domenica 31 maggio 2009

Mozaiku i Mesaplikut i shekullit të VI është në gjuhën shqipe

clip_image002Në Muzeun Historik Kombëtar është ekspozuar një mozaik i çuditshëm dhe mjeshtëror, i marrë nga një bazilikë e Antikitetit të Vonë nga fshati Mesaplik i rrethit të Vlorës. Mozaiku që daton rreth shekullit V-VI mbas Krishtit, ka qenë dyshemor dhe ka përmasat 230 cm x 349 cm. Nga pozicioni horizontal i dikurshëm tani është fiksuar në vertikalitetin e murit të Muzeut. Ky mozaik është botuar disa herë i riprodhuar nga fotografi të ndryshme. Ka tëhequr vëmendjen e studjuesve, shqiptar dhe të huaj që kanë shkruar për historinë e Pellazgëve dhe Ilirëve. por nuk është shpjeguar. Në Mozaik tregohet fytyra profile e një mashkulli me një kapele në kokë që ka një majë dhe dy kordhele nga mbrapa. Në kohërat e lashta këtë lloj kapele e mbanin profesorët dhe filozofët e mëdhenj. Përreth figurës së këtij burri gjenden pjata të mbushura me fruta dhe peshq. Ndërsa shikimi i këtij njeriu është i drejtuar tek një fjali e shkruar me shkronja të mëdha ,”A PAK KE T’AÇ”.Këto shkronja janë të alfabetit latin përveç shkronjës së dytë që është P e alfabetit grek. Shumë studiues kanë mendime të ndryshme për kuptimin e kësaj fjalie. Ndër ta do të përmendim dr. Moikom Zeqon i cili shkruan për fjalinë në gazetën Koha Jonë 29/06/2001. “Kështu një mozaik polikrom i shekullit V me origjinë nga Mesapliku i Vlorës paraqet kokën në profil të një burri të ri me ikonografinë e një hermesi, me kapele në koke dhe me një mbishkrim "Aparkeas", emër i kouptuar i hyjnisë Abrakas, i hyut monoteist të sektit heretik të baziliteve, që ka konkuruar krishtërimin në cakun kohor. Mozaiku me figurën gnostike të Aparkeas Abrakasit është i rrallë në rrafsh evropian. Ky mozaik mbyll kështu një epoke të historisë së Ilirëve për të hapur epokën e historisë së shqiptareve”. Natyrisht profesor Zeqo mendon që shkrimi i mozaikut është në gjuhën greke.

clip_image004

(një riprodhim i mozaikut të Mesaplikut)

Por të tjerë studjues të gjuhës shqipe janë të mendimit që shkrimi i këtij mozaiku është shqip. Në qoftë se ky zbulim do të vërtetohet me prova shkencore atëherë historia e shqipes së shkruar do të zhvendosej nga shekulli i XV në shekullin e V ose të VI mbas Kristit. Pra do të ishte një zbulim sensacional. Studiuesi Arben Llalla e lexon kështu frazën e mozaikut “A ΠΑR ΚΕ ΑC” (A PAR KE AC), dhe jep disa konkluzione të cilat janë

1- Arbëreshët e Italisë kanë një fjalë të urtë popullore ,”Ha për drekë, po lë për darkë”, po kështu një fjalë të këtij kuptimi e kanë edhe në qytetin e Skraparit në Shqipëri që thonë” ,”Ha sot, po mejto edhe për nesër”, edhe në Jug të Shqipërisë përdorin një fjalë popullore ,”Ha për drekë, por lër dhe për darkë”. Këto thënie popullore i gjejmë në librin “FJALË TË URTA SHQIPE”, botim i dytë I rilindjes, Prishtinë 1987 faqe 193. Prandaj nuk është e rastësishme që Jugu i Shqipërisë, zonë ku është gjetur Mozaiku i Mesaplikut të përdorin fjalën e urtë “Ha pak, që të kesh”. Si duket kjo fjalë e urtë popullore ka po të njëjtin kuptim me fjalinë që gjendet e shkruar në Mozaikun e Mesaplikut dhe është e logjikshme duke marrë parasysh evolimin e gjuhës shqipe të ketë pësuar ndryshim.

