nëntëmbëdhjetë, jo vetëm që nuk e quanin vetën helenë (këtë etiketim e mësuan më vonë prej

intelektualëve nacionalist); madje ata s’flisnin me qejf as greqishten, por më shumë dialektet shqiptare, sllave apo vllahe. Misha Glenny, një studiues i mbrehtë amerikan për Ballkanin vë në pah se filohelenët e Amerikës, Britanisë dhe Europës perëndimore thirreshin për një shtet të lirë grek, përpjekje kjo pasionante romantike për të sjellë në jetë kulturën helene

të së kaluarës. Pak prej tyre ishin në dijeni të ndryshimeve të skajshme që kishin zënë vend në tokën e qytet-shteteve të dikurshme greke. Shumica e tyre qenë zhgënjyer keqazi nga mungesa e ngjashmërisë fizike me helenët e parafytyrimit të tyre klasik.

Ilirikumi shtrihet edhe në Greqinë e sotme, të krijuar nga Fuqitë e Mëdha!

Ilirikumi shtrihet edhe në Greqinë e sotme, të krijuar nga Fuqitë e Mëdha!

David Holden, autor i librit ‘Greece without Columns: the making of the modern Greeks’ pohon: ‘Për mua, filohelenizmi është një çështje dashurie me një ëndërr që e parafytyron ‘Greqinë’ dhe ‘Grekët’ jo si një vend aktual ose popull i vërtetë por si simbole të një përkryerje të imagjinuar’ (1972:12). Më tej Holden vazhdon: ‘Shteti-komb grek ishte sajesë e ndërhyrjes politike perëndimore - ‘ideja fatale’ siç e quante dikur Arnold Toynbee, ekskluzivisht një nacionalizëm

perëndimor që godiste mbi traditat multi-nacionale të botës lindore. Duke u rritur, prandaj, në njëfarë shkalle teorike, ishte një fëmijë i Rilindjes dhe racionalizmit perëndimor’.

Por cila është kjo shumicë jo-greke që vazhdimisht pikaset nga po këta perëndimor që e bënë Greqinë shtet?

George Finlay, një nga historianët më të flaktë filohelenik që morri pjesë me armë në dorë në luftën kryengritëse të vitit 1821-31 jep një pasqyrë të shqiptarësisë së asaj që më vonë u quajt Greqi: ‘Maratona, Platsea, Leuktra, Salamisi, Mantinea, Ira dhe Olimpia, tani popullohen nga shqiptarët dhe jo grekët. Bile edhe në rrugët e Athinës, që ndonëse për më shumë se çerek shekulli kryqytet i Mbretërisë greke, gjuha shqipe dëgjohet ende midis fëmijëve që luajnë në rrugët në afërsi të tempullit të Tezeut’ (Historia e Revolucionit Grek: 1861). Autorë të tjerë vënë në spikamë ngjyrën shqiptare të shumicës së popullatës nëpër qytetet më të mëdha të Greqisë së asaj kohe. Edmond About me 1855 shkruan: ‘Athina, njëzet e pesë vjet më parë, ishte veçse një fshat shqiptar. Shqiptarët përbënin, dhe ende përbëjnë, thuajse tërë popullsinë e Atikës; dhe brenda tri kategorive të kryqytetit, gjenden fshatra ku greqishtja mezi kuptohet’. Edhe francezi Pukëvill pajtohet me ngjyrat shqiptare të shumicës së popullsisë së Atikës. Edhe ‘Elefisi, gati në mes të rrugës midis Megarës dhe Athinës…është një fshat i mjeruar i banuar nga shqiptarët’ - shkruan

Henry A. Dearborn me 1819. Me një fjalë, duke u mbështetur në përshkrimet e G. Finlay dhe F. Martin shqiptarët popullonin tërë Atikën dhe Meseninë, pjesën më të madhe të Beotisë, krejt Salamisin, Korinthin, Argolisin dhe treva të tjera

të brendshme të Moresë (Peleponezit).

Shqiptarët luftuan, ndërsa Greqinë e krijuan Fuqitë e Mëdha!

Shqiptarët luftuan, ndërsa Greqinë e krijuan Fuqitë e Mëdha!

