domenica 27 giugno 2010

O e bukura More

Historia e një Kënge 600 - vjeçare Shqiptare

Nga Lirio Nushi

Kjo këngë mërgimi, kaq e njohur dhe e dashur jo vetëm për Arbëreshët e Italisë, por edhe për Avanitët e Greqisë dhe shqiptarët e të gjitha trevave, përmban në vetvete pothuajse gjithë sekretin historik të krijimit të fshatrave të arbërëreshëve të Italisë. Por shumë pak e dinë se kujt i kushtohet kjo këngë... ! MORE ! – është nji pasthirmë... ?, është nji vajzë e bukur... ? .

- JO!

MORE, - është PELOPONEZI i sotëm i Greqisë! Nji trevë e madhe së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin nga MORE në PELOPONEZ, dhe kënga “O E BUKURA MORE” , memorizon kujtesën dhe mallin e një atdheu të humbur, është nji toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.

Kjo është ndoshta kënga më e vjetër shqiptare që mbetet e gjallë akoma edhe në ditët tona e që vjen të na rrëfej nostalgjin e madhe por dhe sekretin historik të krijimit të komunitetit arbëresh të Italisë.

Dokument i kësaj kënge për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866. Në këtë lëndë është publikuar teksti i kësaj kënge i  shkruajtur në shqip, por me alfabet grek.

clip_image002

“O E BUKURA MORE”

‘O e bukura More

çë kur të lje (lasçë)

më nigjë të pe

atje kam unë zotin-tatë

atje kam u mëmëm time

atje kam u tim vëlla

‘O e bukura More

çë kur të lje (lasçë)

më nigjë të pe.

Ky tekst burimor-popullor me ritëm tresh, është i vetmi version dhe tekst origjinal i këngës “O E BUKURA MORE”, por nuk dihet se kush arbëresh i këndoi për herë të parë këto vargje kaq të thjeshta por që mbeten gjallë dhe këndohen po me të njëjtën dhimbje edhe sot.

Botim i këtij libri u realizua në Itali në vitin 1866 nga shtëpia botuese “F. ALBERGUETI  E.C.” , i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese”përgatitur me shumë kujdes nga filologu Arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), duke pasur për bazë dorëshkrimin e Kieutit (1708).

LARGIMI

Por si dhe pse u larguan arbëreshët e sotëm nga trojet e tyre, nga Moreja (Peloponezi sot), dhe nga Arbëria, (Shqipëria sot) ,si u krijuan katundet arbëreshe në Italinë e Jugut?

Me rënien dhe pushtimin e Koronit (1453), kala që ndodhet edhe sot e kësaj dite në More (Peloponezi i sotëm në Greqi), perandori Karli i tretë, i dha urdhër Kapitenit Andrea Doria të marri Grekë dhe Arvanit-Arbëror nga Moreja, dhe ti çojë ata në Italinë e Jugut. Kjo përbën në të vërtetë fillimin e krijimit e fshatrave arbëreshe por edhe grekëfols të Italisë së Jugut. Në këto momente të shpërnguljes së tyre arbëreshët kënduan ndoshta për herë të parë këngën “O E BUKURA MORE” me mall dhe vajtim.

Shqiptarët e parë që vinin nga Arbëria-Shqipëria sot, u vendosën në Kalabri dhe në Siçili, mbas ftesës së mbretit Alfonso V, të Aragonës, bëhet fjalë për luftëtarë shqiptarë të cilët u vendosën përfundimisht dhe me familjet e tyre në Kalabri dhe Siçili për të ndihmuar përforcimin luftarak të Mbretit Alfonso në përpjekjen e tij për të mbytur revoltat kundër tij. Pra krijimi i këtyre fshatrave kishte karakter ushtarak.

SKËNDERBEU

Në vitin 1461 vetë Gjergj Kastriot Skënderbeu Kryezot dhe i plotëfuqishm i Arbërisë (Shqipëria sot), me një trupërojë të madhe dhe të fortë luftëtarësh shqiptarë, do të luftonte në përkrahje të Ferdinandit, djalit të mbretit Alfonso të Italisë së jugut dhe princit të Tarontos, dhe për këtë ndihmë dhe përkrahje ushtarake si shpërblim atij ju dhuruan dy feude në Pulia të Italisë.