2- Shkronjat e fjalisë në Mozaik nuk janë të gjitha të alfabetit grek, por janë të alfabetit latin. Vetëm shkronja e parë e rreshtit të dytë është P, por me shkronja të alfabetit grek. Ndërsa shkronja e tretë, rreshti i dytë është RR e alfabetit Pellazgjik(shqip) sipas studiuesit gjerman J.G. Von Hahn në librin e tij “Shënime përmbi shkrimin e vjetër Pellazgjik”.

3- Mendimi i prof. Moikom Zeqos nuk përputhet me shkronjës e fundit të rreshtit të fundit që në të vërtetë është C dhe jo S siç pretendon prof. Zeqo. Shkronja S në greqisht është Σ dhe shkronja ΤΣ në greqisht shqiptohet C.

4- Forma e shkrimit është një formë e veçantë e shkruar nga lart poshtë duke ruajtur të gjitha rregullat e drejtshkrimit që bëhet fjalë jo për një fjalë të vetme, por për katër fjalë sa dhe rreshta janë shkruar.

5- Në Mozaik tregohet fytyra profile e një mashkulli me një kapele në kokë që ka një majë dhe dy kordhele nga mbrapa. Përreth figurës së këtij burri gjenden pjata të mbushura me fruta dhe peshq. Ndërsa shikimi i këtij njeriu është i drejtuar tek një fjali e shkruar me shkronja të mëdha “A ΠΑR ΚΕ ΑC” (A PAR KE AC). Logjika e thjeshtë na shpie në mendimin se bëhet fjalë për diçka që ka lidhje me ushqimin dhe njeriun. Ndoshta ka të bëjë me fjalën e urtë “HA PAK KE TË HASH”.

Studiuesi grek me origjinë shqiptare Niko Stylos së bashku me zotin Ilir Mati nuk kanë dyshime se fjalia është në gjuhën shqipe në kuptimin ,”A PAK KE T’AÇ” (Ha pak, ke të hash). Pra ata nuk kanë asnjë dyshim që mozaiku i shekullit të VI flet shqip. Këta dy studiues japin sipas mendimit tim fakte bindëse dhe të pakundërshtueshme. Ilir Mati kundërshton Tezën e dr. Moikom Zeqos , dhe pikën e dytë të profesor Llallës që gërmën e tretë të rrjeshtit të dytë e lexojnë R, ndërsa për Matin është K. Për të vërtetuar këtë teori Ilir Mati mbështetet në një vazo antike greke ku janë të rafiguruar Patrokli, Akili dhe nëna e tijë Theti. Pikërisht në gërmën e gjashtë të emrit e Patroklos gjendet e njëjta gërmë e rrjeshtit të dytë dhe është gërma K. (shiko fotografinë këtu poshtë)

clip_image006

Një tjetër fakt interesant është ngjashmëria e kapeles që mban në kokë burri i mozaikut me qeleshen. (shiko fotografinë këtu poshtë)

clip_image008

Tani na takon vetëm ne shqipëtarëve që të bindemi që gjuha jonë ka një histori shumë më të lashtë se sa historia kërkon të na e tregoj. Në këtë mënyrë kërkimet në këtë fushë do të bëhen më me entuziazëm dhe nga një dëshirë e fortë për te kërkuar të vëtetën.

Elton Varfi

Link versioni italisht: L’iscrizione del mosaico di Mesaplik del VI secolo è in lingua albanese


domenica 24 maggio 2009

Kur në Oliena flitej shqip

Duke filluar nga sot do të propozoj disa artikuj të shkruar nga profesor Alberto Areddu në sitin internet të tij http://web.tiscali.it/sardoillirica/sardoillirica/ Profesor Areddu ka vite që interesohet në disiplinën e “linguistica sarda”, dhe ka publikuar librin “Le origini albanesi della civiltà in Sardegna”.