John Hobhouse (1809), bashkohanik i Bajronit, duke folur për përmasat e shtrirjes tokësore të zotërimeve të Pashallëkut të Ali Pashë Janinës thotë se në jug përfshinin një pjesë të Tebës, tërë Negroponten (Eubenë), trevën e Livadisë, Atikën, viset rreth Gjirit të Lepantos (Korinthit) dhe së fundmi edhe Morenë (Peleponezin), e cila i takonte njërit prej djemve të tij. Sami Frashëri në enciklopedinë e tij shumëvëllimëshe ‘Kamus Al-alam’ ku sipërfaq elemente biografikë të shqiptarëve me nam, përmend në zërat përkatës se djemtë e Ali Pashë Tepelenës, përkatësisht Muhtar Pasha dhe Veli Pasha ishin në detyrat e mytesarrifëve të Athinës (Muhtari) dhe të Moresë (Veliu). Kjo do të thotë se dhjetë vite para se të formohej Mbretëria rioshe e Greqisë, ajo quhej Shqipëri jo vetëm nga aspekti politik por veçanarisht nga ai etno-linguistik. Në mbështetje të këtij përfundimi vijnë një shumësi e panumërt

dokumentimesh etnografike të kohës, të cilat vënë në dukje karakterin shqiptar të hapësirave në fjalë. Jakob Philipp Fallmerayer i cili udhëtoi mespërmes Greqisë hasi në Atikë, Beoti, dhe në pjesën më të madhe të Peleponezit një numër të madh shqiptarësh të vendosur, të cilat nganjëherë nuk kuptonin madje as greqisht. Nëse dikush e quan këtë vend Shqipëri e Re, shkruan i njejti autor, jep emrin e saj të vërtetë. Për të, këto provinca të Mbretërisë Greke janë të lidhura me helenizmin aq sa janë malësitë skoceze me trevat afgane të Kandaharit dhe Kabulit. ‘Megjithëse teoria e Fallmerayerit si tërësi është përjashtuar, edhe në ditët tona është e vërtetë se një numër i madh, shumë nga ishujt e Arçipelagut dhe thuajse e tërë Atika gjer në Athinë janë shqiptare’ shkruan A. Vasiliev, autor i volumeve të tëra për Perandorinë Bizantine.

Pikërisht, kjo popullsi luftarake shqiptare (për të cilën flasin me admirim të gjithë europianët e kohës) do të jetë avangardja e kryengritjes së ardhshme e cila do të kurorizojë një Greqi të mëvetësishme. ‘Kunduriotët - shkruan Misha Glenny - familja më e fuqishme lundërtare e ishullit të Hidrës, që i priu një grupi domethënës gjatë luftës për pavarësi, ishin me prejardhje shqiptare’. Woodhouse veçon edhe prijësin e qëndresës në veri të Gjirit të Korinthit i cili ishte ‘sulioti Marko Boçari, pasuesit e të cilit ishin shumica shqiptarë’. Edhe Lord Bajroni kur kërkonte ca fakte bashkohore për të dëftuar se shpirti i madh helenik nuk ishte zhdukur, u drejtua pikërisht tek shqiptarët suliotë. Bile në përceptimin e asokohshëm europian, heleniku i vjetër që iluminoi me qytetërim Europën, shikohej tek shqiptari i asokohe.

David Roessel thotë: ‘Kur Disraeli (kryeministri britanik - S.M) e bëri grek heroin shqiptar Skënderbeun në novelën e tij Ngritja e Iskanderit (1831), ai nuk përpiqej të rishkruante historinë ose të shlyente identitetin shqiptar. Ai thjesht nuk i shikonte grekun dhe shqiptarin si terma përjashtues njëri me tjetrin’.

Së këndejmi, është për t’u shënuar pohimi i sinqertë dhe i përligjur i profesorit grek Nikos Dimous në një intervistë për New York Times: ‘Ne flisnin shqip dhe e quanim vetën rumë, por pastaj Winkelmani, Gëtja, Viktor Hugoja, Delakroiksi, na thanë neve, ‘Jo, ju jeni Helenë, pasardhës të drejtë të Platonit dhe Soktratit,’ dhe këtë e bënë’ (23 qershor, 2009).