Kjo popullatë e pasuroi dhe populloi pjesën e shkretuar të kësaj zone dhe njëkohësisht e rrethoi ate ushtarakisht duke krijuar kështu një pjesë territoriale të mbrojtur.

Pak para vdekjes së Skënderbeut (1467), por kryesisht mbas vdekjes së tij (1468) dhe rënies e pushtimit të Krujës nga Turqit (1478), një turmë e madhe shqiptarësh dhe në kushte dramatike do të largoheshin për në Itali dhe do të vendoseshin në fshatrat tashmë të ngritur shqiptarë duke krijuar njëkohësisht dhe fshatra të reja.

Të tjerë shqiptarë u vendosën në Italinë e Jugut me urdhërin dhe bekimin e Skënderbeut si dhe djalit të Joanit në dy feudet e Pulias që i pat dhuruar Ferdinando në Galatina (1485).

Një pjesë tjetër shqiptarësh ndoqën nga pas Irini Kastriotin e cila u martua me princin Bisingano në Kalabri.

Numri i kësaj popullate duhet të ketë qenë shumë i madh pasi krijoji një zonë përfundimtare me një fizionomi të vetën gjuhësore, kulturore dhe tradicionale duke krijuar kështu fshatrat e sotëm arbëresh të Italis.

Shqiptarët Katolik të ardhur nga Shqipëria e Veriut që u vendosën në Italinë e Jugut, u përshtatën shpejt me gjuhën, kulturën dhe fenë e vendasve italjanë, ndërsa shqiptarët që kishin shkuar nga Shqipëria e Jugut dhe Arvanitët-Arbërorë të Moresë që nuk ishin katolik por ortodoks, pavarësisht nga kundërshtimet dhe imponimet e peshkopëve vendas italjan, ruajtën të veçantat e kulturës dhe të zakoneve të tyre dhe fenë e riatualin ortodoks bizantin, dallim i cili duket akoma edhe sot e kësaj dite. Duke bërë që besimi fetar ortodoks bizantin ti dalloj ata nga vendasit.

GJUHA

Gjuha e shumicës së Arbëreshëve të Italisë ka shumë ngjyrime dialektike por si baz ka dialektin tosk që flitet në Shqipërinë e Jugut dhe me të njëjtën ngjashmëri të gjuhës që flasin Arvanitët-Arbërorë të Greqisë. Prezenca e fjalëve greke është e pranishme dhe kjo ndodh për kohën e madhe të bashkjetesës së tyre me grekët gjat perandorisë bizantine. Shumë prej këngëve arbëreshe përputhen me Moren, dhe shumë toponime të tjera në këto zona sikurse Koroni, Nafplio, Korintho... etj.

Sot koha dhe ndryshimet kanë bërë të vetat dhe në mënyrë të pashmangshme hapa të mëdhenj, por nuk kanë mundur të zhdukin apo pluhurosin këtë të veçantë që ka ky minoritet shqiptarësh arbëresh, me gjuhën, traditat, kulturën, zakonet, legjendat e tyre, duke përbërë kështu tashmë një pasuri dhe turizëm laografik për këto zona.

