Një rast interesant është relacioni që lidh studimet gjuhësore të autorëve italo shqiptar dhe formimeve të idealeve kombëtare. Në veçanti ngjashmëria e gjuhës së pellazgëve të lashtë me gjuhën greke dhe latine është përdorur nga autorët arbëreshë për të vërtetuar autonominë dhe lashtësinë e gjuhës shqipe. Midis autorëve kryesorë që bënë skemën interpretuese të historisë së gjuhësisë dhe kulturës së shqipëtarëve dhe frymëzoi intelektualët e rilindjes kombëtare është Nicolò Chetta (1741-1803) që në librin e tij: Tesoro di notizie su dè macedoni rindërton historinë e indentitetit të shqiptarëve nëpërmjet krahasimit midis dokeve dhe zakoneve dhe gjuhës së shqiptarëve me popullësi të tjera (maqedonasit) dhe i konsideronte si paraardhësit e këtyre popujve. Për sa i përket gjuhës provat dhe elementët që egzaminohen, synojnë të rindërtojnë origjinën e gjuhës shqipe si një gjuhë komplet e ndarë nga gjuha greke dhe latine. Implikime të forta ideologjike dalin edhe nga shkrimet e studiozëve italo shqiptarë të shekullit XIX, në të cilët idealet kombëtare influencojnë në mënyrë deçizive trajtimin dhe interpretimin e fakteve gjuhësore. Në fakt këta autorë synojnë të japin një identitet historik dhe gjuhësor shqipes dhe të demonstrojnë indipendencën dhe rëndesinë fillestare dhe të vërtetojnë nëpëmjet provave gjuhësore veçantinë dhe lashtësinë e gjuhës dhe si rrjedhojë të popullit shqiptar. Edhe një çështje praktike siç është ajo e shkrimit (grafisë) është bërë në funksion të nevojave të një politike gjuhësore kombëtare. Autorët arbëreshë vazhduan të përdornin mënyra analizimi të teorive që i përkasin traditës iluministe, siç është raporti midis gjenisë dhe gjuhës, dhe sidomos gjenisë kombëtare. Për shembull Vincenzo Dorsa (1823 –1855) i referohet jo vetëm leteraturës shkencore për gjuhën shqipe ( janë cituar Hahn, Bopp, Fallemayer, Stier etj) por edhe trazhgimisë së Giambattista Vico (1668 -1744) si dhe autorëve të tjerë të shekullit të XVIII.
[…] të vihet në qëndër të vëmëndjes lashtësia para Homerike e gjuhës shqipe duke e krahasuar me gjuhën greke dhe latine. Autoritetet më në zë të kësaj fushe sidomos Malte-Brun, Court de Gèbelin, Mazocchi, do të jenë një ndihmë për ne për të ndjekur në disa pika ngjashmërinë me gjuhë e tjera indoeuropjane e semite që rrjedhin në origjinë nga një gjuhë e përbashkët. Do të ndjekim zhvillimin e fjalëve të udhëhequr nga të njëjtata ligje nga të cilat zhvillohen idetë duke i bërë thirrje mësimeve të mjeshtrit Vico[…] doshta kemi rastin të bëjmë historinë ideale të gjuhës shqipe. […] (faqe.8-10)
Duke marrë në analizë teorinë që gjuha shqipe është vazhdimi i gjuhë së pellazgëve të lashtë, Dorsa kërkon të provoj një lidhje gjeanologjike të veçantë të gjuhës shqipe me greqishten e vjetër dhe gjuhët e italisë. Edhe autorë të tjerë italo shqiptar e mbështetën këtë lidhje, në veçanti Jeronim De Rada. Ideja që gjuha pellazge ishte një gjuhë që kishte influencuar gjuhët antike të Greqisë dhe kishte një lidhje me gjuhën persiane e ndeshim edhe tek veprat Carlo Cattaneo. I njëjti kuadër karakterizon Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese i autorit Demetrio Camarda. Tek Camarda aseti i krahasimit konfermohet nga njohja e letteraturës gjermane mbi këtë çështje (Bopp, Shleicher, Curtius) e cila kërkon të demonstrojë një mardhënie ngjashmërie midis greqishtes së vjetër dhe shqipes qoftë me krahasimin gramatikal qoftë me rikostruimin etimologjik të fjalëve.
Marrë nga libri "Firenze e la lingua italiana"
P
ërktheu nga italishtja Elton Varfi
Link versioni italisht:
Ideali nazionali e linguistica: la ricostruzione dell’albanese

0 Comments