mercoledì 23 dicembre 2009

Gëzuar Krishtlindjet

Falenderojmë për vizitat e shumta dhe komunikojmë të gjithë lexuesve tanë të nderuar që do të rifillojmë të publikojmë artikujt tanë në muajin janar. Shpresojmë që Krishtlindjet t’ju sjellin paqe dhe shpresë, që bota të jetë një vend më të mirë çdo ditë dhe që njerzit të mësojnë të respektojnë njëri-tjetrin për të komunikuar mendimet dhe idetë e tyre pa dhunë.

Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve.

Aministratorët

Adele e Elton

domenica 20 dicembre 2009

Ururi dhe Arbëreshët: rëndësia e dialogut multikulturor

Studimi mbi historinë e popullit në të cilin bën pjesë, mbi traditat dhe gjuhën që flet, është shumë stimulues por shumë pak i praktikuar. Deri sa një individ ndodhet brënda comunitetit dhe kulturës së tijë, nuk arrin të perceptoj kuptimin e thellë të identitetit etnik të tij.

Çdo pikëpamje ndryshon mbas një fenomeni migrazioni. Zbulimi i një shoqërie të ndryshme, ku e ndryshme është historia, traditat dhe kultura, bëhet katalizator i zbulimit të rrënjëve dhe orgjinës së dikujt; është pikërisht në këtë moment që ndjenja e indentitetit forcohet dhe zbulohet një energji e re që na shtyn në një dëshirë të shfrenuar për tu zbuluar pjestar të një komuniteti që ka si qëllim kryesor identitetin hisoriko-kulturor.

Brënda këtij kuadri kaq sugjestiv zbulimi dhe eksplorimi, bëjnë pjesë nismat e institutit teknik “Gravino” të Ururit në provincën e Kampobasos, këto nisma janë të lidhura me dëshirën e mirë për të vlerësuar dhe zhvilluar gjuhën dhe kulturën e komunitetit arbëreshë.

Ururi është një fshat me origjinë shqiptare, dhe komuniteti i këtij vëndi ka kërkuar gjithmonë që të ruajë të pa prekur indentitetin etnik të tijë; por është i vetëdijshëm për rreziqet që ky pasazh në brezat e rinjë bëhet gojarisht. Emigrimi drejt Italisë i shumë shqiptarëve, ka bërë që të rritet nevoja për projekte kë kanë si qëllim ndërgjegjësimin e identitetit të tyre. Pra është bërë e nevojshme një reflektim mbi temën e indentitetit arbëreshë. Në veçanti një nga aktivitetet e projektit është ndarë në dy faza; e para është e projektuar mbi historinë dhe më saktësisht mbi kulturën historike, ndërsa faza e dytë është e përqëndruar mbi gjuhën.

Vlen të kujtohet që arbëreshët janë shqiptarë të detyruar të shpërngulen nga atdheu i tyre sepse vendosën që të mos i nënshtroheshin pushtimit turk. Pjesa më e madhe ishin të pasur që nuk donin të ndërronin fenë e tyre kristiane. Emri i tyre rrjedh nga fakti që përpara se ata të largoheshin, vëndi i tyre quhej Arbëria, dhe vetëm mbas pushtimit turk vëndi mori emrin Shqipëri.

Projekti i shkollës së Ururit është i rëndësishëm jo vetëm për faktin që respekton një komunitet me identitet kompleks, por sepse realizohet nëpërmjet kontaktit me traditën. Disa nga nxënësve që marrin pjesë në projekt, i është kërkuar të bëjnë intervista me njërëz të moshuar, të dëgjojnë historitë e tyre,dhe të fotografojnë objekte tipike të së shkuarës. Në këtë mënyrë kjo shkollë i inkurajon nxënësit e sajë që të hetojnë mbi të kaluarën e tyre dhe të shokëve të tyre duke bërë kështu dy hapa pozivitve: në rradhë të parë i lejon fëmijës arbëreshë që të krijojë një identitet etnik të dyfishtë dhe të punojë mbi përkatësinë e të dyja kulturave (italiane dhe arbëreshe) ; dhe në rradhë të dytë i lejon fëmijës italian të vlerësojë privilegjin e dialogut multikulturor si gjenerues njërëzish të gatshëm të kuptojnë vlerën e diversitetit.