Mbi 52 fshatra janë të regjistruara dhe të njohura institucionalisht nga shteti italjan si minoritet shqiptar dhe dy gjuhësh. Emrat e ketyre fshatrave sipas vendndodhjes janë: Firmoza në Kalabri, Dandalli në Kalabri, Barilli në Baszilikat, Këmbarini në Molise, Garrafa në Kalabri, Karfici në Kalabri, Kazallveqi në Pulja, Kastërnexhi në Kalabri, Kejverici në Kalabri, Qana në Kalabri, Qefti në Pulja, Çivëti në Kalabri, Kuntisa në Siçili, Purçilli në Kalabri, Fallkunara në Kalabri, Farneta në Kalabri, Ferma në  Kalabri, Frasnita në Kalabri (katundi arbëresh ku jeton studjuesi dhe patrioti i madh Antonio Belushi), Zhura në Bazilikat, Katundi në Kampanja, Ungra në Kalabri, Maqi (katundi i De Radës) në Kalabri, Marçidhza në Kalabri, Allimarri në Kalabri, Mashqiti në Bazilikat, Munxhufuni në Molis, Puheriu në Kalabri, Hora e Arbëreshëvet në Siçili, Pllatëni në Kalabri, Porkanuni në Molis, Shën Vasili në Kalabri, Shën Benëdhiti në Kalabri, Strigari (fshati i poetit të madh Arbëresh Zef Serembe) në Kalabri, Shën Konstandini në Bazilikat, Shën Mitri (qendra më e madhe kulturore e Arbëreshëve ku zhvillohet çdo vit festivali i këngës Arbëreshe) në Kalabri, Sënd Japku në Kalabri, Mbuzati në Kalabri, Shën Mërtiri në Kalabri, Shën Marcani në Pulja, Shën Kolli në Kalabri, Shën Pali në Bazilikat, Picilia në Kalabri, Sëndastina në Siçili, Shën Sofia në Kalabri, Spixana në Kalabri, Ruri në Moliz, Vakarici në Kalabri, Vina në Kalabri, Badhesa në Abruzo, Xingarona në Kalabri... etj.

SHQETËSIMI

Problematika që ngrihet në ditët e sotme është nëse arbëreshët duhet të ruajnë të folmen e tyre të vjetër apo nji përshtatje  me rikodimin e shqipes së sotme? Si, dhe kush mund të ndihmoj për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe këtij thesari të pazëvëndësueshëm me origjinë dhe rrënje shqiptare. Pasi këto zona edhe pse gjenden në bashkjetesën e një vendi që ndodhet brenda komunitetit europjan sikurse është Italia, vazhdojnë të mbeten zonat më të varfra të Italisë dhe investimet për mbrojtjen e ketij thesari laografik nga shteti italjan janë të papërfillshme. Mendoj se ajo që na mbetet është ta ruajmë këtë shqipe të mesjetës ndoshta si Dialektin Arbëresh të gjuhës Shqipe.

BIBLIOGRAFIA

“Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese”

Dhimitër Kamarda (1821-1882)

Dorëshkrimin e Kieutit (1708)

"The Alexiade" of Anna Comnena   Publishing: Penguin

"Αλεξιάδα" από την Άννα Κομνηνή   Εκδώσεις:  Άγρα

"The Albanians in Greece"   Alain Ducellier

"Γεννήθηκα το 1402"    Παναγιώτης Κανελλόπουλος

Alle Colonie Abanesi    Giuseppe Grispi (1853)

Πελασγικές Νύκτες   C.H.T.Reinhold (1855)

Αλβανική Ραψωδία Girolamo De Rada (1866)

Demetrio Camarda (1866)

Vuk Stefanovic Karaxhic (1795)

Zef Jubani (1871)

Manuel De La Langue Chkipe (1879) A.Dozoni

Jan Urban Jarnik (1883)

Michele Marchiano (1908)

Antonio Bellusci: Antologjia Arbëreshe

Βαγγέλης Λιάπης: «Το Κουντουριώτικο ερωτικό τραγούδι»

Μέλπω Μερλιέ, Τίτος Ιοχάλας

Αριστείδης Κόλιας: « Η γλώσσα των θεών»

«Ανθολογία Αρβανίτικων Τραγουδιών της Ελλάδας» (2002) Θανάσης Μοραήτης.

Burimi: www.lirionushi.com

domenica 20 giugno 2010

Feja e Pellazgëve është e gjallë në Shqipëri

 

Pamvkopertina, versioni shqiparësisht nga sa e sa rite të tjera fetare që i përkasin besimit të vjetër të pellazgëve dhe që as Krishti dhe as Muhameti nuk kanë mundur t’i zhdukin fare nga mendja e popullit shqiptar, është betimi mbi gur, që egziston dhe përdoret akoma në të gjitha malësitë shqiptare; ky betim shoqërohet me të njëjtin nderim dhe me të njëjtën madhështi sikurse në kohën e lashtësisë së hershme.

