domenica 30 maggio 2010

Demetra, Poseidoni, Hadi

Demetra dhe Poseidoni

gjuha e perëndiveNë mitet e vjetër grekë të Arkadisë, Poseidoni paraqitet si përdhunues i Demetrës (Tokës). E ndjek që ta dhunojë, dhe ajo në përpjekjet e saj që të shpëtojë transformohet në pelë. Por Poseidoni e kupton dhe merr formën e kalit dhe futet në kopenë ku ndodhej Demetra e trasformuar në pelë. Kjo epokë i përkiste mbretit Ojjio. Atje vjen një kontakt me të, dhe nga kjo lidhje erotike pa dashje lind siç thonë mitet arkadikë, një vajzë që emri i saj nuk mund të thuhet. Por edhe në Elefsinë, në qëndrën kryesore të kultit të Demetrës, egzistonte tempulli shumë i lashtë i Poseidonit, që tregon se Pellazgët e lashtë e konsideronin Persefonin me dy etër: Zeusin (diellin) e Poseidonin (ujin). Demetra e turpëruar dhe e zemëruar nga ky dhunim i pabesë nuk dinte si të hakmerrej. Më në fund u qetësua dhe u la në lumin Ladona, që të shplante turpin. Gjithë këta emra që përmendëm kanë kuptimin dhe shpjegimin e tyre dhe nuk janë aspak të rastit. Përse të lahej Demetra në lumin Ladona e ç’tregon kjo gjë? Cili është ai lum që mund të shplajë turpin e një perëndeshe? E thotë emri i tij që është fjalë e përbërë nga folja Lja = laj, që ka lidhje me foljen λουο (laj) të greqishtes, dhe nga emri Doun = dhunë, turp, ofendim. Si tek fjala u bë dhunë, u bë rezil. Është e tepërt të theksojmë se ω e greqishtes së vjetër korrespondon me U edhe në shqiptimin e tij të vjetër edhe me fjalët korrespondonjëse të gjuhës arvanitase bie fjala Δωδωνν = Doduna, Δωρενσ = Durian, etj.

Pra Ladon = lladhun = lau turpin. Emri i mbretit Ojjio tregon ujin në gjuhën arvaniatse.

Hadi

Miti i Demetrës e i Persefonit lidhet drejtpërsëdrejti me perëndinë e botës tjetër, d.m.th. të elementit që ndodhet në thellësi të tokës dhe me fantazinë ose me logjikën e thjeshtë ka dy veti. Piksëpari, sundon shpirtrat e njërzëve të vdekur dhe së dyti vepron ose lejon mbirjen e bimëve si mbret i botës tjetër kjo perëndi quhet Hadi, dhe emrin e tij indologu i madh Max Müller e lidh me fjalën sanskritishte Adhiti. Por këtë mendim të Müller-it e kanë vënë në dyshim shumë studiues, midis të cilëve edhe Decharmi, e me të drejtë, sepse me termin Adhiti në vedat Indiane kuptohen shumë veti: Adhiti është qiell, Adhiti është era, Adhiti është nëna, babai dhe gjithë perëndia në të pesë racat. Adhiti është diçka që ka lindur dhe ajo që pritet të lind, na thonë Vedat, dhe bëhet e qartë që kjo fjalë që kërkon të gjitha ose të shpreh çdo gjë, i përket pikpamjes bazë të filozofisë orientale të konkretes së papërcaktuar dhe nuk ka asnjë lidhje me Hadin Pellazgjik.

Por le të kthehemi në gjuhën e pellazgëve, në gjuhën arvanitase që të marrim një përgjigje. Fjala Hadi ka gërmën iniciale A që merr shenjën e greqishtes dhasia e shqiptohet Hadis, kurse fillimisht para shekullit të VI p. K. Hades. Duke hequr sigmën (s) fundore merret rrënja Hade që përbëhet nga dy fjalë të vecanta. Nga folja ha e cila është fjalë onomatopeike e hapjes së gojës kur njeriu kërkon të përpijë diçka, të kapërdijë ushqimin, dhe nga fjala dhe tokë. Pra Ha + dhe = ai element që ka gërryer tokën, ka krijuar boshllëk e një hapje brenda tokës. Pra ka ngrënë tokën. Vendi bosh, barku i hapur në thellësitë e tokës ngjan shumë me shpellat e nëndheshme etj. Këto shpella që fillonin nga sipërfaqja e tokës dhe arrinin deri në thellësi të papërcaktuara brenda tokës, konsideroheshin nga grekërit e vjetër si portat e Hadit. Pra hadis – Adisi – Hades – Ha – dhe.

