domenica 26 settembre 2010

Frigjët

 

Etnografia e Frigjisë dhe geografia e saj fizike na hedhin mjaft dritë mbi gjuhën e këtij populli. Fjala frigj ose frigos, shqiptohej me φ, të frymëtuar, që më pas u bë v dhe frigjtë u quajtën edhe vrighes. Kjo fjalë ka kuptim në gjuhën shqipe dhe do të thotë fryrës nga fjala frin-fryn. Ndoshta aludohet për përdorimin e fryrjes me kacekë nëpër furra nga që frigjtë qenë të parët që punuan metale në zjarr. Për të konfirmuar këtë opinion, ia vlen të përmëndet se ka egzistuar një vend i quajtur ophyr ose obrygio, që ngjan me fjalën greke ό πύρ (o pir) - zjarr , ose ophir që në gjuhën hebreje do të thotë ar, flori, dhe në gjuhën popullore quhet obriz, ophirizum, një vend në të cilin brenda oxhaqeve me zjarr, veçohej ari nga rërat e lumenjve që merreshin nga Kaukazi.

Mund të nxirret edhe një etimologi tjetër nga fjala Bryges, siç quheshin popujt e Frigjisë, për shkak të veshmbathjes së tyre: Breches, Bryges, Phryges, që mbanin çorape apo brekë të gjata, nga fjala shqipe brech – brekë, prej ku keltët thoshin breeches - brekë ose pantallona të ngushta siç quhen edhe sot e kësaj dite nga anglezët, broeches nga bullgarët dhe brog nga cimbrët gjermanikë.

Nga vetë kjo fjalë frigjo-shqiptare u quajt βρίκισμα (vrikisma) një lloj valleje frigje hareje e ngazëllimi që kërcehej në festat e Bakusit dhe që për shkak të shkundjes së veshjeve apo brekusheve , gati thuhej brechismata, shkundje e brekëve: βρίκισματα (vrikismata), shpjegon Hezikiusi, όρχησις φρυγιακή (ohrisis frigiaki), do të thotë: valle frigje.

Nga frigjtë, nga keltët ose nga shqiptarët, rrodhi më pas te latinët fjala braca, ndërsa në Siçili dhe në Itali, fjalët vrachi dhe brache.

Për më tepër frigjtë koribantë quheshin edhe haberi që si iberët aziatikë, edhe e kishin marrë këtë emër nga bâri – bar, sikur të quheshin njërëz të barit, një emër përshkrues për barinjtë nomadë. Mund të quheshin dhe Habôri pra të borës, të dëborës sepse malet e tyre të Kaukazit dhe të Taurit qenë gjithnjë të mbuluara nga bora, që në shqip thuhet borë: prej nga ka rrjedhur dhe emërtimi i hiperborëve e i boriadëve në Trakë, ndërsa në Maqedoni i malit që i thonë bora, i erës borea dhe i një mbreti që quhej Boris.

Koribantët quheshin edhe gureti, nga fjala gur, pra banorë të gurëve e të vendeve me gurë. Ose quheshin kuretë nga fjala shqipe cuar – korr, duke aluduar për κυρά (kira), e tyre, pra për qethjen, njësoj sikur të quheshin kuaretë.

Marrë nga libri Shqipja nëna e gjuhëve i autorit Giuseppe Crispi

domenica 19 settembre 2010

Shqipja gjuha nënë

 

Që nga antikiteti më i largët shqiptarët gjithmonë janë denigruar e zhvlerësuar sistematikisht nga të rishardhurit: helenët,të cilët pasi arritën ta ngrenë gjuhën e tyre në gjuhë zyrtare të arsimit, të artit, të qytetërimit e të kishës ose të drejtësisë, bënë që shqipja, e cila kishte qenë liturgjike madje para gjuhës së tyre, kalonte në plan të dytë në vend që të dilte në krye siç e meritonte, duke qenë se ajo ishte në origjinë të saj dhe pa të greqishtja nuk do të kishte lindur.

Në fakt studimi i thelluar i shqipes, i greqishtes dhe i latinishtes bën të dalë qartë, se mardhënia e afërisë që i lidh, është ai i nënës për shqipen dhe i bijave për të dy të tjerat: greqishten dhe latinishten. Ne nuk druhemi ta përdorim një terminologji të tillë që të përcaktojmë afërinë, e cila i lidh me të vërtetë këto tri gjuhë – edhe disa të tjera – sepse në të vërtetë kemi të bëjmë me një mardhënie të tillë, me gjithë faktin që ka gjuhëtarë, të cilët pretendojnë se lidhur me mardhëniet e farefisnisë midis gjuhëve, ai i nënës dhe bijës nuk mund të zbatohet, sepse nuk është çështja e një farefisnie të tillë, por për një evoluim të gjuhës.