Në rastet e rënda dhe kur është fjala për të dhënë një vendim me peshë të madhe, pleqtë e fiseve të Shqipërisë, myslymanë e të krishterë pa dallim, ftohen në palët kundërshtare që të betohen me gur para se të fillojnë bisedimet për çështjet që janë thirrur të gjykojnë.

Ky betim bëhet shumë shpesh edhe në ditët tona, qoftë në Shqipërinë e sipërme, qoftë në Shqipërinë e poshtëme: ai shoqërohet me të njëjtat formalitete dhe me të njëjtat madhështi dhe pasohet me po ato mallkime që kanë përshkruar historianët e vjetër.

Malësorët e Epirit, Maqedonisë dhe Ilirisë, d.m.th. banorët që i përkasin familjes pellazgjike apo shqiptare e kanë zakon të betohen për gurin edhe sot e kësaj dite, krejt ashtu si betohen të tjerë për Perëndinë, për Krishtin apo për nderin e vet. Kështu që kur bisedojnë ndërmjet tyre banorët e Shqipërisë së Sipërme thonë, duke marrë në duar, apo duke treguar gurin e parë që e shohin me sy: Për këtë peshë! Dhe ata të Shqipërisë së poshtëme apo të Epirit shprehen kështu: Për të rëndët e këtij guri!.

Ne nuk e dimë që ky rit dhe ky betim të jenë futur ndonjëherë në zakonet fetare të Greqisë: të paktën nuk gjejmë as gjurmët që të na e provojnë këtë. Ky është pikërisht një rit primitiv, të cilin vetëm pasardhësit e pallazgëve e kanë ruajtur dhe e kanë mbartur me vete përmes shtegëtimeve të tyre, në ato vise ku janë vendosur. Pellazgët të cilët nuk shquheshin për zotërimin e arteve të bukura dhe nuk ishin ndonjë arsim relativisht të përparuar, adhuronin natyrën dhe fenomenet e saj mirëbërëse: hyjnitë e tyre ishin toka, qielli, fusha, mali, uji, zjarri, guri, dielli, hëna, yjet etj. Populli shqiptar, i tillë siç është edhe sot, dhe veçanërisht njërëzit e malësive betohen zakonisht me dheun e qiellin: Për qiell e për dhe! Me zjarrin e ujin: Për këtë zjarr e për këtë ujë! Me malin e fushën: Për mal e për fushë! Me diellin e hënën; Për këtë diell e për këtë hënë! Në vënd që të betohen për Perëndinë e për shenjtorët. Këto tradita betimesh që na shpien në lashtësinë më të hershme, kanë mbetur të pandryshuara për nga besimi prej të cilit rrjedhin dhe për nga shprehja e tyre. Mbasi kanë mbetur në vend dhe nuk kanë ndryshuar fare, megjithëse mbi kokën e tyre dyzet shekuj kanë kaluar, shqipëtarët nuk kanë mundur të gjejnë fjalë të tjera për të përfytyruar hyjnitë. Gjuha, doket, besimet intime, gjithçka me një fjalë ka mbetur pellazgjike nga njëri cep në cepin tjetër të Shqipërisë, pa u ndryshuar nga qytetërimi, pa u shndërruar nga shekujt që kanë ndjekur njëri-tjetrin dhe nga të papriturat që u ndodhin njerëzve.

Këtu kemi të bëjmë me të vërtetë me një dukuri të çuditshme: si ka mundësi që kjo gjuhë e lashtë, më e vjetra në Evropë dhe që është folur vetëm nga një popullsi prej milionë frymësh, si ka mundur, themi të mbahet ashtu siç ka qenë në fillimet e saj, pa pasur sa letërsi të përparuar, as qytetërim të theksuar? Gjuha e kësaj popullësie, si dhe vetë ata që e flasin, i kanë qëndruar çdo gjëje, edhe shqiptari ka mbetur pellazg kudo që është vendosur. Ky fakt i pashpjegueshëm shfaqet jo vetëm në Epir, në Maqedoni dhe në Iliri, d.m.th. në atë zonë që quhet Shipëri, ku popullata është kompakte, homogjene dhe e shumtë, por edhe në shumë ishuj të Arkipelagut, në malësitë e Atikës, në kolonitë shqiptare të Italisë e të Dalamcisë, kudo, me një fjalë, ku ky popull ka vendosur banimin e tij qoftë në kohët e vjetra, qoftë gjatë shtegtimeve të tij të vona.

