-pjesa e parë-

Në fjalorin e gjuhës etruske thuhet:

TAGET, sipas mitologjisë etruske ishte një fëmijë me dituri plaku, që lindi nga plisat e tokës së sapolëruar. Ai qe i pajisur me aftësi profetike. Tageti ishte parashikues i madh.

Legjenda thotë se një fshatari, duke punuar tokën e tij pranë lumit Marta Etruri, i ndodhi diçka e çuditëshme, nga një plis i tokës së sapoçarë me plug prej druri lindi një qënie hyjnore. Qënia kishte pamjen e një fëmije, por me diturinë e një plaku. Nga të thirrurat e fshatarit ia behën mbretërit – priftërinjtë etruskë, të cilëve fëmija plak u këndoi doktrinën e shenjtë, doktrinë që ata e shkruan për ta trashëguar si gjënë më të shtrenjtë.

Këtë qënie hyjnore etruskët e quanin Taget, fjalë që shqiptohet Tagjet.

“Doktrina etruske” ishte një tërësi ligjesh në bazë të të cilave rregullohej gjithë jeta e etruskëve nga lindja deri në vdekje. Grekët dhe Romakët thoshin se kjo formë ligjesh rrallë mund të gjendej tek popujt e tjerë (tek shqiptarët kjo dukuri ka mbërritur deri në ditët e sotme në formën e kanuneve).

Aty ku u shfaq perëndia Tagjet , etruskët rrethuan vendin dhe ndërtuan qytetin e tyre të parë Tharkuinë. Legjenda sipas Romakëve, thotë se qyteti mori emrin e bujkut i cili e kishte emrin Tharkon.

Tharkoni u quajt nga etruskët edhe si themeluesi i të gjitha qyteteve të tyre që lindën më vonë. Këto qytete si karakteristikë të parë kishin rrethimin e vendit ku do të ndërtoheshin, si edhe qeverisjen në bazë të “doktrinës etruske”.

Etruske

Shqip

   

TAGET

TAGJET

THARKON

THARKON

THARKUINE

THARKU INE

THARK

THARK

Koment:

aty ku fshatarit iu shfaq Tagjet-i , etruskët tharkuan vendin dhe e quajtën Tharku ine, me kuptimin qyteti ynë (barku ynë). Të gjithë qytetet e tjera ata i tharkonin.

Kështu, në legjendë, Tharku hyri si themelues i qyteteve në formën e emrit të fshatarit Tharkon.

Tagjeti mbeti në histori si themelues i “doktrines etruske” dhe parashikues për të gjetur fatin e të tjerëve.

Dodonë të Eladës, perëndia e parashikimeve ishte Themisi. Në shqip të dy emrat si tek etruskët, ashtu edhe në Dodonë kanë në vetvete kuptimin e fallxhorit, të atij ose asaj që parasheh.

Shënim:

Në gjuhën sanskrite qarkut i thonë cakra. Në shqip kemi cak-u dhe në shumës cakra, caqe. Vihet re se lidhja me fjalën Thark është e afërt.

Marrë nga libri Një shqiptar në botën e etruskëve i autorit Ilir Mati

1 Comments

  1. e lexova kete dhe eshte interesante por dua tju them se fjala thrkon i ngjan me shum fjales shqipe tharje dhe kjo i pershtatet me mire dhe tradites etruske qe ishin te paret qe kan ber tharjen e kenetave ,dua te shtoj qe emri etruski nuk duhet shtremberuar ne etruria seose humbe renja ski qe i jep prejardhjen ketije populli ashtu si na e jep edhe ne shqipetarve rrenja shki (ski)dhe dua te ju them kosovarve te mos quajn shki serbet sepse shki jemi ne kjo fjal eshte e perber nga dy fjal ska-jet dmth fjala skaje (qiell)ka kuptim vetem ne gjuhen shqipe

    ReplyDelete