Marrë nga libri Gjuha e perëndive i autorit Aristidh Kola

domenica 23 maggio 2010

Etimologjia e fjalës art

Teksti që ju paraqitet është shkruar në vitin 1882. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe disa fjalë të gjuhès shqipe kanë evoluar. Edhe disa deklarata të autorit do t’ju habisin sepse nuk janë në përputhje me aktualitetin por janë pjellë e kohës kur është shkruar ky tekst.

Për të fiksuar një epokë sado pak të përafërt për origjinën e gjuhës pellazge o shqipe në rajonin e gjërë të Kaukazit në Azi, sipas mendimit tonë, çdo hamendje bëhet pothuajse e pamundur, dhe mendja e njeriut që do të kërkoj të imagjinoj një gjë të tillë, do të humbasi në vorbullën e kohës: por pa frikë mund të themi që në Europë kjo gjuhë flitej në kohë shumë të hershme e përpara pushtimit Fenikas, dhe akoma më herët se gjuha greke të cilës i huazoi shkronjat dhe tingujt e shkronjave, për shkak të së cilave kjo gjuhë u pasurua dhe u pëhap kudo. Gjuha pellazgo-shqipe u quajt barbare sepse, sipas Kadmenjve gjithçka që nuk ishte greke ishte barbare; dhe barbarë u quajtën të varfërit pellazgo-shqiptar; në të vërtetë në përputhje me këtë që thamë na duket e arsyeshme të sjellim atë që Platoni shkruan tek Kratili:

Në qoftë se ju nuk gjeni shpjegimin e emrave grekë në gjuhën e vetë grekëve, kërkoni në gjuhën e barbarëve (d.m.th pellazgo-shqiptar), nga e cila shumë fjalë grekët kanë marrë.

Barbarë dhe dy gjuhësh quhen edhe sot e kësaj dite nga italianët, të gjithë shqiptarët që ndodhen në provincat jugore të Italisë, shpesh i quajnë edhe grekë.

Duke pranuar një herë dhe për gjithmonë egzistencën e një populli kaq të lashtë, gjuha e folur nga ky popull nuk mund që të jetë veçse primitive, e ashpër, e mbushur me bashkëtingëllore, dhe plotë me fjalë një rrokëshe. Kjo është gjuha pellazgo-shqiptare, siç mund të vërehet nga fjalët e më poshtëme: Ferr (gjemb, shkurre), Gardh, Pret, Thik, Lop, Shtjerr (qingj), Zërk (qafë), Diell, Lum që ka shumë ngjashmëri me flumen të latinëve, Burr, Bir, At, Ëma, Motër, Plot. Mund të sjellim me mijëra fjalë të kësaj natyre, por po ndalemi që të mos mërzisim lexuesin.

Një komb është i gjallë, në lulen e jetës kur ka leteraturën e tij. Pra jeton populli gjerman sepse jeton leteratura gjermane, jeton populli francez dhe ai italian sepse si njëri ashtu edhe tjetri kanë leteraturën e tyre. Në të kundërtën quhet i vdekur ai komb që nuk ka lateraturën e tij. Në të vërtetë gjuha e shqiptarëve të Azisë, të Greqisë, të Turqisë, dhe të Italisë, egziston vetëm në formën orale dhe nuk na ka lejuar që të na vijnë deri në ditët tona dokumente të shkruara, kështu që ky popull duke mos pasur leteraturë, gjuha e tij po shuhet. Ndër shqiptarët e Italisë në kohë të ndryshme dolën mendje të shëndetshëme dhe të forta. Ata shkruan poezi të bukura në gjuhën e tyre, këngë të bukura, shkruan, monografi, madje shkruan edhe epope, përkthyen Biblën, por shkrimet e tyre patën jetën e asaj luleje që në agim e deri në mesditë i jep kënaqësi me aromën e saj gjithkujt që i afrohet, pastaj thahet sepse askush nuk kujdeset për të, kështu që në darkë askush më nuk i afrohet. Shqiptarët po të mundnin në tërësinë e tyre të bashkohen, natyrisht do të formonin një komb të shklëlqyer; por fatkeqësishtë ndarë e të shpërndar, në vënde të ndryshme të botës, dhe ç’farë është akoma më keq janë në mosmarrëveshje midis tyre, ata nuk kanë formuar një komb dhe nuk mund të kenë leteraturë të tyren.