Sipas pikpamjes sonë, po të pranohej një mendim i tillë, duhej të thoshim se greqishtja dhe latinishtja janë gjuhë shqipe të evoluara. Në realitet, kemi të bëjmë me një evoluim ose ndërrim të një gjuhe në një tjetër, por siç e kërkojmë ne, kjo do të thotë t’i jepet një emër pikërisht rezultatit të këtij evoluimi, i cili ka bërë, pamvarsisht nga gjithçka, një lidhje farefisnie që i bashkon realisht këto tri gjuhë, ka ndërhyrë dhe ekziston, edhe nëse do t’i quanim greqishten e latinishten, gjuhë të evoluara nga shqipja. Dhe nëse shqipja atëhere, që ka pësuar këtë evoluim, nuk kemi të drejtë ta quajmë nëna e këtij evoluimi, sepse ajo ka qënë, në mos tërësisht, të paktën thelbi i këtij evoluimi? Kështu siç mendojmë ne, dhe me të drejtë, që emri i nënës për shqipen dhe i bijës për secilën nga dy gjuhët e tjera: greqishtja dhe latinishtja, janë saktësisht emrat ose cilësimet që përshtaten më mirë dhe që na imponon një emërtim i tillë.

Nga ana tjetër, ka një vërejtje të rëndësishme, që duhet bërë këtu lidhur me dallimin ndërmjet helenëve, nga njëra anë, dhe pellazgëve, shqiptarëve ose grekëve, nga ana tjetër. Pas luftës me atlantët kanë kaluar nëntë mijë vjet deri në epokën e Platonit, pellazgët – atikë, athinas të Greqisë, për shkak të famës që morën nga fitorja në krye të të gjitha trupave pellazge të Europës, vijuan të luajnë gjithnjë rolin e parë në çdo lëvizje të rëndësishëme që ndodhi më pas. Por meqë pas vërshimit të egjiptasve të Danait e fenikasve të Kadmit, një pjesë e këtyre pellazgëve të Greqisë pranoi të përzihej me pushtuesit për të ndërtuar klasën sunduese të momentit dhe morën emrin e helenëve, këta helenë përqëndruan te vetja, tek emri i tyre gjithë meritën e qytetërimit të quajtur pellazg (dhe më vonë helenik), nën këtë emër të helenëve bënë që të eklipsohej çdo kujtim për përkatësinë e tyre qoftë edhe të pjesëshme, në popullin e madh pellazg.

Marrë nga libri Enigma i autorit Robert D’Angely

domenica 12 settembre 2010

Muzeu arkeologjik i Vatikanit (3)

-pjesa e tretë-

Gjithmonë në të njëjtin muze, një objekt shumë interesant dhe i bukur, i rrallë në llojin e vet, është një tempull i vogël cilindrik, që na fton të reflektojmë për formën e tij jo të zakonshme dhe për konceptin e dhimbjes që na sjell të gdhendur:

clip_image002[12]

clip_image004[12]

Pellazgo-Etrusk

Shqip

   

LA

lanë

ROI

roi (jetën)

THANKH

tanë (të gjithë)

FILUS

fillus (rekrutët)

MASH

mosh

NIAL

dial (të re)

Sot në gjuhën shqipe shumësi i la është lanë. Në kohët e lashta jo gjithmonë ky rregull merrej parasysh. Nuk mungojnë shembuj edhe në gjuhë më të reja të foljeve në njëjës në vend të shumësit, sidomos nëse i referohemi shumësit kolektiv të të njëjtit lloj.

Një pjesë e thjeshtë guri mban të gdhendur këtë mbishkrim:

clip_image006[12]

clip_image008[12]

Pellazgo-Etrusk

Shqip

   

ARNO

Arno (Krijuesi)

LA

la

ROAL

roi-plotjen (në lulen e jetës)

Sot ne themi: o Zot i madh, na la në lulen e jetës! Një thirrje dëshpërimi që mendja nuk shpjegon dhe arsyeja refuzon.

Në vend të zakonshmes LA ROI (la jetën), në këtë mbishkrim dhe në atë vijues kemi LA ROAL. Prapashtesa –AL shpreh pa dyshim një kulm ose një rritje, kështu si në fjalën LARTHAL (shumë i lartë), në krahasim me LARTH (i lartë). Kjo vlerë sot nuk mund të jepet me një fjalë të vetme, as në gjuhën shqipe dhe as në atë italiane, në një rast si ky që është i lidhur me konceptin e “jetës”, kështu që mun të tentojmë që ta interpretojmë me një shprehje që e intensifikon, siç është pikërisht lulja e jetës.

