domenica 28 giugno 2009

Stela e Lemnosit

image

Mbishkrimi është gjetur më 1886 në fshatin e Kaminias të ishullit Lemnos, nga dy anëtarë të shkollës Arkeologjike Franceze të Athinës, dhe u botua po atë vit në buletinin e kësaj shkolle (G. Cousin dhe F. Durrbach, Bas-relief de Lemnos avec inscriptions. Bull . d. corr. Hellën. 1886, 1).

Që nga kjo datë është shkruar shumë për deshifrimin dhe gjuhën e këtij mbishkrimi. Studiues të ndryshëm kanë mendimin që ky është shkrim etrusk.

Stela është gur varri mbi të cilin kanë vizatuar profilin e kokës të një luftëtari me ushtë. Rreth e qark figurës së luftëtarit si edhe anash pllakës është shkruar me alfabet, të cilin dijetarët e kanë përcaktuar si të shekullit të VII p. K.

image Stela e Lemnosit

Ka disa dhjetëvjeçarë që dijetarët merren me deshifrimin e këtij shkrimi. Ata i janë afruar epigramit bazuar në gjuhët e lashta si latinishtja dhe greqishtja e vjetër, por pa ndonjë rezultat bindës. Në këtë shkrim ne do të marrim në analizë disa studiues që janë përpjekur të deshifrojnë mbishkrimin e stelës së Lemnos me anë të gjuhës shqipe.

Studiuesi francez Zaharia Majani , në librin e tij “Fundi i misterit etrusk, Tiranë 1973” shkrimin mbi stelë e lexon në këtë mënyrë:

1. holaiez naphoth, 2. maras mav, 3. sialXveiz, aviz, 4. evisth zeronaith, 5. zivai, 6. aker tavarzio, 7.vanalasial zeronai morinaial.

“Holaiez, nip i Ziazi, ka qënë maru gjatë 39 vjetëve. Gjatë tërë jetës së tijë pranë Zerona të këtij lokaliteti, ka qënë kryeprift i tempullit të Zeronës të Mirianës”.

Holaiez thotë autori është emri i heroit. Zerona është perëndeshë që adhurohej në Lemnos, kurse Miriana është emër qyteti.

Nermin Vlora Falaschi, në librin e saj “L’etrusco lingua viva, Roma 1989” shkrimin mbi stelën e Lemnos e lexon kështu ( me shkronja të mëdha është transkiptimi i epigramës, kurse në kllapa korrespondimi në shqip sipar autores):

ZI A ZI (zi a zi), MARAZ (maraz), MAF (maf = vello e zezë), ZI APKH (zi ape), FEIS A FEIS (fisve a fis), E FIS TH, H (e fis, th, h), ZER O NAI TH (zer, oh nai,th, zer = me kap), SI FAI? (si faj?), AKER (acër = gropë) , TAF (taft = fron), AR (ar), ZI, TH( zi, th), FAMA (fama), PA (pa), ZI AP (zi u hap), ZER,O (kap është), NAI (për ne), MORI (mori), NA IP (na hip), HOPAIE (hopthi), ZI MATH H, TH (zi math, h, th), SI FAI? (si faj?).

Zonja Falaschi në librin e sajë vetëm i rrjeshton fjalët që ka lexuar mbi stelë, duke vënë për bri fjalët korresponduese shqipe me përkthimin italisht dhe anglisht pa dhënë shpjegimin përfundimtar, se me çfarë kuptimi del sipas saj në tërësi shkrimi.

Robert D’Angely në librin e pestë “Sekreti i epitafeve” të veprës së tijë “Enigma, Tiranë 1998” , mbishkrimin e stelës e cilëson si mbishkrim pellazg. Ky studiues e lexon kështu epigramin:

image Epigrami i traskiptuar nga studiuesi Robert d’Angely

I

1) O LLAJ QË NJEF ZIT’ E TUA, 2) MARAS MAJ;

3) SIALLI KU QË AVIS 4) VISET E TU: SHËRON AITH

5) SIVA 6) LA MALA SIELL, SHËRON AI MORINASIT

7) AHERE O TAVARAZ.