Përfitoj nga rasti të falenderoj profesor Areddu-n që më lejon të përdor pjesë nga materialet e tij dhe nga ana ime duke qënë i sigurt që janë argumente interesante që kanë në reljev enigmën e gjuhës shqipe po filloj të botoj artikullin e parë. Këshilloj lexuesit e blogut që të vizitojnë sitin internet sardo-illirica e profesor Areddu-t në të cilin do të gjejnë artikuj shumë interesant mbi gjuhën shqipe.

Kur në Oliena flitej shqip

nga Alberto Areddu

Vëzhgoni periferinë e Sardenjës qëndroreclip_image001 që shihni këtu të fotografuar, e famëshme për verën e saj, për djathërat e saj, për eskursionet malore, për aktivitetet e saja kulturore dhe për faktin e të qënit vëndlindja e futbollistit sardenjas më të njohur në botë. Besoj e keni kuptuar edhe vet (sepse e thot edhe vet titulli), në të kundërt ua them unë: kjo qelizë e vogël sardenjase është Oliena, ose ashtu si shqipërohet në ditët e sotëme Ulìana. Ashtu gati si të gjitha qëndrat e Sardenjës, mban një emër i cili i shpëton hetimeve të kryera shkencërisht, e dikush mendon se ka të bëje me vajin meqënëse zona është e mbushur me pemë ullinjsh (por ato i kanë sjell Pizanezët kur emri Olian egzistonte prej kohësh). Po në zonat e Sardenjës ku nuk egzistojnë? Të tjerëve u ka ardhur në mend Iliens-ët (bijt e …Ilio, nga ku thonë se rrjedhin një pjesë e sardenjasve Nuragic). Hetimi im, që nis pikërisht këtu përpiqet të vëjë në dukje se si prapashtesa –ena, -ana është shumë e dendur në toponimet e substratit pre-romak; dhe pikërisht këtu shkolla mediterraneiste ka kundërshtuar: “punë afrikanësh”, ndërkohë hipoteza orientalizuese, e mbrojtur në Sardenjë vetëm nga Pittau përgjigjet : “punë etruskësh”. Por le të shohim temën (pjesën e fillimit), e cila është Oli- dhe për momentin le të ndalemi këtu. Duket sikur parardhësit tanë të largët, kanë dashur të na lënë qëllimisht aty këtu ndonjë gjurmë të kalimit të tyre mbi tokë, pasi duke gërmuar në nëntokën e Olienës në mesin e tetëqindës (shek. 19-të) arkeologu Giovanni Spano nxori në dritë një statujëz të epokës romake, e cila pas ribashkimit të pjesëve të thyera, u përcaktua në fillim se i përkiste Belzebù-s, mbretit të mizave të traditës semite (meqënse dukej i mbuluar nga mizat). Pastaj u përcaktua se i përkiste një figure, për të cilën deri në atë moment dyshohej nëpërmjet burimeve greke, se i përkiste Sardenjës prehistorike: asaj të Aristeo-s, prurës mitik i teknikave të reja në bujqësi, në vreshtari dhe sidomos në bletari, i ardhur, kushedi se kur nga Tebe në Boeci (klasikja dritë e lindjes “ex oriente lux” 1). Bletët e skalitura mbi gjoks tregojnë se bëhej fjalë për një statujëz kushtuar këtij shpikësi lindor; Jo vetëm kaq, por edhe vëndi ku u gjet statujza fliste qartë: lokaliteti Su medde (ose “sa 'idda de su