Mbreti Otto I me fustanellë shqiptare

Mbreti Otto I me fustanellë shqiptare

Përveç të lartëpërmendurve, në kronikat e luftës për pavarësi të Greqisë, heronjtë, kapetanët dhe ushtarët ishin shqiptar. Në të mirë të këtij përfundimi flet fakti që menjëherë pas pavarësimit, në kohën e mbretit bavarez Otoni I, veshja emblematike shqiptare - Fustanella - u adaptua si veshje zyrtare e Greqisë, e cila përdoret edhe nga Garda e ushtrisë së sotme greke. Prandaj, flamujt e mburrjes së grekëve të sotëm me ‘Ellinikotita’ (grek i vërtetë) janë veçse një tregues i falsitetit të pretendimit të tyre.

Thelbi jo'grek i emrit ‘Grek’

Vetë zanafilla e termit ‘Greqi’ dhe ‘Grek’ është ilire. Shumica e historianëve bashkohor pohojnë se termi ‘grek’ lidhet padyshim me emrin ‘Graikhos’ (Γραικός) për të cilin i pari kumton Aristoteli (‘Meteorologica’ I. xiv), ndërkaq interepretimi modern kumton se ky emër është përdorur nga ilirët për t’i shënjuar dorët në Epir (për të cilët pranohet në mjedisin historigrafik botëror të kenë pasur pjesërisht karakter ilirik) nga Graii, emër autokton për një popull të Epirit. Irad Malkin (1998), historian në Universitetin e Tel-Avivit thotë se termi ‘Graikoi’ u shpërnda në Italinë jugore nga ilirët dhe mesapët. Henry Welsford (1845) thotë se ishin Pellazgët ata që e sollën emrin ‘Graikoi’ (Γραικο ) në Itali ndërkaq Wilhelm Ihne (1871) mendon se këtë e bënë Epirotët. Në këtë rast, njejtësia etnike pellazgo-iliro-epirote bëhet e pamohueshme pikërisht falë faktit të konfondimit të vazhdueshëm të Pellazgëve, Ilirëve dhe Epirotëve nga ana e studiuesve. George Grote në Historia e Greqisë, thotë se ‘Graikoi’ ishin një popull ilir, emri i të cilëve nënkuptonte ‘malësorë’.

Karikatura që satirizon Fuqitë e Mëdha (policët) dhe shteti i ri grek (fëmiju shqiptar me fustanellë)

Karikatura që satirizon Fuqitë e Mëdha (policët) dhe shteti i ri grek (fëmiju shqiptar me fustanellë)

Osborne William Tancock (1874) thotë së Graeci ishin një fis i vogël i vendosur në bregdetin ilir. Më vonë romakët do t’i quajnë tërë helenët e vjetër me emrin e përgjithshëm grek ose ‘Graeci’ më konkretisht. Leonard Robert Palmer (1988) është i prerë në atë se emri ‘Graeci’ është emër ilir kurse Eric Partridge (1977) e quan emër me ‘origjinë pellazge’. Malte Brun (1829) gjatë elaborimeve të tij për të dëshmuar ‘strukturën helenike’ të shqipes thotë se ‘Graia’ (Γραία) shpjegohet përmes fjalës shqipe ‘Grua’. Edhe profesori i letërsisë greke në Universitetin e Palermos, Xhyzepe Krispi (1831) mbështet zbërthimin e propozuar nga Malte Brun: ‘Dhe pikërisht Γραία do të thotë grua plakë, madje mund të merret fare mirë për zonjë shtëpie, në kuptimin e gruas me përvojë. Sido që të jetë, grua është një fjalë shumë e vjetër’.