II

1) O LLAUZ (KUR) SI PHOKJA SOLI (U SUL): SHPËTONTE AITH VISTHIN E TI

2) DHE TË NDERONTE, RRO ME, O HARALI, SIFAJ (rro)

3) EPTE ZI, U ARRATIS PHOKJA, SIVAJ;

4) AVIS, U SUL KY QË, MARAZI IM, AVIS; AH, UMBI AU.

Në mbishkrimin e parë thotë autori i vdekuri TAVARZI HARALI nga MYRNIA, qytet i ishullit të Lemnosit, lavdërohet sepse ka shpëtuar atdheun nga pushtimi i fqinjëve që banonin né gadishullin e Trakës. Në mbishkrimin e dytë thuhet se heroi ka shpëtuar atdheun nga pushtimi i foceasve, ndonëse u vra para se të mbaronte beteja. Dhe gdhëndësi e njofton të vrarin se fitorja u arrit nga bashkëatdhetarët e tij. Megjithatë fatkeqësia nuk u shmang, sepse armiku i parë, fqinji i Trakës, arriti përsëri ta fuste atdheun né skllavëri. Kështu heroit i bëhet thirrje, që të ringjallet, dhe të dalë sërisht për të shpëtuar atdheun.

Studiuesi Ilir Mati në librin e tijë “Një shqiptar në botën e etruskëve, Tiranë 2000” e lexon kështu shkrimin mbi stelën e Lemnos:

HOPIAE : S : NA FOTH SIASI

MARAS : MAF SIAPYFEIS . AVIS E FIST:

SERONAITHSIVAI

VAN APA SIAP : SERON AI MO RINAIP AKER:

TAVARSITH

Fjalët e theksuara me vizë poshtë autorit i ngjajnë me fjalët shqipe :

HOP AI E, NA, ZI, A(ËSHTË), MARAZ, SE RON AI ZIVAI, TU VAR ZITH.

Kuptimi do të ishte kështu:

Hop ai e zë na thotë zia është zi.

Hidhërim të madh si jap né fis, nga fisi né fis se ron ai zivaj.

Van ? si jap se ron ai megjithëse ri ai pak te varri i zi.

Sipas studiuesit Ilir Mati ky interpretim del më i thjeshtë se shumë të tjerë të bërë nga studiuesit që ne përmendëm më sipër.

Megjithatë shkrimi i stelës së Lemnosit ka mbetur ende një enigmë. Në qoftë se një ditë këtë enigmë do të mund ta zgjidhim me anë të gjuhës shqipe, atëherë do të kemi edhe provën e pakundërshteshme që gjuha pellazgo shqipe është shkruar që në shekullin e VII p. K. dhe mbi të gjitha në një territor që të gjithë e quajnë grek.

domenica 21 giugno 2009

Është me origjinë ilire guna antike sardenjase!

nga Alberto Areddu

clip_image002

Guna antike sardanjase

Kryem një kërkim të gjatë në internet për të gjetur një imazh të kohëve të fundit që të mbështeste esktraktin që po paraqesim këtu, por gjetëm shumë pak imazhe burrash me kostumin e vjetër popullor, i cili, kushtëzuar ndofta nga një ndienjë turpi, përdoret në raste të ndryshme maskaradash dhe karnevalesh.

Guna/ Struga1 ose ndryshe “mastruga” sipas fjalës antike që nuk është shumë popullore kohët e fundit, eshtë kthyer nga Sardët për komoditet në sinonimin “best'e pedde” “veshje lëkure”, që është një veshje tipike në një shoqëri barinjsh të cilët jetojnë në pjesën më të madhe të vitit nëpër male, dhe ashtu si veshjet moderne në mikrofibër është e përdorshme dimër e verë. Kjo veshje iu duk Rromakëve si një trajtë specifike përbërese e një shoqërie të “prapambetur”, edhe pse, në kohën e Ptolemeut shiheshin Sardenjas me peliçe (Sardi Pelliti 2) edhe në qytetin Cornus (që nuk ishte një qytet malor).