Gjuha shqipe nuk është tjetër veçse gjuha e Pellazgëve. Ajo është shumë e vjetër, është primitive, është autonome, nuk rrjedhin nga asnjë gjuhë tjetër.

Duke pasur parasysh këto që thamë më lart, është për ne mjaft e lehtë, me anën e kësaj gjuhe të lashtë, që të mundim të gjejmë etimologjinë e fjalës Art, e cila akoma është e mbledhur në errësirën e kohës. Etimologia për të qënë e vërtetë , nuk duhet që të mbështetet mbi hamëndje fantastike, nuk duhet të krijohet siç bëhet zakonisht, duke hequr rrokje, o me zëvendësim shkronjash; dhe nuk duhet që sajojmë dialekte imagjinarë ose egzistues; por etimologia duhet që të mbështetet mbi të vërtetën, duhet që të jetë spontane, dhe të mbajë brenda saj gjithë filozofinë e fjalës primitive, nga e cila duhet që të nxirret natyra dhe origjina e fjalës nga e cila ajo rrjedh. Fjala Art në gjuhën shqipe është emër, kështu që shqipëtarët për të treguar "se çfarë mund të bëni?", "Çfarë prodhimesh, produktet që ju mund të bëni?" thotë: Cië Art di e bën ti?-Ç’farë Arti di dhe bën ti?, Cië Art ësct ckiò?- Ç’farë Arti është kjo? Pra rrjedh nga rrënja e foljes Ardhur që do të thotë prodhuar rritje, arritur. Nga zgjedhimi i kësaj foljeje në kohët e duhura kemi Erdh që do të thotë është prodhuar, ka lindur, është arritur. Shqiptarët për të thënë lindi dielli thonë: Erdh Dielli. Art është e tashme e mënyrës urdhërore, në shqip thuhet: Art tij e mira (i ardhtë atij e mira), Art tij e liga ( i ardhtë atij e liga). Kush nuk sheh në këtë etimologji harmoninë, filosofinë dhe analogjinë e fjalës ART me fjalën primitive të gjuhës shqipe?

Marrë nga libri Studi filologici svolti con la lingua pelasgo-albanese i profesorit Stanislao Marchianò

domenica 16 maggio 2010

Grekët morën fenë dhe perënditë e tyre nga Pellazgët

Pellazgët, që zbritën të parët nga deti në stere, në tokat e Greqisë së sotme, kishin sjellë me vete dhe kultin e një feje fare primitive. Historianët e lashtë, i pari Herodoti, njoftojnë se pellazgët u bënin perëndive lloj-lloj flijimesh, porse nuk e kishin zakon t’u vinin emra të posaçëm; ata nuk kishin hyjni të materializuara, idhuj të bërë nga dora e njeriut; adhuronin natyrën me dukuritë e saj mirëbërëse. Prandaj teogonia e tyre që më së fundi u përqafua e ndofta u përsos nga grekët, nuk ishte veçse fryt i vrojtimeve të lëvizjeve fizike të natyrës, të vazhdimësisë së kohës, të marrëdhënies së elementeve; me një fjalë ajo nuk ishte veçse një seri rrjedhimesh logjike ose më mirë, një shpjegim fare primitiv i sistemit të botës, pemët e para të punës mendore të njerëzve në lëmin e filozofisë.

Khaos-i, Χάος që është zbrazëtia e patrajtshmja, shqyesja, rrjedh nga fjalët pellazgjike hahao, unë ha dhe has, haos, ngrënës ushqyes, ose nga fjalët haap, haapsi, haopsi, e hapura, e zbrazëta. Këto fjalë kanë edhe sot të njëjtin kuptim në gjuhën shqipe.