Nicholas C. Eliopoulos (2002) pohon se në perceptimin romak përmes ‘Graeci’ identifikohej identiteti matriarkal i tyre. Kjo përforcohet edhe nga dëshmitë e bollëkta të autorëve greko-romak ku në botën iliro-epirote kishte një nderim të madh për gjininë femërore, veçanarisht për gruan. William Ridgeway, historian britanik thotë se Aristoteli duhet të ketë pasur në mendje Ilirët kur thotë se popujt luftarak dhe ushtarak, me përjashtim të keltëve, kanë qenë nën kontrollin e grave. Ilirët kanë qenë nën gineokraci (sundimi i grave) në shekullin e tretë p.l.k ndaj nuk duhet parë si befasi fakti që monarku më i rëndësishëm ilir ishte femër. Kjo ishte Teuta, mbretëreshë ilire e cila me 228 p.e.s. vrau të dërguarit e Romës. Edhe në ‘Encyclopaedia Britannica’ (1911) pohohet e njejta: ‘Duket që gratë në Iliri kanë pasur një pozitë të lartë në shoqëri dhe madje të kenë ushtruar fuqi politike’. Dëshmia e Pseudo-Skylaksit në ‘Periplus’ (21) se liburnët i nënshtrohen pushtetit të

grave interpretohet nga një sërë studiuesish bashkohor si një lloj matriarkati. Kurse, Stipçeviq (1974) beson se kemi të bëjmë me ‘mbeturinat e një institucioni të stërlashtë, rrënjët e të cilit duhet kërkuar në periudhën paranindoevropiane’. Straboni në kumtin e tij (7.7.12) bën fjalë për kastën priftërore të Dodonës pellazgjike në të cilën profetizonin tri gra ( στερον δ' πεδείχθησαν τρε ς γρα αι, πειδ κα σύνναος τ Δι προσαπεδείχθη κα Διώνη.)

Edhe brenda kuadrit të legjendave lashtësore pellazgjike, veçmas në legjenden e Perseut përmenden tri hyjneshat e quajtura GRAIAI të cilat në përfytyrimin mitologjik paraqiteshin si plaka të vjetra, madje edhe të lindura të plakura. Për t’i dhënë përligjje shkencore etimologjisë së mësipërme ku ‘graia’ barazohet me ‘grua’ në shqip, na shërben mjaftueshëm kumtimi i Strabonit (VII, 2) se në gjuhën e molosëve dhe thesprotëve plakat quheshin ‘γραίας πελίας’ (graias pelias).

Me fjalë të tjera, zbërthimi përfundimtar i emrit Grek - ‘Graikoi’ lidhet me fjalën iliro-shqipe ‘gra plaka’ si referencë e drejtëpërdrejtë ndaj kultit të nënës dhe gruas në botën e lashtë pellazgo-ilire. Në llojshmërinë dialektore të shqipes gjejmë përkatëse për γραίας si p.sh gra (në shumës), graria, granimi, etj. Edhe më vonë, etnonimi ‘grek’ ose ‘graeci’ ka nënkuptuar substancialisht shqiptarin. Vendbanimi ‘Piana del Greci’ në trevën e Palermos në Sicili është banuar vijimësisht prej shqiptarëve të ritit ortodoks. Më vonë gjatë viteve të 30’ta të shekullit të kaluar emërtimi i vendbanimit ndryshon në Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet).

Prishtinë, më 11 Gusht 2010

Burimi: www.pashtriku.org

domenica 24 ottobre 2010

Epiri është dhe do mbetet shqiptar

Po botojmë këtu poshtë një letër me shumë rëndësi drejtuar redaksisë së gazetës Moniteur Universel, të Parisit. Botuar në atë gazetë në Maj 1879, nga patrioti i Rilindjes Shqiptare, Abdyl Frashëri.

Zotëri Redaktor!

Me habi pamë se gazeta e rëndësishme "Republique Française", e cila në polemikën e saj të zakonshme kurrë nukAbdyl Frashëri devijon nga rregullat e modestisë, botoi disa pjesë të shkëputura nga Memorandumi i Lidhjes Shqiptare, dhe poshtëroi e bëri qesharake atdhetarët tanë.

Atij artikulli nuk i dhamë asnjë përgjigje, por "Republique Française", duke u rikthyer prapë në çështjen në fjalë, u orvat të tallë dy të dërguarit e Lidhjes Shqiptare. Një sjellje të tillë fare nuk e pritnim prej një gazetave që simpatizonte luftën e kombësive.

Franca qanë gjithmonë humbjen e krahinave të saj: banorët e Alsace e Lorraine rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i gjen qesharakë shqiptarët, të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqsie të tillë? Nuk jemi savantë dhe as pretendojmë për të, por historinë e atdheut tonë e kemi studjuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër.