Medde”), është një variant lokal i gjuhës sarde “su mele” (mjalti) (dysor i latinishtes “Mel(l)e”). Por ajo për të cilën askush nuk u thellua në studime ishte fakti se statujza ishte gërmuar brenda në një fushë (salto 2) e njohur ndryshe: Dule (edhe sot njihet kështu). Kjo fjalë nuk ka asnjë zbërthim të përshtatshëm në latinisht, ndërsa lexuesi shqipfolës e di që ajo bashkëtingëllon në mënyrë perfekte me shqipen: dyllë (që eshte fjalë origjinale shqiptare dhe nuk ështe huazim as latin, as turk dhe as sllav). Atëherë, kjo mund të jetë nje rastësi, bota ështe e mbushur me ngjashmëri të rastësishme: ngjashmëria e famshme anglosaksone me atë persiane e fjalës “bad” që ka të njëjtin kuptim “i keq ”, por që origjinën etimologjike e ka të ndryshme. Pra mund edhe të jetë rastësi. Por në librin tim gjënden edhe rrethana të tjera rastësore si këto. Madje, nëse nga një gjurmë e vogël duhet patjetër të nxirret një element deduktiv përfundimtar, unë rikthehem sërisht në Oliena për të bër një pyetje retorike: “ Një territor i cili na sjell që nga periudha e lashtesisë një statujëz kushtuar hyjnisë së bletarisë, a mund të ketë në thelb ndonjë arësye për tu përcaktuar si “vend i huallive të mjaltit”? Përgjigja ime është po, pasi lexuesi shqiptar e njeh mirë, sidomos e njeh mirë edhe ai Arbëresh (shqiptarët e Italisë), të cilët kanë ruajtur një variant akoma më të pastër të fjalës “huall” që në gjuhën e tyre tingëllon: hol-i !!! Edhe kjo fjalë (ashtu si mendojnë studjuesit Meyer, Çabej, Demiraj dhe Orel) është indoeuropjane, e përafërt me latinishten alveus, me greqishten aulos, e mbi të gjitha me sllavishten ulьjь dhe lituanishten aulys që nënkuptojnë ”huall bletësh”. Unë e di që në këtë pikë lexuesit skeptik do shtrembërojnë fytyrën, pasi natyrisht është e vështirë të bindesh; dhe kanë të drejtë duhet më tepër: toponomastika ka qënë gjithmon një argument i squllët me të cilën rezikon të rrëshqasësh dhe të mos ngrihesh më në këmbë. Dakord o mosbesues, ja ku e keni të servirur. Atëherë, në territorin e dëftuar (Oliena, Orgosolo dhe Ogliastra), ekziston një fjalë që prej dhjetra vjetësh ka çmendur në fillim Wagner (kontrollo të famëshmen DES në faqe 489), dhe më pas të gjithë gjuhëtarët: “eni”, “enis” ose “eniu”. Me këtë fjalë misterioze në këtë krahinë të Sardenjës dëftohet pema e Bërshenjës (klasifikuar, dhe ështe e rastit ta themi, me emrin taxus bacchata). Dikush mendonte se kishte lidhje me gjuhën Baske, e dikush tjetër ka thënë: nuk e di. Është e kotë që ta them unë, shqipja e njeh tashmë: pasi për të njëjtën bimë përdor emërtimin enjë (që tingëllon si emëri i një këngëtareje irlandeze), e cila është një fjalë misterioze edhe për shqipen, dhe në librin tim kam kërkuar ta interpretoj (me anë të zbërthimit indoeuropjan).