Nga Khaosi ka lindur Ereba, Έρεβος. Kjo fjalë ka si rrënjë erh, errem, erhëni ose erhësi, terr, të errata, errësira. Në shqip u err ka kuptimin u bë natë; erre:t bëhet natë, errësirë; errëni; vend i errët, plot errësirë. Ereba është selia e errësirave të përjetshme. Gea, Γεα, Γη, është toka. Në shqip toka quhet dhe.

Uranos, Ουρανός. Kjo fjalë me diagramë shqiptohet oras-os. Mirëpo vran, vrant, i vrant, në gjuhën shqipe kanë kuptimin; me re, të vrenjturit. Po t’i shtohet fjalës vran pjesa greke os, kemi vranos, është emri me anën e të cilit pellazgët dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë shqiptarët tregojnë qiellin si selinë e reve: të vrenjturit.

Bashkimi i Geas me Uranosin, d.m.th. i dheut me qiellin ka dhënë Rea dhe Kronos.

Rea në gjuhën shqipe do të thotë: re, qiell.

Kronos, Κρoνος, rrjedh nga fjala shqipe Kohë. Në disa vende të Shqipërisë K-ja ndryshohet në R dhe atje ku do të shqiptohet kohë shqiptohet rohë. Kohn dhe rohn do të thotë koha; shtoni pjesëzën greke os dhe do të kemi pikërisht Kronos.

Nga Rea lindi Zevsi, Zeusi, (Jupiter) Zaa, Zëë, në gjuhën shqipe do të thotë zë-zëri. Por Rea nuk mund të pillte veçze me anë të shkreptinës, e cila nxirrte një tingull, një zë: rrufeja dhe bubullima, pikërisht Zaa-ni, Zëë-ri i pellazgëve. Dimë se Jupiteri i shfaqte orakuj e tij në Dononë pikërisht me anë të një zhurme, të një zëri, Zëëri ishte perëndia e pellazgëve. Ka vende në Shqipëri ku edhe sot e kësaj dite thonë: Zëë! Lirona sot së keq! (Zë, Perëndi! Çlirona sot nga e keqja!). Fjalët Zaa, Zëë janë shëndrruar më vonë në Zaan, Zaon, dhe Zoot, fjalë që sot ka kuptimin Perëndi-Zoti dhe njerëzia betohen për Zonë, për Zotin.

Zevsi bashkohet me Metis-in, Μήτις, zgjuarësinë, mendimin. Fjala Ment në gjuhën shqipe ka kuptim zgjuarsi, mendim. Grekët i kanë hequr n kësaj fjale dhe duke i shtuar pjesëzën e tyre – is kanë sajuar Metis. Mirëpo nga ky bashkim, pikërisht Zevsi Jupiteri lind Athenane Αθήνα (Minerva); por kjo lindje bëhet në kokën e Jupiterit, në selinë e zgjuarsisë, dhe jep Athenanë ose Athenën (Minervën) grekët nuk ruanin asnjë kujtim nga gjuha pellazgjike, kurrë nuk kanë mundur t’i japin një kuptim racional fjalës Athena; ata u kufizuan në hipoteza të thjeshta në të kundërtën gjuha shqipe na jep një shpjegim shumë të qartë e shumë bindës. Thane dhe thënë në gjuhën shqipe kanë kuptimin e foljes them. E thana dhe e thëna është të folurit; Athena pra është fjala e perëndisë, po ajo fjalë që e gjejmë në të gjitha fetë të vjetrat dhe modernet, të coluri e Zotit të pellazgëve, që ka dalë nga Zeusi- forca, fuqia, dhe nga Metis- zgjuarsia e mendja.

Hera, Ήρα, Junona e grekëve është ajri: erë, era në gjuhën shqipe kanë kuptimin; ajër, erë.

Nemese, Νεμεόιζ. Në gjuhën shqipe nëmë, nëmës, kanë kuptimin e mallkimit të një gjëje që ndjell të keqen, që shkakton vuajtje dhe prodhon fatkeqësi. Besojmë se atributet e Nemeses përfshihen në kuptimin e fjalëve shqipe nëmë, nëmës.

Erinët, Εριυυύες. Kjo rrjedh nga err, errni, i errët errësirë, ose nga rrënëe, rrënime, rrënoja, shkatërrim.

Muze, Μούσα. Në gjuhën shqipe mësoj dhe musoi do të thotë nxë,mësoj për vete, dhe mësoj të tjerët. Musoise është ajo që mëson, që frymëzon dije, shkencë.

