Shqipja si gjuhë është gjeniale dhe është për të ardhur keq, që shqiptarët e sotëm ende nuk kanë kuptuar rëndësinë e saj gjuhësore universale. Deri më tani asnjë prej tyre nuk ka ditur ta studjojë dhe ta thellojë siç meriton në këtë kuptim gjuhësor. Dijetarët shqiptarë gjithmonë kanë shkuar pas gjuhëtarëve perëndimorë dhe më në veçanti atyre që quhen albanologë. Ata madje kanë kaq shumë besim te këta, sa shpesh pranojnë pa menduar aspak gjithë mendimet që japin albanologët sido që të jenë. Kështu duke hequr dorë nga çdo mendim tjetër, ata besojnë në mënyrë të patundur, se janë “të gjithe” pasardhës të ilirëve, sepse një dijetar me gjithë ata që kanë pranuar pikpamjen e tij, e ka thënë kështu. Në thelb kjo gjë është e vërtetë vetëm për një pjesë fare të vogël – për disa të Veriut por shqiptarët e tjerë, grupet e të cilëve janë shpërndarë nga pak kudo në Shqipëri, në Greqi, në Turqi, në Serbi, në Itali, nëpër ishuj etj., nuk janë pasardhës të ilirëve, por të degëve të tjera të trungut të racës pellazge. Nga ana tjetër mjafton që një dijetar perëndimor të shpreh mendimin, se pellazgët nuk kanë ekzistuar, përveç se në imagjinatën e dijetarëve të lashtësisë, ose që ata përbëjnë vetëm një mit të këtyre të lashtëve (Max Müller), e menjëherë shqiptarët e kanë pranuar pa rezerva.

Ja një gabim i një dijetari perëndimor, edhe më i rëndë se gabimi i Max Müller: etnologu J. P. Fallmerayer, duke marrë elementin shqiptar të Greqisë e në veçanti të Peloponezit për një element të huaj të atij vëndi për shëmbull për sllav, dhe aspak si popullësi vëndase, që ka banuar në Greqi që përpara vetë grekëve, ka dhënë mendimin se grekët e viteve 1830-1840 nuk kanë qënë pasardhës të drejtpërdrejtë të grekëve të lashtë. Kështu ai nuk ka bërë dallimin që duhej detyrimisht ta bënte, domethënë mendimi i tij është fare i vërtetë për pasardhësit e sllavëve, të çifutëve, të armenëve, të arabëve, të persëve, të egjiptjanëve, të arixhinjve e të tjerë që u kristianizuan, më pas u përthithën në popullësinë heteroklite, që doli prej kësaj dhe që pas gjithë kësaj përzjerjeje dhe kryqëzimi, mori emrin e helenëve. Por për shqiptarët, si ata të Peloponezit edhe gjetkë çështja është ndryshe: duhej shqyrtuar dhe duhej thënë që ata zbresin drejtpërdrejtë jo nga helenët e lashtë që tashmë ishin të përzier nga kryqëzimi i tyre mesopotamas, por nga pasardhës të pellazgëve të mbetur jashtë çdo përzjerjeje dhe që përbënin në kohën e lashtë shumicën dërrmuese të popullsisë së Greqisë. Ja se kush kanë qënë këta shqiptarë të Greqisë bizantine të shekullit VI, kush kanë qënë ata të vitit 1830, epoka e dijetarit J. P. Fallmerayer, dhe ata që janë ende shqiptarët e Greqisë së sotme.

Prandaj në kundërshtim me atë që shkruajnë autorët e sotëm, të cilët deklarojnë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve , deklaratë që shqiptarët nga ana e tyre e pranojnë, këta të fundit jo vetëm që janë pasardhës të ilirëve, por para së gjithash të pellazgëve gjë që nuk është e njëjtë, sepse kur deklarojmë ose kur deklarohen vetëm si pasardhës të ilirëve, merret parasysh vetëm një pjesë e vogël në vënd të tërësisë. Ilirët përbënin vetëm një pjesë të vogël të pellazgëve ose shqiptarëve. Për ta mund të thuhet se: “Gjithë Ilirët janë shqiptarë”, por e kundërta nuk është aspak e vërtetë, domethënë: “Gjithë shqiptarët janë ilirë”. Më të njëjtën mënyrë mendimi për ilirët mund të thuhet njësoj: Gjithë grekët (duke përjashtuar siç e kemi thënë më lartë, pasardhësit e mesopotamasave) janë shqiptarë ose Γραικοι (Graikoi) , ose më mirë: “Gjithë grekët janë pellazgë, por jo gjithë pellazgët janë grekë”. Që këtej del siç e kemi parë tashmë se: Gjithë shqiptarët janë pellazge dhe gjithë pellazgët janë shqiptarë.

Marrë nga libri Enigma i autorit Robert D’Angely

0 Comments