Megjithëse ka përqafuar fe të tjera dhe është pranuar në shoqëri të ngushtë me popuj të tjerë, kujtimi fesë së tij primitive i ka mbetur i paprishur dhe gjuha e tij ndonëse në kontakt me gjuhë të tjera nuk ka humbur aspak dhe nuk është gjuhë tjetër.

Kjo dukuri që historianët grekë e kanë konstatuar së lashti dhe që duket sheshi sot te populli shqiptar, meriton vërtet gjithë vëmëndjen e filologëve dhe dijetarëve dhe duhej të bëhej objekt i një studimi serioz e të duruar. Nga kjo gjë shkenca do të kishte shumë për të fituar.

Pavarësisht nga gjithë sa kemi thënë deri këtu për të provuar lashtësinë e popullit shqiptar dhe ekzistencën e tij vetjake jashtë familjes helenike, ka edhe fakte të tjerë që ndihmojnë për të forcuar mendimin tonë. Në Shqipëri ushtrohet akoma në shkallë të gjerë fryma e parashikimit të ngjarjeve: kështu horoskopin e nxjerrin nga të brendshmet e kafshëve apo nga disa eshtra, nga fluturimi i zogjve, nga angullima e ujkut, nga ëndërrat etj. Ky besim është i rrënjosur dhe asgjë nuk ka mundur ta dobësojë në mendjen e popullit. Gostitë e përmortshme, pastrimet me anë të ujit e sa e sa praktika të tjera besëtytnish të pandara nga kulti primitiv i pellazgëve, të cilat përdoren kudo, provojnë se shqiptarët, megjithëse janë bërë të krishterë ose myslimanë, i kanë ruajtur besimet e tyre të thella, po aq sa dhe gjuhën e tyre.

Marrë nga libri E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët i autorit Pashko Vasa

domenica 13 giugno 2010

Kuriozitete fonetik

Në të gjitha kohërat grekët kanë pasur maninë për të përktEnigma...Robert d'Angelyhyer emrat dhe emërtimet e huaja për t’i bërë greke ose për t’i helenizuar. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar edhe mënyrën e shqiptimit e të shkrimit të fjalëve ose emrave të përkthyer, gjë që më në fund i bënte tërësisht të pakuptueshëm. Nëse grekët e lashtë, madje ashtu edhe si të sotmit nuk do të kishin kërkuar ta bënin gjithshka greke, qoftë duke e transikptuar në mënyrë të pamjaftueshme, qoftë duke e përkthyer jo me saktësi, dhe gjithnjë me një mënyrë që e shtrembëronte shqiptimin fillestar në pjesën më të madhe pellazg, ne nuk do të kishim në këtë moment kaq shumë vështirësi për t’i përkthyer ose për t’i rindërtuar këto fjalë të shkruara ose të përkthyera greqisht. Nëse për shembull, ata do të kishin shkruar: Πιελβαρδος (Pielbardos), në vend të Πελαργος (Pelargos) dhe Πελασος (Pelasos), që do të thotë i lindur i bardhë, ose më mirë Πιελουερδος (Pielouerdos) që do të thotë i lindur i verdhë, ose më mirë akoma ancora Πιελζιου (Pielziou) ose Πιελζις (Pielzis) që do të thotë i lindur u zi, etj., dijetarët e ditëve tona nëse megjithatë do ta dinin mirë shqipen, nuk do të kishin pasur vështirësi për ta kuptuar, se të lashtët kanë dashur të transkiptojnë kompozitat e shqipes së sotme: piellbardhë, piellverdhë, piellzi etj.