I dashur lexues, nëse deri këtu nuk kam mundur të të bind atëherë vijo të më ndjekësh: kjo ështe vetëm kopertina, faqe të tjera do vijnë, e kush e di, ndofta përgjatë rrugës për në Damastion 3 do konvertohesh edhe ti në ilirizëm!!!

1) ex oriente lux, është një frazë që përdoret për të treguar se kultura njerëzore e ka patur origjinën e saj në lindje.

2) salto, ështe një term sardo-latin me të cilin nënkuptohej një territor jashtë territorit qytetar.

3) Damastion, ishte një qytet antik në rrethinat e liqenit Ohër i banuar nga iliro-dardanët në të cilin mbreteronte në shek. e 4-ët para erës sonë mbreti ilir Bardhyli.

Bibliografia e përdorur:

Angiolillo S., “Aristeo in Sardegna” in Bollettino di Archeologia 5/61(1990), 1-9

CASTIA S., "Aristeo il protos euretes" in La Sardegna e i miti classici, Olbia 1996, 19-22

Çabej E., Studime etimologjike në fushë të shqipes, Tiranë 1982

Demiraj B., Albanische Etymologien, Amsterdam-Atlanta 1997

Meyer G., Etymologisches Wörterbuch der Albanesischen Sprache, Strassburg 1891

Orel V., Albanian Etymological Dictionary, Leiden-Boston-Köln 1998

Pianu G., “Il mito di Aristeo in Sardegna” in Zucca 2004, 96-98

Pittau M., I nomi di paesi città regioni monti fiumi della Sardegna significato origine, Cagliari 1997

Sanna S., “La figura di Aristeo in Sardegna”, in Zucca 2004, 99-111

Spano G., “Statuetta d’Aristeo in bronzo” in Bullettino Archeologico Sardo I (1855) 65-71 [testo in http://www.comune.oliena.nu.it/conosci_secondo.php?mpos=50&id=20&bar=arch]

Spiggia S., Le api nella tradizione popolare della Sardegna, Sassari, 1997

Wolf H. J, Toponomastica barbaricina, Nuoro (1998)

“ “ “La toponomastica preromana in Sardegna”, in Max Leopold Wagner. Lingua e cultura sarda, Atti Conv. Int. di ling. sarda (a cura di D. Turchi), Oliena 23-3 2003, 49-58 (2004)

Zucca R, (a cura di) LOGOS PERI THS SARDOUS. Le fonti classiche e la Sardegna, Roma 2004

(përkthimi në gjuhën shqipe është i Brunilda Ternova)

Link versioni italisht: Quando a Oliena si parlava albanese


domenica 17 maggio 2009

Ja disa shembuj kuptimplotë ( listë jo e plotë ) e disa futjeve të panevojshme dhe jo të përshtatshme në fjalorin shqip.

arrestoj; arrestim
Ndërkohë që në gjuhën shqipe ekziston fjala shqip “kap” që duket se është endur nëpër Europë sepse ne e gjejmë në latinisht ( capere), në anglisht ( keep) ose në frëngjisht ( capturer)…

marshim, marshoj, marshon
Nuk kuptoj përse është krijuar ky neologjizëm ndërkohë që gjuha shqipe ka fjalët e saj “ ecje, eci, ecim, ecën”. Mund të përdorej, në fund të fundit, kjo fjalë për të emëruer në lëmin muzikor, një marsh ushtarak ( “ marshim ushtarak”) shprehje e shpikur nga të huajt.

sukses
Gjithashtu shqipja zotëron shumë fjalë ndër të cilat “mbarëvajtje, mbarësi, mbrodhësi, ose arritje”.

audiencë
Shqipja ka gjithashtu fjalët: vëmendje, pritje, mbledhje…

aplikim, aplikacion
Fjalë të shumta në shqip: vendosje, vënie, zbatim, përdorim.

tendencë
Shqipja ka fjalën e saj: prirje.
procedim
Edhe për këtë shqipja është e pasur: mënyrë veprimi, sjellje, mënyrë e sjelljes…

protestoj
Në shqip ekziston një fjale në përdorim të perditshëm: kundërshtoj

abuzim
Gjithashtu shqipes nuk i mungojnë fjalët: shpërdorim, teprim, tepri,.
egzistoj
Edhe për këtë, për një fjalë parësore dhe kaq të rëndësishme shkohet dhe kërkohet në një gjuhë romane relativisht të vonë “ frëngjisht”! ndërkohë që gjuha shqipe zotëron një nga fjalët më zanafillore dhe më të lashtat: jetoj në kuptimin që egzistoj dhe në rastet pavetore ka sëbashku me kuptimin “ vazhdon, vazhdon ende” ( ose hala) ose dhe jam gjallë.

injorant
Shqipja zotëron “i pa ditur, i paditun, nuk di gjë, ose nuk di gja “.

indipendencë
Ekziston një fjalë shqipe e shkëlqyer : pavarësi, mëvetësi.