Banorët e Epirit i quajnë "Pellazgë". Herodoti, Tucididi dhe Straboni dalin me konkluzionin se ky vend nuk ka qenë pjesë e Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia nga veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe Gjiut të Ambrakisë. Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihme grekërve të sotëm, po pyesim ata që kanë mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke? Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia, Thraka, Rumania, Azia e Vogël, sipas vendeve të Greqisë së Madhe, edhe Marseja e juaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë. Sa janë vallë grekët që ndodhen në të dhe ku banojnë? Në Korçë? Në Berat? Në Gjirokastër? Apo në Çamëri? Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë, jo epirotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë puro për të nginjur lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre… Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmon se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë Cariste!!! Por kjo (Rusia) i përkrahë pretendimet e saj me anën e forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen!!! Që në fakt janë vetëm miq të zhurmës, Europa nuk do të kishte kurrë qetësi. Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do të shpiente Greqinë shumë larg, por në rradhë të parë do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët dyqind mijë shqiptarët që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur "Plakë", dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri është dhe do të mbetet gjthëmonë shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia. Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogjet shuma të majme, të cilat mund t'i përdorte në mënyrë më të arsyeshme. Ajo përpiqet t'i zgjasi një ngatërrese, e cila s'ka për të mashtruar asnjë europian. Po të ngulë këmbë Greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë nji vullnet të patundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë por të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkë-atdhetarëve tanë. Europa do të marrë përsipër përgjegjsinë e luftërave shkatërrimtare që do të inauguronte për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia. Shpresojmë, zoti redaktor, se do ta botoni përgjigjen tonë, gjë për të cilën dhe ju falënderojmë qysh më parë.

Burimi: gazeta Tirana Observer

domenica 17 ottobre 2010

Disa fjalë të kulturës Etruske (2)

-pjesa e dytë dhe e fundit-

Kotasi

Sipas Herodotit, Lidët, për të kaluar kohën përdornin sende që i quanin KOTASI. Sende të tilla janë gjetur edhe në varrin e një gruaje etruske.

Sende pët të kaluar kohën: KOTASI.

Në shqip kemi: sende koti, punë koti. Po ashtu kemi edhe KOTASI me kuptimin : në mënyrë të kotë.

Munth

MUN, MUNTH; latinisht mundus.

Etruskologët shpjegojnë:

Në pikën ku duhej të binte qendra e qytetit të ri të etruskëve, hapej një grope shumë të thellë, gati gati me formën e një pusi. Kjo gropë shërbente për të bërë lidhjen ndërmjet botës së gjallë dhe botës së të vdekurve. Pastaj gropa mbulohej me pllaka guri dhe quhej porta e mundimeve ose siç thotë Varoni porta e ferrit. Latinët e quajtën mundus, fjalë që morën nga etruskët.

Etruskët: MUNO = MUNTH

Shqip kemi: MUND, MUN.

Vegoia

Vegoja është një profeteshë etruske që i komunikoi popullit vendimet e Jupiterit dhe të drejtësisë.

Në shqip kemi:

1. VEGOIA: VEGOJ, VEGIM.

2. VEGOIA: ajo që vë gojë, ajo që thotë.

Sipas një varianti në latinisht, profetesha i ka shpjeguar me gojë vendimet e Jupiterit në këtë mënyrë:

Dijeni që deti është i ndarë nga toka. Dhe se Jupiteri tokën e Etrurisë e quan pronë dhe urdhëron që terreni të matet dhe fushat të paisen me kufi. Dhe; meqë ai e di mirë se toka ngjall lakmi dhe etje tek njerëzit, dëshiron që çdo gjë të jetë përcaktuar saktësisht me anë të shenjave të kufirit…, kush luan gurët e kufirit, dënohet me vdekje.

Koncepti për gurët e kufirit ndodhet edhe në të drejtën e dokeve të Veriut të Shqipërisë, në Ligjet e Dukagjinit.

Lukumon

Etruskët udhëheqësin e tyre e quanin Lukumon. Në shqip kemi:

LUKUNI; Turmë njerëzish, turmë ujqish.

