-Pjesa e parë-

Muzeu arkeologjik i Tarkuinisë është një thesar me reperte. Çdo kat të ngjall admirim dhe habi. Çdo repert na tregon simbolikisht një fragment të historisë, që është zhvilluar nga objekti në objekt, në një jetë të jetuar dhe që na ka mbetur e dëshmuar nëpërmjet bukurisë së artit.

kuaj me krahë

Të dy kuajt janë të gjallë e të fuqishëm, drejt në këmbë përpara gati për tu hedhur në hapësirën e pafund. Dhe kush po i admiron, vazhdon që ti admiroj, në pritje që të marrin fluturimin. Dhe kur largohet… e bën sepse ndoshta imagjinon që kanë fluturuar tashmë në drejtim të botëve të largëta. Është interesante të vëresh të njëjtin ekspresion artistik, në këmbë drejt lartësisë, egzistonte në Iliri, siç na e tregon ky kal me flatra i shekullit të IV para Krishtit, i gjetur pranë qytetit të Kolonjës në Shqipëri.

kal me krah i gjetur në Shqipëri

Në muzeun e Tarkuinisë janë sugjestivë në mënyrë të veçantë mendimet që kanë mbërritur deri në ditët tona me anën e mbishkrimeve nëpër sarkofag.

Në katin e poshtëm, në qëndën e sallës së parë, spikon një sarkofak shumë i bukur i bardhë. Sipër kapakut gjejmë një grua të shtrirë. Përveç kokës së saj, me kokën të mbështetur në të njëjtin jastëk, qëndron një bust fëmije, dhe nga të dy krahët e tij qëndron një luan. Të katër anët e sarkofagut janë të zbukuruar me figura në basoreliev të punuara me mjeshtëri të rradhë.

Posht kapakut gjejmë një mbishkrim të bukur dhe interesant, siç janë të gjithë mbishkrimet e muzeut:

sarkofag

mbishkrimi_1

Pellazgo – Etrusk

Shqip

CE

qe

LOUR

lodhur

PARTUNUS

nga pjellje

LA

la

RISA

risì

LIMA

dhima

CLAN

klan

RAMOAS

ra mosh

CUCLNIAL

kukumal (pirg)

ZILKH

zije

CEKHAN

që kjan

E

e

RI

ri

TENOAS

te ne

A

a

FIL

bir

Ce

A

â

LOAS

lash

KH

koha

XXXII

32 (?)

Duhet të marrim në konsideratë që edhe ky mesash me kaq shumë dhimbje, i përket një periudhe të vonëshme, jo vetëm për prezencën e numrave romak, por edhe për lanitizimin e disa fjalëve si FIL (filius) dhe në veçanti PARTUNUS (partus), që për sa është e mundur të gjykosh duke marrë parasysh gjuhën e sotme shqipe, që i korrispondojnë të gjitha fjalët e tjera, nuk egzistojnë në gjuhën e lashtë të Pellazgo –Ilirëve. Në të djathën e sarkofagut që morëm në analizë, ndodhet një kapak varri që mund ta anashkalonim pa e vënë re, sikur të mos tërhiqte vëmëndjen mesazhi që ka të gdhëndur dhe na jep ndjenjën e një trishtimi të madh për këtë djalosh 25 vjeçar, që i mposhtur nga ndonjë sëmundje që e shpuri në varr rininë e tij:

mbishkrimi_2

Pellazgo – Etrusk

Shqip

   

CE

qe

LOUR

lodhur

LA

la

RISAL

risin

CLAN

klan

CUCLNIAL

Kukumal

THANKH

thatë

TI LUS

Ti lus

LUPU

lypi

A

â

FILS

fisit

XXV

25 (?)

Djaloshi i ka kërkuar të afërmve të tij që të luten për të: ne të gjithë jemi në një farë mënyre pasardhësit e tij, dhe të gjithë ne duke lexuar këtë mbishkrim, ndihemi të detyruar të bëjmë një lutje për paqen e përjetëshme, për këtë djalosh të vdekur para kohe.

Marrë nga libri L’etrusco lingua viva e autores Nermin Vlora Falaschi

0 Comments