nga Alberto Areddu

clip_image002

Guna antike sardanjase

Kryem një kërkim të gjatë në internet për të gjetur një imazh të kohëve të fundit që të mbështeste esktraktin që po paraqesim këtu, por gjetëm shumë pak imazhe burrash me kostumin e vjetër popullor, i cili, kushtëzuar ndofta nga një ndienjë turpi, përdoret në raste të ndryshme maskaradash dhe karnevalesh.

Guna/ Struga1 ose ndryshe “mastruga” sipas fjalës antike që nuk është shumë popullore kohët e fundit, eshtë kthyer nga Sardët për komoditet në sinonimin “best'e pedde” “veshje lëkure”, që është një veshje tipike në një shoqëri barinjsh të cilët jetojnë në pjesën më të madhe të vitit nëpër male, dhe ashtu si veshjet moderne në mikrofibër është e përdorshme dimër e verë. Kjo veshje iu duk Rromakëve si një trajtë specifike përbërese e një shoqërie të “prapambetur”, edhe pse, në kohën e Ptolemeut shiheshin Sardenjas me peliçe (Sardi Pelliti 2) edhe në qytetin Cornus (që nuk ishte një qytet malor).

Por le të merremi me fjalën, ku të dhënat e “sarditetit” në këtë drejtim na duken të sakta. Prandaj pikërisht le të shohim burimet, duke e anashkaluar si diçka të njohur tashmë, që thonë se Sardenjasit visheshin përgjithsisht me guna/strugë:

“ Nëse nuk e joshi e purpurta mbretërore, ndofta ishte guna (mastruca) e sardëve që e transformoi? “(Cicerone, Pro Scauro xxi)

“Ciceroni, në aktin tallës (kundër Sardenjasve), përdori fjalën “mastruca”. (Quintiliano, I, 5-8).

Kemi gjithmon sërisht Ciceronin i cili u drejtohej “mastrucatis latrunculis” (hajdutëve të veshur me lëkurë) të Sardenjës në “De prov.cons.15”.

“Mastruca quhet zhguni priftëror (saio) në gjuhen Sardenjase; megalie quhen shtëpitë në gjuhen e Afri; cateia quhet rrufeja në gjuhën Persiane “(P. Mauro, 284)

“Cilitdo komb i përket një lloj veshje që reflekton një karakteristikë të veçantë të tyren;… Sardenjasve u përket guna (mastruche)” (Isidori i Seviljes, XIX, 23-1)

“Guna (Mastruca) ështe një veshje gjermanike e krijuar nga lëkura të vogla kafshësh: këte e lexojmë në librin e ndryshimeve” (Codice Bernese, 83)

Deri tani në lidhje me origjinën e fjalës - që ashtu si e përmendëm më lart në gjuhën e sotëme sarde edhe pse e regjistruar në fjalorë, nuk është një fjalë shumë popullore – ishin krijuar shumë hipoteza. Dikush ishte i prirur ta konsideronte si një fjalë autentike dhe autoktone sarde (Terracini e Bertoldi), bazuar tek prapashtesa –UCA e gjykuar nga pikëpamja e shkollës mediterraneiste si “afrikanizuese”. Dikush tjetër e konsideronte si një fjalë me origjinë semite (fjalori i njohur latin i Ernout e del Meillet); e dikush tjetër anonte nga origjina Galeze ose Gjermanike (Dottin).

Fjala konsiderohet sërisht një semitizëm i mundëshëm meqënëse shfaqja e saj e parë mastruga, në komedinë “Poenulus” e Titus Maccius Plautus shoqërohet me një tjetër fjalë semite që i drejtohet si fyerje kartagjenasit Annon, sipas studjuesit MARTINO (i cili nuk parashtron asnjë lloj forme mbi të cilat të diskutohet).

Por kërkimi im vazhdon edhe në vënde të tjera. Ne fakt, vura re se në Shqipëri dhe Mal të Zi egziston një veshje që në formën dialektale të shqipes quhet strugë/a “mbulesë prej leshi që përdoret si pelerinë”; pelerinë prej leshi të bardhë e mbajtur nga barinjtë në zonat e Shqipërisë së Veriut; kemi gjithashtu strokë “xhaketë” në arbërishte. Por nuk arrita të gjej fjalën e përmendur në fjalorët etimologjik që kisha në dispozicion. MEYER, sjell vetëm fjalën struk “maskoj/ fsheh/ struk”, që tingellon i dyshimtë nese nuk ështe me italishten stuccarsi (strukoj); OREL përmënd shkarazi një lloj shtrosë “lëkurë dhie e përdorur si jastëk/shilte” që rrjedh nga folja shtroj. Është interesante dhe për tu konsideruar fakti se në gjuhët gjermanike gjejmë mbiemrin strūga (nga islandezja antike) “ leshator, i kërleshur” , dhe sot kemi në gjuhën hollandeze struik “i kërleshur”, të lidhura ngusht me anglishten to struggle “të luftosh” (sipas të mirënjohurit Pokorny).