Le të shohim tani pllakën e dytë ku gjejmë fjalën ROAL, e klasifikuar me numrin 207112:

clip_image010[4]

Pellazgo-Etrusk

Shqip

   

LA

la

RIS

risi (rininë)

LA

la

ROAL

roi-plotjen (në lulen e jetës)

Fjala RIS që e kemi parë edhe në muzeun e Tarkuinisë me formën RISÌA, është e njëjta me fjalën RINÌ që e kemi parë në muzeun e Kiusi-t: RINÌ = rinia, RISÌA = rinia, si RINÌ dhe RINIA.

Në një tjetër gur gjejmë të gdhendur fjalën CAE që këtu na jepet pa dyshim në shumës CAINE:

clip_image012[4]

clip_image014[4]

Pellazgo-Etrusk

Shqip

   

CAINE

qajnë

I RAMO

i ramë (të rënët)

Dhe në fund kjo pllakë që i drejton ARNO-s një mesazh të shkurtër, që për fatin e keq nuk mund të lexohet i gjithi për shkak të thërmisjes së gurit.

clip_image016[4]

clip_image018[4]

Pellazgo-Etrusk

Shqip

   

ARNOA

(nga) Arnoia (nga Krijuesi)

CAES

qaesh (qahesh)

Siç e kemi parë edhe në muzeun e Viterbo-s, fjala CAE, i zgjedhuar në vetën e dytë njëjës të kohës së tashme CAES, ka një kuptim më të gjerë e më të thellë se sa qaje.

Do të kishte një kuptim më të qartë po ta interpretojmë, pa mbajtur parasysh fjalët ndërmjetëse që mungojnë.

Nga Krijuesi ke mëshirën, mbarësinë, dhembshurinë.

Marrë nga libri L’etrusco lingua viva e autores Nermin Vlora Falaschi

domenica 5 settembre 2010

Muzeu arkeologjik i Vatikanit (2)

-pjesa e dytë-

Le ti rikthehemi termit LISA, kuptimi magjik dhe sentimental i tij është i lidhur me kujtesën e santuarit legjendar të Dodonës, që është djepi i kulturës pellazgjike, është komentuar kur kemi trajtuar sarkofagun e Firences ku i bëhet thirrje “Krijuesve të rracës që ishin atje ku lind drita dhe ku janë lisat”.

Le të shohim tani mbishkrimin e Kiusi-it që përmban flajën TUT.

clip_image002[6]

clip_image004[6]

Pellazgo-Etrusk

Shqip

LO

Loc (vëllai i vogël)

TREPY

treti (është humbur)

TUT

tut (frikë)

NAI

nai (tek ne)

PAN

pan (kanë parë)

L…

L…

REMZ

Ramë (kemi rënë)

NA

na (neve)

RESE

Reze (Etruskët)

THE

dhe (edhe)

RINIA

rinìa

Në muzeun arkeologjik të Vatikanit gjendet edhe kjo urnë me një basoreliev që rafiguron një pjesë gjahu, me kuaj, qen dhe një derr të egër që është viktima. Personazhi që pushon mbi kapakun ndoshta ishte një gjahtar i zoti: kështu të paktën i është trazhëguar pasardhësve.

Megjithatë mesazhi na zbulon një dhimbje të pafund:

clip_image006[6]

clip_image008[6]

Pelasgo-Etrusco

Albanese

OAN

Joni (i yni)

TRENOI

trenoi (çmëndi)

NE

ne (neve)

INASPRESH

ashpërsisht

Në këtë mbishkrim meriton një vëmëndje të veçantë fjala OAN, që në shqip është joni (i yni), që i referohet të vdekurit tonë, që na përket neve. Një shembull tipik i kësaj fjale OAN, ose edhe ON ose ION, është emri i detit Jon. Deti Jon ishte mare Nostrum i Pellazgëve: sipas Tuqididit, Jon ishte edhe deti Adriatik i sotëm, brigjet e të cilit ishin të banuara në kohët e lashta nga fise pellazgo-ilire, që e konsideronin si një liqen që u përkiste këtyre fiseve.

Një tjetër fjalë është INASPRESH, ashpër në gjuhën shqipe, aspro në gjuhën italiane, që ka edhe kuptimin me shumë dhimbje.

Marrë nga libri L’etrusco lingua viva e autores Nermin Vlora Falaschi