Duke ndjekur të njëjtën mënyrë arsyetimi, po ata dijetarë do të mund të na thoshin me lehtësi se:

Οδυσσευς (Odusseus) = Udhës ‘she-u, me perifrazë: ai që nuk pa udhën e vet;

Πηνελοπη (Pēnelopē) = Pen e lypi, me perifrazë: që rregulloi perin e vet;

Αχιλλευς (Achilleus) = Akileti, me perifrazë: aq i lehti;

Αγαμεμνων (Agamemnōn) = Aqë me mënt-i, me perifrazë: aq i mençuri, aq i dituri.

Μενελαος (Menelaos) = Mënt’ e lau, me perifrazë: që e lanë mendtë;

Ελενη (Elenē) = E lëna, me perifrazë: e lëna nga mendtë,

Κερκυρα (Kerkura) = Kërcuri = trung që noton

Βρινδσι-ον (Brindsi–on) = Brin dashi= briri i dashit (forma e gjirit).

Ηλος (Hlos) = Helli

Μελιττα (Melitta) = mjalat = Malta = mjaltë, për shkak të ëmbëlsisë së klimës në ishull;

Εχιδνα (Echidna) = e hidhna = nepërka = e hidhura, helmuese.

Dëshirojmë të shënojmë këtu të famshmen Βη Βη, transkiptim i blegërimës së deles, që del te Kratili i Platonit dhe që i ka habitur dijetarët deri më sot, sepse sipas tyre ky transkiptim nuk i përgjigjet blegërimës së kafshës. Një mendim i tillë shpjegohet, nëse bazohemi në shqiptimin grek që ndodh sot në Greqi, dhe nëse nuk njihet vlera e saktë fonetike e kësaj Βη në epokën e Platonit. Për ta njohur është e nevojshme edhe këtu ndihma e gjuhës pellazge ose shqipe të sotme. Ne tashmë e kemi thënë se pellazgjishtja përfshinte në fonetikën e saj një tingull ose një nxjerrje të veçantë të zërit, që dilte nga goja duke ardhur drejtpërdrejt nga kordat zanore pa u ndikuar nga asnjëri prej organeve të gojës ose të hundës, që marrin pjesë në shqiptimin e gjithë fjalëve të një gjuhe. Ky tingull sot në shqipen përfaqësohet nga shkronja ë, që gjithmonë ka të njëjtën vlerë fonetike të caktuar dhe që gjithnjë i përgjigjet një tingulli ose shqiptimi, i cili u jepet nga pellazgët. Megjithatë ky tingull, kur grekët dhe latinët e bënë huazimin prej tyre, së bashku me rrënjën ose fjalën që përmbanten nuk është dhënë në çdo rast me saktësi me të njëjtën formë ose shkronjë, sepse eolët dhe jonianët e kanë dhënë me anë të η, dorasit me α dhe latinët me e. por ajo që ka shumë rëndësi është të dimë se ky transkiptim, ndonëse është dhënë me tri shkronja të ndryshme, shërbente në lashtësi për të tria format që jepej po ai tingull, që ishte një tingull i vërtetë pellazg. Kështu kur Platoni ka shkruar Βη i përgjigjej në epokën e Platonit bë-ë, bë-ë, dhe që është transkiptimi i përsorur i britmës së deles. Del që kjo Βη i përgjigjej në epokën e Platonit bë-ë të shqipes së sotme, dhe vetëm më vonë, kur vlera fonetike e disa shkronjave greke ndryshoi, morri tingëllimën e : vi, i cili në fakt nuk i ngjet blegërimës së deles.

Marrë nga libri Enigma i autorit Robert D’Angely

domenica 6 giugno 2010

Thalassa

Etimologiimagea e kësaj fjale kurrë nuk ka qenë ndonjëherë e sqaruar  sa duhet. Nuk gjendet asnjë shpjegim i mjaftueshëm në gjuhën greke. Kanë kërkuar të gjejnë në këtë gjuhë taraso (onomatope që imiton shushurimën e dallgëve). Përkundrazi gjuha greke zotëron terma të tjera në lidhje me detin: pontos, pelagos (që të dyja do të thonë deti), als (pellg), tallaszi (dallgë, valë).