Por le të merremi me fjalën, ku të dhënat e “sarditetit” në këtë drejtim na duken të sakta. Prandaj pikërisht le të shohim burimet, duke e anashkaluar si diçka të njohur tashmë, që thonë se Sardenjasit visheshin përgjithsisht me guna/strugë:

“ Nëse nuk e joshi e purpurta mbretërore, ndofta ishte guna (mastruca) e sardëve që e transformoi? “(Cicerone, Pro Scauro xxi)

“Ciceroni, në aktin tallës (kundër Sardenjasve), përdori fjalën “mastruca”. (Quintiliano, I, 5-8).

Kemi gjithmon sërisht Ciceronin i cili u drejtohej “mastrucatis latrunculis” (hajdutëve të veshur me lëkurë) të Sardenjës në “De prov.cons.15”.

“Mastruca quhet zhguni priftëror (saio) në gjuhen Sardenjase; megalie quhen shtëpitë në gjuhen e Afri; cateia quhet rrufeja në gjuhën Persiane “(P. Mauro, 284)

“Cilitdo komb i përket një lloj veshje që reflekton një karakteristikë të veçantë të tyren;… Sardenjasve u përket guna (mastruche)” (Isidori i Seviljes, XIX, 23-1)

“Guna (Mastruca) ështe një veshje gjermanike e krijuar nga lëkura të vogla kafshësh: këte e lexojmë në librin e ndryshimeve” (Codice Bernese, 83)

Deri tani në lidhje me origjinën e fjalës - që ashtu si e përmendëm më lart në gjuhën e sotëme sarde edhe pse e regjistruar në fjalorë, nuk është një fjalë shumë popullore – ishin krijuar shumë hipoteza. Dikush ishte i prirur ta konsideronte si një fjalë autentike dhe autoktone sarde (Terracini e Bertoldi), bazuar tek prapashtesa –UCA e gjykuar nga pikëpamja e shkollës mediterraneiste si “afrikanizuese”. Dikush tjetër e konsideronte si një fjalë me origjinë semite (fjalori i njohur latin i Ernout e del Meillet); e dikush tjetër anonte nga origjina Galeze ose Gjermanike (Dottin).

Fjala konsiderohet sërisht një semitizëm i mundëshëm meqënëse shfaqja e saj e parë mastruga, në komedinë “Poenulus” e Titus Maccius Plautus shoqërohet me një tjetër fjalë semite që i drejtohet si fyerje kartagjenasit Annon, sipas studjuesit MARTINO (i cili nuk parashtron asnjë lloj forme mbi të cilat të diskutohet).

Por kërkimi im vazhdon edhe në vënde të tjera. Ne fakt, vura re se në Shqipëri dhe Mal të Zi egziston një veshje që në formën dialektale të shqipes quhet strugë/a “mbulesë prej leshi që përdoret si pelerinë”; pelerinë prej leshi të bardhë e mbajtur nga barinjtë në zonat e Shqipërisë së Veriut; kemi gjithashtu strokë “xhaketë” në arbërishte. Por nuk arrita të gjej fjalën e përmendur në fjalorët etimologjik që kisha në dispozicion. MEYER, sjell vetëm fjalën struk “maskoj/ fsheh/ struk”, që tingellon i dyshimtë nese nuk ështe me italishten stuccarsi (strukoj); OREL përmënd shkarazi një lloj shtrosë “lëkurë dhie e përdorur si jastëk/shilte” që rrjedh nga folja shtroj. Është interesante dhe për tu konsideruar fakti se në gjuhët gjermanike gjejmë mbiemrin strūga (nga islandezja antike) “ leshator, i kërleshur” , dhe sot kemi në gjuhën hollandeze struik “i kërleshur”, të lidhura ngusht me anglishten to struggle “të luftosh” (sipas të mirënjohurit Pokorny).