Për pjesën fillestare të fjalës nuk mund të mos tërheqim vëmendjen mbi bazën indoeuropjane: *moiso-s/maiso-s “dele, lëkurë, shakull lëkure deleje, thes/trastë” nga ku rrjedhin bullgarja antike mĕchъ “shakull”, rusishtja mĕch “lëkurë, shakull, trastë”.

Guna jonë sipas gjasave ka një sintagmë të qartë emërore indoeuropjane: *maisa struga “lëkurë e kërleshur, peliçe e kërleshur “.

Por a mund të ketë qëne me të vërtet një fjalë autoktone sarde? Mund të ketë qenë një gjermanizëm të cilin autorët latinë e kanë përdorur edhe për sardët e veshur me peliçe? Kësaj hipoteze i kundërvihen dy fakte: në epokën e Plautos, gjermanët nuk ishin akoma dhe aq të mirënjohur, ashtu si do të ndodhte më pas (psh. gjate epokës së Marios); dhe nga ana tjetër riferimet e Plautos në lidhje me Punikët janë të qarta, shenjë e qartë kjo që nga rrugët e Sardenjës - ndofta për një penetrim të fjalës në punikun lokal - fjala duhet të jetë përhapur edhe në gjuhën latine.

Duke kërkuar ndër gjuhët gjermanike nuk kam gjetur asgjë mbi një substantivim të fjalës struga.

Del si përfundim dhe ka të ngjarë që fjala në formë mbiemri, të ketë hyrë e huazuar nga proto-gjermanishtja (çfarë lëkurash përdornin gjermanët për tu mbuluar) në ilirishte, por që më pas u emërzua, duke u krijuar në një rrjedhëz dhe sintagmë me *masio, me një origjinale *masa struga “lëkurë/ peliçe e kërleshur” (< maisa struga, me -ai- > a të ilirishtes kundrejt lituanishtes máišas, máiše) për aplologji3: *mas(ë) struga mbërriti në Egje dhe nga këtu në Sardenjë duke i dhënë emrin veshjes së përdorur nga indigjenët e shpellave, të cilët ua lanë në trashëgimi Ilirëve (duke pare edhe efektet mirëbërëse: e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër), si nemezis4 historike ose ndofta për të qënë të sakte prehistorike. Është për tu theksuar se elitat ushtarake të përfiguruara në statujzat nuragice nuk mbajnë kurrë të veshur në trup këte lloj veshje, por mbajnë vetëm një pelerinë.

1) Strugë: në Malësinë e Veriut mbulesë e leshtë që mbartin barinjtë në vend të xhaketës ose pelerinës.

2) Sardi Pelliti: sardenjas të veshur me rroba të prodhuara me lëkurë kafshësh. Fraza është përdorur nga Tito Livio për të dëftuar një grup të caktuar sardësh.

3) Aplologji: në gjuhësi është fenomeni i modifikimit të një fjale egzistuese ose të krijimit të një fjale të re me anë të zhdukjes së një rrokje gjatë proçesit të shpërngjashmimit, që ndodh midis dy rrokjeve të ngashme dhe të përafërta, për shkak të kakofonisë ose të veshtirësisë në shiptitm.

4) Nemezis: fjala ka kuptimin e “drejtësisë kompensuese” ose “ drejtësisë hynore”si një akt i drejtësisë së dhënë nga fati.

Bibliografia e Përdorur:

GIORDANO E., Fjalor i arbëreshvet t’Italisë, Bari 1963

LEKA F.-SIMONI Z., Dizionario albanese italiano. Fjalor shqip italisht, Tiranë 1996-1998

DOTTIN G., La langue gauloise. Grammaire, textes et glossaire, Paris 1918

ERNOUT A. - A. MEILLET, Dictionnaire étymologique de la langue latine, Paris 1967

BERTOLDI V. “Sardo-punica” in La Parola del Passato ii (1947)

MEYER G., Etymologisches Wörterbuch der Albanesischen Sprache, Strassburg 1891

PERRA M., ΣΑΡΔΩ Sardinia Sardegna, III voll. Oristano 1997

MARTINO P., “Il problema dei semitismi antichi nel latino” in L’Italia e il mondo antico. Atti del Conv. della SIG (a cura di A. Landi) Pisa 1995

NEWMARK L., Albanian English Dictionary, Oxford 1999

OREL V., Albanian Etymological Dictionary, Leiden-Boston-Köln, 1998

POKORNY J., Indogermanisches Etymologisches Wörterbuch, 1959

HUBSCHMID J., Schläuche und Fasser, Bern 1955 (RH, vol. 54)

GAMKRELIDZE TH. V. - IVANOV Vj- V., Indo-European and the Indo-Europeans, Berlin- New York 1995, II voll.

(përkthimi dhe shënimet janë të Brunilda Ternova)

Burimi: Sardo-Illirica

0 Comments