Theti, Θέτις. Dihet se Therni është një hyjni detare, në gjuhën shqipe kemi fjalën det.

Afërdita, Αφροδίτη. Venera është perëndesha e dashurisë, e bukurisë, po ashtu si e Yllit të Mëngjesit; Afërditë në gjuhën shqipe do të thotë, që ndodhet ndaj të gdhiri, Ylli i mëngjesit.

Delos, Δήλος. Idhull që i kushtohet diellit. Në gjuhën shqipe kemi fjalën diell, duke i shtuar pjesëzën greke os kemi dielos.

Këtu po ndalemi për të mos lodhur vëmëndjen e lexuesit, meqënëse jemi të bindur që këta shëmbuj janë më se të mjaftueshëm për të përforcuar ponimi tonë, dhe për të konfirmuar në mënyrë përfundimtare të drejtën e lashtë që kanë kombësia dhe gjuha shqipe mbi gjithë gjuhët e kombësitë e tjera që njihen në Evropë.

Marrë nga libri E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët i autorit Pashko Vasa

domenica 9 maggio 2010

Mbishkrimet nga Kreta

Mbishkrim i gjetur nga Prof. Halbherr më 1893

Mbishkrimi është shkruar me shkronja të alfabetit jonian arkaik; si rrjedhim ai i përket shekullit të VI p.K. Për lehtësi po e transkriptojmë të gjithë nga e majta në të djathtë ashtu siç është në tekstin origjinal:

Kliko mbi imazhin per ta zmadhuar

Mbishkrimi heteokretas i mësipërm duket se është i plotë, sepse kuptimi i tij i përgjithshëm është i qartë dhe i lehtë për tu përkthyer. Disa shkronja që i mungojnë, pesë a gjashtë gjithsej, ka qenë e lehtë të gjenden, sepse i përgjigjen përsosmërisht asaj që duhet për të plotësuar kuptimin.

Por edhe nëse kemi bërë gabime në zgjedhjen e tyre, kuptimi mbetet po ai, sepse shkronjat që mungojnë nuk u përkasin fjalëve kryesore, që zënë një vend të rëndësishëm në tekstet, por pjesëzave të thjeshta, që nënkuptohen lehtë sipas kuptimit të përgjithshëm. Dhe po të hiqeshin nga teksti këto pjesëza njërrokëshe që nuk janë veçse tre, nga dhjetë fjalët e tjera që mbeten, tre janë emra të përveçëm:

Kliko mbi imazhin per ta zmadhuar

dhe shtatë të tjerat, ndonëse nuk ka asnjë pikësim, janë fare të lehta për t’i dalluar dhe asnjë prej tyre nuk sjell marrjen me dy kuptime ose në mëdyshje.

Sipas kuptimit që nxjerrim, ja se si duhen plotësuar vendet e zbrazëta dhe si duhen ndarë shkronjat sipas fjalëve për të bërë tekstin të kuptueshëm:

Kliko mbi imazhin per ta zmadhuar

Dhe ja tashti po ai tekst i transkiptuar në shqipen e sotme që çdo shqiptar qoftë gegë ose toskë, mund të përkthejë me lehtësi:

PAS NGJALLIMIT1) QË BËRI VAJZA 2) TAJO 3)

ARKIA SHPËTUEMJA 4) ARKAKOKLESI YEP 5) (PËR JEP) 6)

PAS 7) P(A)G(Ë)N ANAISË.

dhe që ne e përkthejmë nga ana jonë si:

pas ringjalljes që bëri vasha e virgjër

në Arkia, ka shpëtuar, Arkakoklesi

i jep pas pagën Anaisë.

Vërejtje

1) NGJALLIMIT, do të thotë në shqipen pikërisht ringjallje, siç e kemi shkruar më sipër. Kjo fjalë e përdorur këtu në këtë tekst, provon se dy mijë vjet më parë, likiasit gjithashtu e përdornin si shqiptarët e sotëm me kuptimin: shërim i mrekullishëm. Në botën shqiptare dëgjojmë shpesh të thuhet: kjo qe një ngjallje, shpëtimi i këtij djali, kur ndonjë që e quanin të vdekur ngrihet nga një sëmundje shumë e rëndë. Dhe kjo thirrje e bërë për të njëjtën arsye: ish i vdekur dhe u ngjall!