Për pjesën fillestare të fjalës nuk mund të mos tërheqim vëmendjen mbi bazën indoeuropjane: *moiso-s/maiso-s “dele, lëkurë, shakull lëkure deleje, thes/trastë” nga ku rrjedhin bullgarja antike mĕchъ “shakull”, rusishtja mĕch “lëkurë, shakull, trastë”.

Guna jonë sipas gjasave ka një sintagmë të qartë emërore indoeuropjane: *maisa struga “lëkurë e kërleshur, peliçe e kërleshur “.

Por a mund të ketë qëne me të vërtet një fjalë autoktone sarde? Mund të ketë qenë një gjermanizëm të cilin autorët latinë e kanë përdorur edhe për sardët e veshur me peliçe? Kësaj hipoteze i kundërvihen dy fakte: në epokën e Plautos, gjermanët nuk ishin akoma dhe aq të mirënjohur, ashtu si do të ndodhte më pas (psh. gjate epokës së Marios); dhe nga ana tjetër riferimet e Plautos në lidhje me Punikët janë të qarta, shenjë e qartë kjo që nga rrugët e Sardenjës - ndofta për një penetrim të fjalës në punikun lokal - fjala duhet të jetë përhapur edhe në gjuhën latine.

Duke kërkuar ndër gjuhët gjermanike nuk kam gjetur asgjë mbi një substantivim të fjalës struga.

Del si përfundim dhe ka të ngjarë që fjala në formë mbiemri, të ketë hyrë e huazuar nga proto-gjermanishtja (çfarë lëkurash përdornin gjermanët për tu mbuluar) në ilirishte, por që më pas u emërzua, duke u krijuar në një rrjedhëz dhe sintagmë me *masio, me një origjinale *masa struga “lëkurë/ peliçe e kërleshur” (< maisa struga, me -ai- > a të ilirishtes kundrejt lituanishtes máišas, máiše) për aplologji3: *mas(ë) struga mbërriti në Egje dhe nga këtu në Sardenjë duke i dhënë emrin veshjes së përdorur nga indigjenët e shpellave, të cilët ua lanë në trashëgimi Ilirëve (duke pare edhe efektet mirëbërëse: e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër), si nemezis4 historike ose ndofta për të qënë të sakte prehistorike. Është për tu theksuar se elitat ushtarake të përfiguruara në statujzat nuragice nuk mbajnë kurrë të veshur në trup këte lloj veshje, por mbajnë vetëm një pelerinë.

1) Strugë: në Malësinë e Veriut mbulesë e leshtë që mbartin barinjtë në vend të xhaketës ose pelerinës.

2) Sardi Pelliti: sardenjas të veshur me rroba të prodhuara me lëkurë kafshësh. Fraza është përdorur nga Tito Livio për të dëftuar një grup të caktuar sardësh.

3) Aplologji: në gjuhësi është fenomeni i modifikimit të një fjale egzistuese ose të krijimit të një fjale të re me anë të zhdukjes së një rrokje gjatë proçesit të shpërngjashmimit, që ndodh midis dy rrokjeve të ngashme dhe të përafërta, për shkak të kakofonisë ose të veshtirësisë në shiptitm.

4) Nemezis: fjala ka kuptimin e “drejtësisë kompensuese” ose “ drejtësisë hynore”si një akt i drejtësisë së dhënë nga fati.