Duke u nisur nga kuptimi në shqip i fjalës Lukuni, fjala Lukumon na kujton atë që udhëheq turmën.

For

Mbreti etrusk Tarkuin Prisko ndërtoi në Romë një vend ku ai kisht mundësi për të folur me popullin. Aty bëheshin edhe shfaqe. Ky vend quhej FOR. Mos vallë fjala FOR fsheh kuptimin FOL, vend për të FOLUR?

Hastat

Një nga njësitë përbërëse të ushtrisë së mbretit etrusk Tarkuin Prisko quhej HASTAT. Autorët antikë shpjegojnë se pjestarët e ushtrisë etruske pajiseshin vetë me armatim. Nga armatimi që mbanin, merinin jo vetëm emrin por edhe pozitën shoqërore. HASTAT shqiptohet edhe HASHTAT, të sjell ndër mend fjalën shqipe USHTË-A, shumës USHTAT. Nga emri i armës USHTË kemi edhe emrin e luftëtarit USHTAR.

Në gjuhën sanskrite Hasta do të thotë DORË-A.

Sella curules

Mbretërit etruskë të epokës së mbretërimit tarkuin në Romë uleshin mbi një ndenjëse të ashtëquajtur sella curules, të cilën më vonë e përdorën edhe romakët. Sella curules përdoret edhe sot për të treguar fronin e posaçëm ku ulet një njeri i shquar. Kjo shprehje citohet si latine, paçka se vetë latinët thonë se ajo është etruske.

Në këtë shprehje të bën përshtypje fjala CURULES, e cila përkon me shqipen KUR ULESH. Pra sella curules në gjuhën shqipe jep kuptimin SHALA KUR ULESH.

Hister

Tit Livi thotë: në gjuhën etruske aktor thuhet Hister.

HISTER, HISHTER: HIQTAR, ai që hiqet, ai që shtiret.

Kur

Çdo qytet etrusk ishte i ndarë në Kure.

Në shqip ka mbërritur, p.sh. Kuri im me kuptimin prona ime kur lajnë fëmijët me peta. Po ashtu edhe Kur me kuptimin ndarje mbenda një tharku. Kemi edhe Kurth, Kurm.

Kurm, do të thotë trup. Në sanskritisht trupit i thonë Karma.

Marrë nga libri Një shqiptar në botën e etruskëve i autorit Ilir Mati

domenica 10 ottobre 2010

Disa fjalë të kulturës Etruske (1)

-pjesa e parë-

Në fjalorin e gjuhës etruske thuhet:

TAGET, sipas mitologjisë etruske ishte një fëmijë me dituri plaku, që lindi nga plisat e tokës së sapolëruar. Ai qe i pajisur me aftësi profetike. Tageti ishte parashikues i madh.

Legjenda thotë se një fshatari, duke punuar tokën e tij pranë lumit Marta Etruri, i ndodhi diçka e çuditëshme, nga një plis i tokës së sapoçarë me plug prej druri lindi një qënie hyjnore. Qënia kishte pamjen e një fëmije, por me diturinë e një plaku. Nga të thirrurat e fshatarit ia behën mbretërit – priftërinjtë etruskë, të cilëve fëmija plak u këndoi doktrinën e shenjtë, doktrinë që ata e shkruan për ta trashëguar si gjënë më të shtrenjtë.

Këtë qënie hyjnore etruskët e quanin Taget, fjalë që shqiptohet Tagjet.

“Doktrina etruske” ishte një tërësi ligjesh në bazë të të cilave rregullohej gjithë jeta e etruskëve nga lindja deri në vdekje. Grekët dhe Romakët thoshin se kjo formë ligjesh rrallë mund të gjendej tek popujt e tjerë (tek shqiptarët kjo dukuri ka mbërritur deri në ditët e sotme në formën e kanuneve).

Aty ku u shfaq perëndia Tagjet , etruskët rrethuan vendin dhe ndërtuan qytetin e tyre të parë Tharkuinë. Legjenda sipas Romakëve, thotë se qyteti mori emrin e bujkut i cili e kishte emrin Tharkon.

Tharkoni u quajt nga etruskët edhe si themeluesi i të gjitha qyteteve të tyre që lindën më vonë. Këto qytete si karakteristikë të parë kishin rrethimin e vendit ku do të ndërtoheshin, si edhe qeverisjen në bazë të “doktrinës etruske”.