2) VAJZA, ka disa evoluime sipas krahinave, kështu kemi: vajza, vasha, vashëza, varsha, varzha, varza, etj., të gjitha trajta të shquara që duan të thonë ; vajzë e re e virgjër, si dhe të tjerat: virgjëreshë, çupa, cuca, çika, etj; ka edhe të tjera: goca…

3) TAJO, është forma e shkurtuar e : te­+ajo = tajo që do të thotë; te ajo, atje, ose më larg se: te kjo = te kjo këtu që ndodhet më afër; janë që të dyja femërore, ndërsa format e ture mashkullore janë: te+ay = tay = te ai atje, për larg, dhe: te ky = te ai këtu, afër.

4) SHPËTUEMJA, është trajta e shquar femërore e pjesores së foljes shpëtoj ose shpëtonj, që është gjithashtu veprore e pësore ma kuptimin: e shpëtoj dikë nga vdekja, mbytja ose nga çdo rrezik tjetër, që pësore jokalimtare do të thotë: shpëtoj veten, iki. Shembuj: e shpëtova nga mbytja; shpëtova nga plumbi. Forma e lashtë që figuron në tekstin e mbishkrimit, e transkiptuar me shkronja latine të sotme na jep: PSETIMEYN. Shkronja e parafundit po të duam ta transkiptojmë me shkronja greke, duhet shkruar: ΠΣΕΤΙΜΕΓΝ (Psetimegn) , ashtu siç është shkruar gjithashtu në tekst. Kjo formë ARKIA, PSETIMEN domethënë Arkia e shpëtuar, e tekstit të lashtë, që ka rreth dy mijë vjet, i përgjigjet dialektit gegë të shqipes, që thotë Arkia (të) shpëtumen, sepse dialekti toskë thotë Arkia (të) shpëtuarën, që ka po atë kuptim.

5) YEP, e transkiptuar me shkronjat e sotme shqipe: JEP, përkthehet me jep veta e tretë e tashme e dëftores së foljes jap.

6) PASË, ne shqipen: më pas, pas shërimit të Arkias Arkakoklesi jep…personalisht nuk shikoj ndonjë shpjegim tjetër.

7) P(A)G(Ë)N, ne mendojnë se këtu ashtu si ndodh shpesh në etruskishten ( e sidomos është e zakonshme në arabishten dhe në gjuhët e tjera mesopotamase) është fjala për një zakon që të shkurtohen fjalët duke hequr zanore. Kjo ide na ka ardhur sepse nuk e shohim se si do të kishte një fjalë hitite të Kretës, që do të ishte e plotë pa pasur zanore , duke e ditur mirë se normalisht kjo gjuhë, veç kësaj i përdor shpesh. Në fakt kjo fjalë: PGN tre bashkëtingëllore, nga pozicioni i saj në tekstin heteokretas, duhet të ketë kuptimin blatim për ti paguar Anajt, dhe arritëm në përfundimin se duke ndërfutur zanore që mungojnë, do ta kishim fjalën të plotë, kështu na doli fjala që në shqipen e sotme i përgjigjet po asaj fjale: PAGËN, që do të thotë plotësisht të njëjtën gjë: blatim, pagë, shpërblim etj.

Rrjedhimisht del nga gjithshka thamë më sipër si vërejtje, se kuptimi i mbishkrimit është ky:

Arkakoklesi për hyjneshën Anajtis Virgjëreshë jep një blatim si shpërblim për shërimin e Arkias,

pa dyshim gruaja e tij që është shëruar nga një sëmundje e rëndë për të cilën mbishkrimi nuk flet.

Marrë nga libri Enigma i autorit Robert D’Angely

domenica 2 maggio 2010

Ilirët dhe Etruskët janë me prejardhje të përbashkët pellazgjike

Falë ndonjë repreti arkeologjik, mund të konstatojmë në veçanti afërsinë dhe paralelizmin evolutiv të Ilirëve dhe Etruskëve, me qëllim që të verifikojmë prejardhjen e përbashkët pellazgjike.