Bibliografia e Përdorur:

GIORDANO E., Fjalor i arbëreshvet t’Italisë, Bari 1963

LEKA F.-SIMONI Z., Dizionario albanese italiano. Fjalor shqip italisht, Tiranë 1996-1998

DOTTIN G., La langue gauloise. Grammaire, textes et glossaire, Paris 1918

ERNOUT A. - A. MEILLET, Dictionnaire étymologique de la langue latine, Paris 1967

BERTOLDI V. “Sardo-punica” in La Parola del Passato ii (1947)

MEYER G., Etymologisches Wörterbuch der Albanesischen Sprache, Strassburg 1891

PERRA M., ΣΑΡΔΩ Sardinia Sardegna, III voll. Oristano 1997

MARTINO P., “Il problema dei semitismi antichi nel latino” in L’Italia e il mondo antico. Atti del Conv. della SIG (a cura di A. Landi) Pisa 1995

NEWMARK L., Albanian English Dictionary, Oxford 1999

OREL V., Albanian Etymological Dictionary, Leiden-Boston-Köln, 1998

POKORNY J., Indogermanisches Etymologisches Wörterbuch, 1959

HUBSCHMID J., Schläuche und Fasser, Bern 1955 (RH, vol. 54)

GAMKRELIDZE TH. V. - IVANOV Vj- V., Indo-European and the Indo-Europeans, Berlin- New York 1995, II voll.

(përkthimi dhe shënimet janë të Brunilda Ternova)

Burimi: Sardo-Illirica

domenica 14 giugno 2009

Fjalë që rrjedhin nga pelazgjiko - shqipja

Në vitin 1975 instituti i gjuhëve të Suedisë botoi librin Webster's New Twentieth Century Dictionary, Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co., Inc. Në këtë libër është paraqitur pema e gjuhëve indo-europiane. Sipas kësaj peme gjuha shqipe është gjuha më e vjetër. Në vijim po japim disa fjalë të cilat rrjedhin nga gjuha pellasgjiko – shqipe.

clip_image002

 

Gjuha pellazge

Shqip

 

Afërdita

Afër dita

 
 

Agora

Asht gur

 
 

Athina

A thina / thena

 
 

Bylis

Pylli

 
 

Dea

Dhea (Dheja, Dheu)

 
 

Demetër

Dhe motër

 
 

Efesi

Është veshi

 
 

Eskili

E shkeli

 
 

Hera

Era

 
 

Itaka

I thaka

 
 

Cassandra

Qes andërr

 
 

Lisus

Lis

 
 

Mallakastra

Mal kashtër

 
 

Menelau

Me ne leu

 
 

Mikena

Mik kena

 
 

Pegas

Pe gja (gjë)

 
 

Penelope

pen’e lypi

 
 

Persefoni

Përse vonë

 
 

Perseu

Përse

 
 

Pirro

Pi rro(j)

 
 

Poseidon

Po, se i don

 
 

Priam

Prij jam / I parë jam

 
 

Salamis

Sa lamë

 
 

Detis

Deti

 
 

Thesalia

Thesa li-ni

 
 

Tiranët

Të rëndët

 

domenica 7 giugno 2009

δουριος ιππ – ος (dourios ipp – os) = Hipje druri, Oδυσσεια (Odusseia) = Udhe s’shêu

Dihet se gjuhet njerrokeshe jane me te lashta se gjuhet e zhvilluara, domethene ato kane po ato rrenje, por me te zgjatura. Keshtu sipas kesaj menyre arsyetimi, cila eshte me e lashte: kjaj, klaj apo κλαι – ω (klai – ō) qe do te thote une qaj? Hepem apo επομ – αι (epom – ai) qe do te thote: perkulem, ndjek dike apo eci ne drejtim te tije : jam apo ειμι (eimi) = une jam (e tashme deftore, veta e pare e foljes me qene), kam apo εχω (echō) = une kam, miel apo μελγ– ω (melg-ō) qe do te thote miel, bretkues apo βατρα – χος (batra – chos) = bretkose, dru apo δρυ– ς (dru - s) dru dhe pyll, nje trup apo αν – θρωπ – ος (an – thrōp – os) qe do te thote: nje trup, nje individ: der- ë apo θυρ – α (thur – a) = porte: dhalle apo γαλα (gala) qe do te thote qumesht etj., etj.