Etruske

Shqip

   

TAGET

TAGJET

THARKON

THARKON

THARKUINE

THARKU INE

THARK

THARK

Koment:

aty ku fshatarit iu shfaq Tagjet-i , etruskët tharkuan vendin dhe e quajtën Tharku ine, me kuptimin qyteti ynë (barku ynë). Të gjithë qytetet e tjera ata i tharkonin.

Kështu, në legjendë, Tharku hyri si themelues i qyteteve në formën e emrit të fshatarit Tharkon.

Tagjeti mbeti në histori si themelues i “doktrines etruske” dhe parashikues për të gjetur fatin e të tjerëve.

Dodonë të Eladës, perëndia e parashikimeve ishte Themisi. Në shqip të dy emrat si tek etruskët, ashtu edhe në Dodonë kanë në vetvete kuptimin e fallxhorit, të atij ose asaj që parasheh.

Shënim:

Në gjuhën sanskrite qarkut i thonë cakra. Në shqip kemi cak-u dhe në shumës cakra, caqe. Vihet re se lidhja me fjalën Thark është e afërt.

Marrë nga libri Një shqiptar në botën e etruskëve i autorit Ilir Mati

domenica 3 ottobre 2010

Orakulli i Dodonës

 

Shumë janë shkruar mbi prejardhjen e emrit të profetit të madh Thamir, dhe po aq janë shkruar dhe mbi fjalën Tomur me të cilën shumë studiues të epeve homerike e zëvëndësojnë fjalën Themist tek Odisea, vargu 403. Tomur sipas kërkuesve të lashtë do të thotë profeci, pra diçka e përafërt me themistët. Me sa duket e pëlqyen më shumë se fjala Themist dhe e lidhën me malin e Epirit Tomar të Helopisë dhe Dodonës.

Po përse? Këtu kruajnë mustaqet e tyre filologët e rinj. P.Karolidhi zemërohet me versionin që japin”albanologët dhe politikanët” shqiptarë. Por le ti japim fjalën njëtit prej “politikanëve shqiptarë”, Jani Vretos që në veprën e tij të famshme “Apologjia” shkruan :

“… akoma edhe sot tradita e orakullit të shenjtë të Dodonës është njësoj e gjallë. Kështu mali ku gjendej Dodona quhej Tomar dhe shenjtorët e Dodonës Tomare ose Tomure. Profecitë e Dodonës trasmetoheshin me anë të ahishtes së shenjtë dhe kazanit të shenjtë. Mirëpo fjala Tomarë dhe Tomare ose Tomure gjendet e qartë në gjuhën shqipe. I mirë (në kuptimin e shenjtë, zemërmirë, shpirtmir i virtytshëm) në shumës bën të mirë, nga e cila u formua fjala greke Tomar, Tomur etj. Tomorr në Shqipëri quhet mali më i lartë i Toskërisë, dhe Tomorricë zona rreth rrëzës së Tomarit. Akoma edhe sot një oshëtimë që vjen nga gryka e një topi të padukshëm që është fshehur atje, duke zëvendësuar zhurmën e ahishtes dhe të kazanëve, parashikon që do të ndodhin gjëra të mëdha.

Pra kaq ndryshim i vogël mes shekujve dhe ndryshimeve të feve nga paganizmi në krishtërim, dhe nga krishtërimi në myslimanizëm. Pra kot e kërkojnë Dodonën e madhe në vend tjetër…” (fq. 84).

Kishte të drejtë “politologu shqiptar” Vreto, dhe gabim ata që e kërkonin diku tjetër deri atëherë për Dodonën (Semiteli, Arvantini, Petridhi etj). Në të njëjtin vit, 1878 që u botua “Apologjia” e Jani Vretos, K. Karapani botoi në frëngjisht veprën e tij në dy vëllime, “Dodona dhe gërmadhat e saj” dhe e konfirmonte vendëndodhjen e Dodonës së lashtë me gërmimet e tij në malin Tomorr.

Marrë nga libri Arvanirasit dhe prejardhja e grekëve i autorit Aristidh Kola