Në Shqipëri kanë ardhur në dritë shumë varre monumentale me dy kate që ngjajnë në mënyrë të çuditëshme me disa varre etruske që kanë të njëjtat karakteristika. Për shëmbull në Gradishtë, pranë Lushnjës në Shqipërinë e mesme, është gjetur ky varr madhëstor i shekullit të IV p.K. Varri i gjetur në Gradishtë, Shqipëri Varri i gjetur në Gradishtë, Shqipëri

Në brendësi të tij janë gjetur këto bizhuteri të shkëlqyera:

bizhuteri te gjetura

Madje edhe toponimi Gradishta egziston në Etruri, pranë Tarkuinisë, me një ndryshim fare të vogël: Gravisca.

Më në Jug pranë Cerveteri, mund të admirohet ky varr monumental që ngjan shumë me atë të Shqipërisë:

Varri monumental zbuluar në Cerveteri, ItaliVarri monumental zbuluar në Cerveteri, Itali

Është e ditur që si Ilirët ashtu edhe Etruskët ishin mjeshtra në përpunimin e metaleve. Është interesante të shikosh këtë bazoreliev ilir që është gdhendur për nder të kovaçëve dhe që është zbuluar në Korçë që ndodhet në Shqipërinë e Jugut.

bazoreliev ilir

Po të krahasojmë bazorelievin me këtë monedhë etruske të Populonia mund të këqyrim të njëjtat mjete pune, dhe po ashtu të njëjtën qeleshe:

 monedhë etruske e Populonia

Në të vërtetë ngjarje të tilla nuk i gjejmë rastësisht: në origjinë egziston gjithmonë një dinamikë e përbashkët , që pastaj të shpie në realitete të pamohueshme. Mjafton të vëzhgosh, krahasosh, të llogjikosh, pa asnjë lloj paragjykimi. Qytetërimi i mrekullueshëm i Etruskëve ishte baza ku u mbështetën Romakët për krijimin e perandorisë së tyre.

Monumentet etruske sot janë gati të panjohur sepse më parë i kthyen në monumente romake dhe më pas në monumente kristiane. Vetëm varret që janë zbuluar në kohët moderne dhe që ishin endhe të padhunuar, na kanë dhënë idenë e origjinalitetit të atij qyetetërimi të shkëlqyer.

Nga ana tjetër Iliria e shkelur shpesh nga pushtues të ndryshëm, dhe në pjesën më të madhe të saj e pushtuar nga popullësi të të ndryshme , ka humbur shtrirjen e saj territoriale por ka ruajtur figurën e madhështisë së dikurshme falë monumenteve pjesërisht të shkatërruara por akoma autentike dhe të dukëshme. Koha dhe akoma më shumë luftërat e vazhdueshme kanë shkatërruar një pjesë të mirë të këtyre dëshmive , por ndodh që jo larg zemrës të një qyteti ilir ne mund të vërejmë një kishë paleocristiane ose një kështjellë mesjetare.

Mund të gjykohet nga kjo pamje e qytetit të Butrintit në Shqipërinë Jugore, se si teatri i shekullit të IV p. K., peristili (hapësira e rrethuar me kolona) , dhe banjot publike kanë mbetur ilire, duke mos ndryshuar as emrin dhe as stilin me gjithë pushtimet e njëpasnjëshme dhe të ndryshme.

Qyteti i Butrintit, Shqipëri Qyteti i Butrintit, Shqipëri

Edhe ninfeu i Apollonisë, qyteti ku Ottaviano Augusto perfeksionoi studimet e tij, shatërvani i shekullit të IV p.K. që gjendet në fundin e ujësjellësit, një nga monumentet më të bukur të Mesdheut, ka mbetur i pandryshuar:

Qyteti i Apollonisë, ShqipèriQyteti i Apollonisë, Shqipèri

Natyrisht nuk është rasti në këtë shkrim të shkurtër, që të flasim për gjurmët ilire të gjetura në Shqipëri, që janë të ngjashme me ato etruske, por është e vështirë të mos përmendim të paktën një repert i gjetur në Durrës, qyteti ku studioi Cesari, dhe që Ciceroni e quajti Mirabilis Urbs, prezantojmë këto bizhuteri të shekullit të III p.K.

 bizhuteri të shekullit të III p.K.

Bukuria e përpunimit të tyre simbolizon sublimitetin e artit dhe shuarjen e ëndërrave.

Marrë nga libri L’etrusco lingua viva e autores Nermin Vlora Falaschi