inteligjent
Edhe për këtë fjalë kaq të rëndesishme gjendet mënyra për të përdorur një fjalë të huaj nderkohë që gjuha shqipe ka shumë sinonime: i zgjuar, i mençëm, i ditur…

civilizua,civilizuar
Në shqip ekziston një fjalë e lashtë “ qytetërua, qytetëruar” ( që rrjedh nga qytet), fjalë e trashëguar nga latinët ( nëpërmjet Etruskëve) nën formën e civica (qytet), e cila ka krijuar fjalën italisht citta (qytet) dhe atë franceze citè (qytet). Është kulmi që shqiptarët përdorin një fjlë të të parëve të tyre të shtrembëruar nga latinishja dhe të riformuar nga frëngjishtja.

plazh
Edhe për këtë, për tu bërë modernë apo për të folur si njerëz të qytetëruar, në këtë rast si francezë, është perdorur fjala plazh ndërkohë që ekzistojnë fjalë tepër të vjetra: “ ranishtë”, e cila rrjedh nga fjala “ranë” (dialekti geg) dhe “rërë” (dialekti toske) si dhe “buzë deti; por dhe më të vjetra që kanë kuptimin e njëjtësi “ ranë” dhe “kum, e cila është zanafilla e emrave “cumes, cumae”, qytet bregdetar i Italisë jugore ( Kampania, provincë etruske në këtë periudhë) dhe ishte qyteti i parë i marrë etruskëve dhe i pushtuar nga Helenët e parë që mbërritën në Itali!


Marrë nga libri i autorit Mathew Aref, Shqiptarët odisea e pabesueshme e një populli parahelen

Link versioni italisht:
Alcuni esempi di neologismi inutili della lingua albanese

domenica 10 maggio 2009

Olimpi froni i Zeusit

A e keni pyetur ndonjëherë veten përse konkretisht në Olimp të vendoset froni i Zeusit dhe banesa e perëndive? Vazhdimin llogjik të çështjes sonë e shpjegojnë priftërinjtë e majave të Ballkanit veriperëndimor, e më konkretisht rrethinat e Dodonit, prej nga ku ata vështronin të lindte dielli i adhuruar – Diaw;
nuk nevojitet të ngjitemi në majat e këtyre maleve që të konstatojmë një gjë të tillë. Një vështrim i thjeshtë në hartë do të na bindë se këta priftërinj të lasht e shikonin Diaw – Dia – Diell të lindë nga majat e Olimpit!
Gjeologët do të na vërtetojnë se Olimpi në një kohë të shkuar ka pësuar një vithisje të fortë, dhe nga një majë shumë e lartë, arriti të krijojë dy majat kryerore që ne njohim sot. Një ditë sytë e çuditur të priftërinjëve të Epirit dalluan fenomenin e vithisjes së tmerrëshme dhe do të kenë thënë me mijra herë në kallëzimet e tyre – ç’farë tjetër? – se ky mal u ul, u bë më i shkurtër. Dhe kjo gjë në gjuhën e tyre thuhet; “Ulj u bë” d.m.th. shqiptohej “Uljumb” – plus mbaresa e mëvonëshme os i dha formën përfundimtare “Uljubes” > Ulimbos > Olimbos.
Nga ana tjetër sigurisht që nuk ka nevojë qe ndonjë gjeolog të na vërtetojë vidhisjen që përmëndëm. Kush ngjitet në këtë mal të shkelur nga perënditë, që nga fshati Lihotor do ta kuptojë menjëherë dhe do të mendohet thellë se sa të vërteta fshehin këtu përleshjet midis gjigandëve dh titanëve që përshkruan Hesiodi. Po gjithësesi, gjeologët na duhen për të vërtetuar epokën kur është bërë ky ndryshim gjeologjik në Olimp, në mënyrë që të shohim sa larg shkon historia e popullit tonë dhe gjuha e perëndive, ajo gjuhë arvanitase që disa janë përpjekur aq shumë që ta zhdukin nga hapësira greke, edhe atëherë kur ishte aq i freskët dhe qe pikërisht gjuha e heronjve kombëtar të 1821 – it.

