Gjermanët përdorin vazhdimisht një fjalë, të cilës ende askush nuk ka mundur t’i japë etimologjinë dhe është fjala Apfelsine , e cila do të thotë portokall. Fjala më e fisme e përdorur zakonisht për të emëruar këtë frut është Pomeranze. Pjesa e parë e fjalës Pomeranze nuk është gjë tjetër veçse frëngjishtja pomme d.m.th. mollë, në italisht poma; dhe përkon edhe me pjesën e parë të fjalës Apfelsine, meqënëse në gjermanisht Apfel do të thotë mollë.

Naranza është forma veneciane dialektore e italishtes arancia d.m.th. portokalle. Saumaise e nxirrte këtë fjalë, si edhe frëngjishten orange nga latinishtja aurantia d.m.th. mollë e praruar, fjalë e cila do të jetë zëvëndësuar nga fjala aurata në periudhën e mesjetës. Fjala aurata do të jetë thënë për aurea mala, mollë e Hesperideve.

Aurantia e bashkuar me in do të ketë dhënë inaurantia, naranza ecc. Diez pëlqen më mirë të dallojë një fjalë persiane në fjalën naranza të futur në Europë nga Arabët. Portokalli në Persisht thuhet nareng, në arabisht narang. Fjala frëngjisht për këtë është një shëndrim i shtrëmbëruar sipas një etimologjie të gabuar; populli ka dashur të paraqesë latinishten aurum me fjalën frëngjisht or, d.m.th. ar. Latinishtja e Mesjetës (në shekullin XIII) e transkiptoi këtë term oriental: arangia.

Fruti u importua në Gjermani njëherazi nga Provençalët, të cilët e quanin orange si dhe nga Venecianët, të cilët e quanin naranza, poma naranza. Por nga mund të ketë ardhur ndër popullësitë gjermanike shprehja Apfelsine? Fjalori i Grimm nuk na thotë gjë për këtë pikë. Fjalori i Kraftit e përkthen: China-Apfel (mollë e Kinës), shpjegim në të cilin as që mund të ndalesh seriozisht.

Në gjuhën shqipe ka një mbaresë sine , e shquar sinea me ndihmën e së cilës kjo gjuhë formon emra të përgjithshëm dhe mbi të gjitha emra abstrakt si për shëmbull mersine për kaçup vere nga mere d.m.th masë për të matur lëngjet dhe mallrat, mecefsine d.m.th. mësheftësi, secret, sakrament, ljagesine d.m.th. lagështi, thatësinë thatësirë, vranesine vranësinë e qiellit, egersine egërsirë etj. Gjithashtu nga ambelje ose amelje d.m.th. e ëmbël (thuhet gjithashtu emblje) , shqiptarët kanë formuar ameljsin d.m.th. ëmbëlsirë, kuptimi i së cilës është, i sheqerosur, sheqerka. Besojmë se kjo është vetë fjala që përkon ma fjalën Apfelsine. Popullsia e Gjermanisë Jugore besonte se në fjalën shqipe amelje kishte hasur fjalën Apfel, ashtu si italianët dhe francezët besonin se në fjalën persiane nareg kishin gjetur fjalën latine aurum. Shembuj të etimologjive të gabuara të përcjella kësisoj në gjuhë nga populli, janë të shumta në të gjitha gjuhët.

Mbetet të shpjegohet se si gjermanët kanë mundur të arrijnë të përshtasin një fjalë shqipe e cila emërton shumë trubull një objekt për të cilin italishtja dhe frëngjishtja u kanë dhënë emra në përgjithësi të njohur dhe të kuptueshëm.

Për të kuptuar një fakt kaq të çuditshëm duhet të kujtohet se Venecia deri më 1866 i përkiste Austrisë, se Gjermania nëpërmjet portit të Triestes merrte pjesë në tregtinë që zhvillohej në Mesdhe. Së fundi jo vetëm në Siçili por edhe në shtetet e Hapsburgut ekzistonin tri koloni shqiptare, një koloni në Smirmia, pra në brigjet e Savas, e cila daton prej 1740; një koloni e dytë me 900 frymë në Ereco, e cila nuk është gjë tjetër veçse një lagje e jashtme e Zaras, kryeqyteti i Dalmatisë; një koloni e tretë me 210 frymënë gadishullin e Istrias, në Peroe, pranë Polas. Peroe në gjuhën shqipe do të thotë luginë. Territori i zënë nga kolonia e fundit iu dha në vitin 1657 nga Republika e Venecias 60 familjeve shqiptare të cilat u hoqën nga trojet e tyre dhe moren arratinë prej zgjedhës turke.

Për sa i përket Siçilisë dihet se qysh nga shekulli i XIII ajo ka qënë një pikë emigrimi për shqiptarët, të cilët i përkasin fesë ortodokse.

Shqiptarët e Siçilisë dhe Dalmacisë, të cilët u mburrnin gjermanëve portokallet që u ofronin i emërtonin ato me emrin ëmbëlsirë ameljsine. Gjermanët besonin që ky ishte emri i vërtetë i atij fruti dhe kështu e përshtatën.

Marrë nga libri Greqia përpara grekëve i autorit Louis Beonlew

0 Comments