Adele Pellitteri

domenica 13 dicembre 2009

Muzeu arkeologjik i Viterbos

Edhe muzeu arkeologjik i Viterbos është i pasur me reperte me vlera të mbëdha, dhe me mesazhe epigrafike me përmbajtje filozofike të konsiderueshme.

Në hyrje, në murin e djathtë duket një sarkofag shumë origjinal, me një figurë njeriu të shtrirë mbi kapak. Në korrespondencë ku gjenden këmbët, vërejmë një mbishkrim të shkurtër:

clip_image002[4]

Ky epigraf shumë konçiz, kërkon një shpjegim të thellë, sepse mbyll në vetvete një koncept të rëndësishëm: CAE-I mund të ketë kuptimin “Kij mëshirë për të o Zot”

Në të vërtetë CAE në gjuhën shqipe do të thotë thjesht qaje , por kuptimi më i thellë është shumë më i rëndësishëm. Jo lot dhe vajtim i kërkojnë Zotit, por dhëmshuri, mëshirë, mirësi.

Këtë e kuptojmë nga I–ja e vetmuar që ndjek fjalën CAE, dhe do të thotë Zot.

Në Komedinë Hyjnore (Parajsa, XXVI, 133 – 134) Dante na konfirmon mendimin tonë.

Pria ch’io scendessi all’infernale ambascia,

“I” s’appellava in terra il Sommo Bene…

Që do të thotë “përpara që unë të bëja këtë udhëtim, Zoti quhej I”.

Jacopo della Lana një letrar bolonjez i shekullit të XIV, ishte i pari që komentoi Komedinë Hyjnore, shkruan;

…çoè in soa vita Deo s’appellava “I”. Il primo nome per lo quale Adamo nominò Iddio fu “I”.

Domethënë, “Zoti quhej I. Emri i parë që Adami përdori për të quajtur Zotin ishte I”

Është interesante që në gjuhën turke, dhe si në atë japonese e koreane, dhe ndoshta në të tjera gjuhë orientale I do të thotë e mirë.

Në gjuhën turke i adam përkthehet njëri i mirë.

Prandaj është mirë që të kërkojmë që të analizojmë epigrafet duke inkuadruar kuptimin që i jepnin fjalëve në epokën që janë përdorur, dhe të evitojmë të ndalemi në kuptimin që ne i japin sot, ose më keq akoma të bëjmë gabime siç është bërë me këtë mbishkrim duke i dhënë kuptimin e emrit të përveçëm romak “Caius”.

Marrë nga libri L’etrusco lingua viva e autores Nermin Vlora Falaschi

domenica 6 dicembre 2009

Amazonat

Miti i amazonave thotë se ekzistonte një popull luftarak, me lidhje direkte fqinjësore me akejt, midis të cilëve luftonin edhe amazongratë njësoj si burrat (siç thotë edhe Homeri). Nuk do të analizojmë kombësinë e amazonave, megjithëse kanë shumë gjëra të përbashkëta me gratë shqiptare që luftonin pranë burrave (Bubulia, Xhavelena, shkodranet etj). Grekët e lashtë e nxirrnin etimologjinë e fjalës nga Mazos – gjiri sepse thonë që digjnin  njërin gji që të hynte harku, Louis Benloew kapet pas një fjale hebraike Amah dhe kaldaike Azen , që të dyja këto fjalë përkthehen armë ose po nga hebraikja Az do të thotë i fuqishëm. Karolidhi e formon fjalën nga armenishtja Amaduni që do të thotë i huaj, apo nga persishtja Amadem etj.

Askush prej tyre nuk e nxjer prejardhjen e fjalës nga gjuha e popullit pellazg. Pra le të përpiqemi ta shpjegojmë këtë fjalë sigurisht me të gjithë rezervat, pamvarsisht se mund të kemi ndonjë gabim.

Në shqip ekziston fjala zonjë e cila është edhe në formë titulli. Zonja pra, e para e shtëpisë, e jetës, dhe e ekzistencës së burrit. Dhe kështu arrijmë në përdorimin e shprehjes Zonja ime ose Ime zonjë që në greqishten e lashtë ime bën emi dhe si rrjedhim kemi Emizonjë – Amazonë.

Marrë nga libri Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve i autorit Aristidh Kola