Cila eshte me e lashte ιππ – ος (ipp – os) ne greqisht per kalin ose hipjen ne kale apo hip = shaloj ne shqip? Dhe perse jo ξυλιν – ος (zulin – os) = prej druri por δουριος (dourios) = druri ne poemat homerike? Se pari sepse ξυλιν – ος (zulin – os) me siguri nuk ishte formuar ne greqishten ne epoken e luftes se Trojes dhe perdornin fjalen δουρι - ος (douri - os) = njesoj prej druri nga pellazgjishtja dru – ri = dru = δουρ (dour) = δουριος (dourios), me pas, sepse si pas kesaj lufte dhe shume shekuj me vone e kane kenduar subjektin ose lenden e poemave homerike shqip dhe kane thene hipje druri qe e kane perkthyer greqisht me: δουριος ιππ – ος (dourios ipp – os). Cila eshte me e lashte: Πηνελοπη (Pēnelopē) orgjina e se ciles nuk shkon me pertej se 700 para Krishtit, apo perifrasa pellazge qe ka lindur pen’e lypi qe sherbeu qe sherbeu si emer i perveçem. Le te citojme edhe kete absurditet, qe te nesermen e marrjes se Trojes, zgjatja e kthimit te Uliksit ne atdhe i dha shkas krijimit te poemes epike, se ciles iu dha emri Oδυσσεια (Odusseia), nga nofka qe iu dha protagonistit ne gjuhen pellazge. Ne fakt titulli i poemes Oδυσσεια (Odusseia) nuk eshte nje fjale e prejardhur nga emri i vertete i protagonistit, por nje llagap qe iu dha pas endjeve te tij gjate dhjete vjeteve neper Mesdhe para se te kthehej ne atdhe ne ishullin e Itakes. Ne nuk e njohim e emrin e tije te vertete, po keshtu ndodh me pjesen me te madhe te krereve te tjere te ekspedites kunder Trojes, ne nga ana tjeter jemi perpjekur te rindertojme domethenien e llagapit qe iu eshte dhene. Sa per ate te Uliksit i vetmi qe i pershtatat me mire ne gjuhes pellazge, sepse kjo eshte e vetmja gjuhe qe i perkthen me mire keto nofka, eshte ai i Udhe s’shêu qe eshte transkiptuar – mjaft shekuj me pas - ne greqishten Oδυσσευς (Odusseus) pa u perpjekur per ta perkthyer siç eshte bere per te tjeret. Domethenia e Udhe s’shêu u pergjigjet me mire ndodhive qe e karakterizuan Uliksin ne kete rast dhe perkthehet me : qe nuk e shihte rrugen e vet. Uliksi ka pasur gjithashtu edhe nje nofke tjeter pellazge , por kete ne nuk e njohim aspak , sepse ne vend qe te transkriprohej si Oδυσσευς (Odusseus) eshte perkthyer Πλυμηχαν – ος (Plumēchan – os) mendjeholle qe na ben te mos mund ta gjejme termin pellazg, perkthimi i te cilit ka dhene: Πλυμηχανος (Plumēchanos). Pas gjithe ketyre shpjegimeve, do te themi tani ku eshte absurditeti i Fjalori Homerik i Pandazides (ed i Athines) te fjala Oδυσσευς (Odusseus) thote se ai eshte quajtur ashtu nga folja oδυσσευoμαι (odussenomai) qe do te thote zemerohem(?) . Kurse ne themi se Oδυσσευς (Odusseus) eshte transkriptimi i nofkes se tije ne gjuhes pellazge. Neve nuk na mungojne konfirmimet per kete, eshte njesoj sikur ne te themi qe e kane quajtur Galipaux sepse bente "galipete" Mac Adam nga "macadam", Pasteur nga "pasteuriser" etj.

Marrë nga libri Enigma i autorit Robert D’Angely