Marrë nga libri “Gjuha e perëndive” i autorit Aristidh Kola

Link versioni italisht:
L’Olimpo: il trono di Zeus

domenica 3 maggio 2009

διοι Πελασγοι = Pellazgët e ditur

Gjatë periudhës midis fundosjes së Atlantidës dhe epokës së Ekspeditës I të pellazgeve ose ARG-ëve drejt Indisë, përveç kontaktit me atlantët që mbetën përfundimisht në Europë, ata patën kontakte të ndryshme që u bënë si pasojë e shpërguljeve të shumta të popullësive, që u përkisnin grupeve pak a shumë të rëndësishme të po asaj race pellazgjike, të bardhë. Këto kontakte sollën edhe një herë që të njëtrajtësohet gjuha pellazge e folur dhe ndoshta e shkruar në atë kohë. Ne madje jemi të sigurtë që në sajë të famës botërore që pellazgët ose ARG-ët duhej të kishin fituar nga fitoret e tyre mbi Atlantët, ata patën mundësinë të përhapnin me urtësinë e tyre “legjendare” , përdorimin e gjuhës së tyre në dialektin që ata vetë flisnin në qendër të Greqisë, kryesishtë në Athinë dhe në Itali. Ne e nënvizuam mbiemrin tonë legjendar i cili cilëson emrin urtësi , për të vënë në dukje rastin që na jep që të ndreqet një gabim tjetër mijravjeçar, konkretisht ai që vazhdimisht e përkthen fjalën: διοι (dioi), që cilëson Πελάσγοι (Pelasgoi) si “hyjnore” sikur kjo διοι (dioi) të kishte ndonjë lidhje çfarëdo me mbiemrin θειος (theios) , i cili vetë vjen prej emrit θεος (theos) që do të thotë “Perëndi” dhe prej nga vjen mbiemri θειος (theios) i cili përgjigjet “hyjnor”. Në fakt fjala διοι (dioi) që është ngatërruar nga padija në këtë mënyrë, nuk është gje tjeter veçse mbiemri prejfoljor i shqipes ose i pellazgjishtes : di-ës , që vjen nga folja di , me kuptimin: kam dije. Διος (dios): atëhere është e njëjta fjalë me pellasgjishten di-ës që do të thotë, i ditur, ai që di ; dhe përkthimi i vërtetë i: διοι Πελάσγοι (dioi pelasgoi) si rrjedhim do të ishte : “Pellazgët e ditur” ose “Pellazgët e urtë”, dhe jo “Pellazgët hyjnore” , siç e kanë përkthyer gjithnjë gabimisht ose nga padituria.

Para nisjes së ekspeditës drejt Indise termi Pelarg ose Piellarg, që shënonte gjithë popullesitë e racës së bardhë është thjeshtësuar , duke hequr gjymtyrën e parë Pel ose Piell që do të thotë “lind” dhe ruajti vetëm gjymtyrën e dytë , që është ARG ose në greqishten ΑΡΓ (arg) dhe që ka kuptimin “i bardhë”. Ky term i dytë , i cili ka patur fat të madh , nëse mund të shprehemi kështu, dhe është në origjinë të fjalës mesopotamase: ARYA dhe të fjalës greke: ΑΡΓΕΙΟΣ (argeios) mjaft të shpeshtë në këtë gjuhë të fundit, ky term pra zuri vendin e fjalës: ΠΕΛΑΡΓΟΣ (pelargos) ose ΠΕΛΑΣΓΟΣ (pelasgos), megjithatë pa arritur që ta zhdukë tërësisht. Sido që të jetë, ajo që duhet shmangur , siç e kemi vënë re tashmë, është ngatërrimi me termin grek: ΑΡΓΕІΟΣ (argeios) , i cili shkruhet saktësisht në të njëjtën mënyrë , por që e ka theksin në rrokjen para parafundores, dhe që do të thotë “banor ose qytetar i qytetit të Argosit”.

Marrë nga libri “Enigma” i autorit Robert D’Angely

Link versioni italisht:
διοι Πελασγοι = I Pelasgi sapienti