Fjala mund ti përkasë vetëm asaj gjuhe të lashtë ku gjendet në harmoni edhe me terma të tjerë. Mirëpo të gjithë autorët antikë pohojnë se Pellazgët, Egjeo-Kretasit, Lelegët, Karianët, Filistinët, Thrakët, Ilirët dhe Etruskët (këta janë Turshat e famshëm, popuj të detit, që shumë herë referohen ndër tekste me hieroglife egjiptjane) ishin të familiarizuar me detin që në mugëtinë e kohërave, pra shumë më përpara se Grekët: shumica e “popujve të detit” ishin me zanafillë Pellazge, deti Adriatik (Adria, emër ilir) quhej deti Jonian që është vetëm një transkriptim fonetik i pellazgjishtes “deti i jonë” pra deti deti jonë d.m.th ai i pellazgo ilirëve dhe që Grekët përveç kësaj e quanin Ionion pelasgos, deti Tirren ishte deti i Etruskëve dhe në të gjithë bregdetin grek ne gjejmë emërtime të zanafillës pellazge të tilla si gjiri maliak, gjiri pellazg dhe Thrakiko pelagos, (pjesa verilindore e detit Egje buzë gjithë bregdetit thrak). Pa harruar që në det të hapur në greqisht i thonë pelagos. Kësaj i shtojmë pohimin e Tuqididit sipas të cilit Korintianët ishin të parët grekë që ndërtuan anijet, ndër të cilat triere janë rreth tri shekuj përpara luftës së Peloponezit (1,13) : d.m.th. nga fillimi i shekullit VII para. Krishtit. ndërkohë që Pellazgët tashmë kishin kontrollin e detrave qysh 15 shekuj më parë. Sidoqoftë pjesa më e madhe e komentarëve në lidhje me këtë çështje pohojnë se Grekët kur mbërrinin nuk zotëronin asnjë term për të emëruar detin. Kësisoj ata i huazuan nga pellazgët emrat e perëndive të tyre madje pa kuptuar domethënien e saktë të tyre. Kështu emrat Thety(s) dhe Theti(s), perëndesha detare të mirëfillta rrjedhin nga pellazgo shqipja deti. Prandaj meqënëse nuk e kuptonin çfarë do të thonin këto fjalë, ata përdorën për të emëruar detin një tjetër fjalë pellazge tallaz që në pellazgo – shqipen do të thotë dallgë e madhe. Përveç kësaj fjala e fundit ka qënë huazuar nga gjuha ilire prej sllavëve (një popull i lidhur me tokën, i cili kishte mbërritur nga stepat e Lindjes dhe që nuk njihte detin). Kjo termë u bë talas te Sllavët, duke ruajtur të njëjtin sens si ai i paraqitur nga Thako – Ilirët, popull pellazg që kanë jetuar në të gjithë rajonin ballkanik dhe që sot zihet nga popujt sllavë qysh prej shekullit të VII pas Krishtit. Dhe së fundi ja dhe mendimi i Meje (Një vështrim mbi historinë e gjuhës greke – Klincksieck, Paris 1965):

Dhe kështu greqishtja gjatë një farë kohe padyshim qè nuk ka pasur kurrëfarë emri për detin. Përveç kësaj greqishtja ka emra të tjerë për detin dhe shumë të vonshëm: pontos, pelasgos dhe thallatta, zanafilla e të cilave është e trubullt dha padyshim janë huazuar nga ndonjë e folur parahelene e Mesdheut. Deti në gjuhën greke nuk ka emër të lashtë, përveç kësaj nuk ka emërtim tjetër, përveç emrit indo-europian”.

Kjo është domethënëse dhe mbështet argumentimin e mësipërm, duke vërtetuar përkatësinë e thalassas ndaj fjalorit pellazg, të cilin Meje e quan e folura parahelene , pa kapur përkatësinë e gjuhës shqipe ndaj të famshmes pellazgjishte të lashtë, e cila ju ka sjellë probleme autorëve antikë dhe atyre të kohëve tona përgjatë më shumë se njëzet shekujve.

Marrë nga libri Shqipëria, odisea e pabesueshme e një populli parahelen i autorit Mathew Aref